BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Champions, historia favorizon Bajernin

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Champions, historia favorizon Bajernin

    Mesazh nga Albatros 27/4/2012, 21:08

    Pas kualifikimit tė jashtėzakonshėm pėrballė Realit tė Madridit, Bajerni i Mynihut cilėsohet si favorit pėr tė triumfuar nė finalen e Champions League mė 19 maj. Ky pėrfundim vjen pėr disa arsye, ku mė kryesorja ėshtė se bavarezėt do tė luajnė pėr trofeun mė prestigjioz pėr klube nė shtėpinė e tyre, pikėrisht nė “Alianz Arena”.

    Por, nė favor tė skuadrės sė Jup Hejnkes flet edhe historia 57-vjeēare e aktivitetit mė tė rėndėsishėm continental. Nė fakt, qė prej vitit tė largėt 1955, kur UEFA vendosi tė krijonte aktivitetin elitar, fillimisht tė quajtur Kupa e Kampionėve, e qė prej vitit 1992 njihet si Champions League, gjermanėt bėhen skuadra e katėrt nė histori qė luajnė nė finalen nė stadiumin e tyre. Mė parė kėtė e kishin realizuar vetėm Reali i Madridit nė sezonin 1955/56, Interi nė vitin 1965 dhe Roma mė 1984-tėn.

    Nga tė treja kėto skuadra, vetėm Roma ka zhgėnjyer nė fushėn e saj, pasi nė finalen e 28-vjetėve mė parė, verdhekuqtė u mposhtėn nga Liverpuli, me “Reds” qė festuan pas ekzekutimit tė penalltive.

    Ndėrkohė, njė prej pikave mė tė forta tė Bajernit tė Mynihut vlerėsohet portiere Manuel Nojer. Numri 1 I bavarezėve ishte fantastik gjatė ekzekutimit tė penalltive nė gjysmėfinale, ku gjuajtjet e Kristiano Ronaldos dhe Kaka, ndėrsa Sergio Ramos e dėrgoi topin shumė lart mbi portė. Nojer zbulon se tė paktėn nė rastin e 11-metėrshit tė Kristiano Ronaldos e dinte ku do tė shkonte topi.

    “I kisha studiuar goditjet e Ronaldos sė bashku me trajnerin e portierėve Toni Tapaloviē dhe e dija qė ai preferon tė godasė poshtė nė krahun e djathtė tė portierit. Nė penalltinė gjatė lojės, ai nuk gjuajti aty, por kjo ndodhi gjatė ekzekutimin e 11-metėrshave dhe unė isha plotėsisht gati. Ndėrkohė, nė rastin e Kaka thjesht zgjodha njė krah, ndėrsa nuk e dija qė Sergio Ramos do ta dėrgonte topin mbi portė”, deklaroi Nojer.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 27/4/2024, 05:19