BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Hera e parė nė garė e Ornela Bregut!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Hera e parė nė garė e Ornela Bregut!

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/4/2012, 12:44

    Hera e parė nė garė e Ornela Bregut! 000027

    Ornela Bregu na kishte munguar nė ekran. Pėr njė periudhė kohe ishte shumė aktive, e mė pas prania e saj ishte gjithmonė e mė e pakėt. Kjo, jo pėr mungesėn e dėshirės, por pėr shkak tė punėve tė tjera me tė cilat ėshtė marrė gjatė kėsaj kohe, qoftė private por edhe ato shtetėrore. Vajza e spektakleve, nėnė e njė vajzė shtatė vjeēare dhe e njė djali tre vjeē e gjysmė, ėshtė bėrė pjesė e Dancing With The Stars. Kjo ishte java e pestė ku ajo ishte nė garė mes VIP-ave tė tjerė shqiptarė dhe duket se e ka marrė seriozisht edhe pse nuk i pėlqejnė konkurrimet.

    Premton qė kjo ėshtė hera e parė dhe e fundit qė i futet diēkaje tė tillė.

    Ornela e ka ndėrtuar vetė emrin nė ekranin e televizionit. E ka filluar paralelisht me prezantim por edhe muzikė, ėshtė kėngėtare dhe ka realizuar disa videoklipe. Por edhe nė kėtė fushė ka bėrė mungesa, ndaj pėrsėri tregon se do jetė sė shpejti me njė kėngė nė tregun muzikor. Emri i saj, njė vit mė parė ėshtė lakuar edhe pėr pjesėmarrje nė afera dhe pėrfitime sė bashku me bashkėshortin ku nė ndihmė i kishte ardhur e motra, Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit. Pėr tė gjithė kėtė situatė Ornela ka dashur ta kalojė nė heshtje duke pohuar se aty nuk ka asgjė tė vėrtetė dhe ēėshtja ėshtė nė gjyq. E nuk kishim se si tė mos e pyesnim Ornelėn se si ndihesh tė kesh njė motėr ministre. Por ajo pohon se pėr tė, nė radhė tė parė, ėshtė motėr e mė pas ministre. Tė pasurit njė pozicion tė tillė, thjesht i ka bėrė qė ato tė mos takohen mė aq shpesh sa takoheshin mė parė.

    Ornela, si e pritėt ftesėn pėr tė qenė pjesė e Dancing With The Stars?

    Nė fillim e mora pak me frikė, jo se kisha frikėn e kėrcimit sepse si natyrė jam natyrė qė kėrcej dhe nė ēdo ambient jam gjithė kohės nė kėmbė, por tė mėsuarit me koreografi ėshtė e vėshtirė. Kėtė gjė e kam kuptuar tani qė jam vėnė nė provė. Pastaj fillova ta mendoja gjėrė e gjatė dhe thash me vete qė nuk do tė jetė vetėm Ornela, do tė jenė shumė. Spektakli nė total do tė jetė i bukur pėr tė tėrė. Ėshtė krijuar njė ambient shumė i ngrohtė dhe na vjen keq kur dikush eliminohet.

    U bė njė periudhė e gjatė kohe qė munguat nė ekran. E morėt kėtė si njė mundėsi pėr tu rikthyer sėrish?

    Nuk mė ka munguar asnjėherė dėshira pėr tu rikthyer nė ekran. Pėrveē faktit qė kam qenė e zėnė me punė tė tjera dhe nuk kam marrė asgjė impenjative pėr momentin. Nėse do marrė diēka pėrsipėr do e ēojė deri nė fund, siē ėshtė po bėj tani.

    E synoni ēmimin?

    Ideja ėshtė qė, kur i futesh njė gare, secili nga ne ka dėshirė qė tė marrė njė ēmim.

    Si ėshtė pėr ju tė kėrceni me koreografi?

    Ėshtė shumė e vėshtirė, ndėrsa tani qė jemi nė javėn e pestė shumė lėvizje dhe poza bėhen tė tuat. Gjithmonė vjen duke u mėsuar dhe perfeksionuar. Tani kapet mė shpejt njė lėvizje e rrotullim.



    A keni eksperiencė nė kėrcim?

    Gjėra tė vogla.



    Me ēfarė jeni marrė kėto kohė qė nuk ju kemi parė nė ekran?

    Duket sikur nuk kam dalė nė fakt, por kam qenė pas skene. Unė merrem me njė organizim tė njė evenimenti shumė tė madh me gjimnazet e Tiranės siē ėshtė Rin-Festi. Kjo ėshtė njė punė shumė e lodhshme e mė ka ngrėnė goxha kohė. Pastaj kam dhe njė punė tė pėrditshme nė shtet qė duhet t’i kushtoj kohė dhe vėmendje, e pjesa tjetėr e kohės mbushet me familjen dhe fėmijėt.

    Nė cilin institucion punoni?

    Unė punojė tek Qendra Kombėtare e Kulturės pėr Fėmijė. Aty jam shefe arti dhe aktualisht po merrem me pėrgatitjen e festivalit tė fėmijėve qė bėhet ēdo vit, ky ėshtė festivali i 49. Tashmė ėshtė bėrė pėrzgjedhja e kėngėve dhe festivali ėshtė mė 29 dhe 30 prill.

    Po tė kėnduarit e keni lėnė pas dore?

    Kėnga ėshtė problem mė vete. Ajo mendoj se duhet tė bėhet pėr njė qėllim tė caktuar e jo sa pėr tė kaluar radhėn. Por sė shpejti e kam njė plan dhe do tė sjell njė kėngė tė re nė tregun muzikor.

    Do jetė pėr konkurrim?

    Jo, mua asnjėherė nuk mė kanė pėlqyer konkurrimet. Ėshtė hera e parė dhe e fundit qė i futem njė konkurrimi, siē ėshtė ky i DWS. Nuk dua tė dalė negativiteti i tjetrit aty ku nuk ta pret mendja. Po tė jesh nė garė tė del vetvetiu, sado i mirė qė tė jesh, vjen njė moment qė ndryshon.

    Tė qenit person publik ka pasur kosto pėr ju?

    Varet nė ēfarė kėndvėshtrimi e sheh koston, se unė e kam parė kėtė gjė me modesti dhe nuk e kam mbajtur asnjėherė kokėn lart. Historikisht nė jetėn time kam qenė kjo qė jam dhe jam po e njėjta.

    Ēfarė bėni ju nė njė ditė pushimi?

    Ēohem pak mė pėrpara familjes dhe bėj njė mėngjes tė bukur, tė bollshėm sepse nė ditėt e tjera marr njė biskotė nė dorė e iki me vrap. E pas kėsaj dal. Unė nuk e humb kohėn tė rregulloj shtėpinė, tė lė krevatet nė rregull, e rėndėsishme ėshtė tė kėnaq fėmijėt, kur kthehem pastaj ėshtė dy-fish lodhja ime.

    Jeni pėrfolur para njė viti nė media?

    Nuk doja tė pėrfshija kėtė sepse ėshtė lėnė tė bėhet pėrgėnjeshtrim.

    Si ėshtė tė jesh motra e njė ministreje?

    Ėshtė si tė jesh, motra e motrės. Thjesht nuk shihemi dot aq shpesh sa jemi parė, pėr shkak tė impenjimeve qė ajo ka.

    Ju ka penguar apo ndihmuar?

    Nė tė shumtėn e rasteve, nė rrethin qė na njohin, mė ka ndihmuar pasi, njohin dhe atė si karakter e mė njohin edhe mua. Nė pjesė qeveritare apo pune e institucione qė kemi ne, nuk mund tė kėrkojė mė shumė seē duhet sepse thuhet se mos ėshtė favorizuar kjo pėr njė “iks” arsye.

    Keni pėrfituar?

    Po kur mė ndalon nė rrugė njė polic e shikon mbiemrin, e bėn pyetjen dhe lidhjen vetė se ēfarė e ke Majlindėn, dhe kaloj, ky ėshtė pėrfitimi mė i madh, por tė tjera as nuk bėhet fjalė.

    E keni kaluar radhėn me kėtė?

    Po, ka ndodhur disa herė, por vetėm kaq, pasi edhe vetė si natyrė natyrė nuk dua tė abuzoj.

    Ornela e spektakleve

    Ajo ėshtė natyrė qė nuk rri nė njė vend, ėshtė vazhdimisht nė lėvizje qoftė me punėt private por edhe me ato shtetėrore. Nė kėtė periudhė ėshtė duke organizuar festivalin e 49 tė kėngės pėr fėmijė nė Tiranė. Tregon se pėrzgjedhja e kėngėve ka pėrfunduar dhe gjithēka ėshtė gati. Datat e festivalit janė 29 dhe 30 prill. Ornela tregon se kjo ka qenė puna e saj primare kėto kohė. Njė pjesė tė rėndėsishme tė kohės ja merr edhe familja. Ajo ėshtė nėnė e dy fėmijėve, njė vajze e njė djali. Rrėfen se ėshtė gjithmonė duke vrapuar drejtė kohės sė lirė, qė atė t’ia kushtojė familjes. /SHEKULLI/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 00:36