BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Miliardieri australian do tė ndėrtojė “Titanik II”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Miliardieri australian do tė ndėrtojė “Titanik II”

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/4/2012, 21:56

    Miliardieri australian do tė ndėrtojė “Titanik II” Images

    Njė nga personat mė tė pasur tė Australisė, Clive Palmer, ka porositur njė kompani shtetėrore kineze pėr tė ndėrtuar versionin e shekullit XXI tė anijes gjigante qė u mbyt 100 vjet mė parė, “Titanik”.

    Miliardieri i minierave tha pėr median australiane qė ndėrtimi i superanijes do tė fillojė nė fund tė vitit tė ardhshėm, teksa parashikohet nė jetė gati pėr lundrim nė vitin 2016. Ai shtoi se plani ėshtė qė anija tė jetė sa mė e ngjashme tė jetė e mundur me “Titanik”-un origjinal nė dizajnim dhe specifika tė tjera, por me teknologji moderne.

    Palmer tha pėr medien australiane se ai kishte nėnshkruar njė memorandum me kantjerin “CSC Jinling Shipyard” pėr tė ndėrtuar anijen. “Ajo do tė jetė po aq luksoze sa titaniku origjinal por sigurisht do tė ketė teknologjinė mė tė avancuar tė shekullit XXI dhe versionet mė tė fundit tė navigimit dhe sigurisė”, tha ai nė njė komunikatė.

    Ky lajmėrim vjen vetėm pak javė pas mbushjes sė njė shekulli qė prej mbytjes sė “Titanik”-ut fatkeq. Anija mė e madhe dhe mė luksoze e asaj kohe goditi njė ajsberg teksa udhėtonte nga Southamptoni pėr nė Nju Jork. Ajo u fundos me 15 prill 1912, duke lėnė mė shumė se 1 500 tė vdekur.

    Pyetjes se nėse edhe kopja e Titanikut tė vjetėr do tė fundosej, Palmer iu pėrgjigj duke thėnė se “Sigurisht qė do tė fundoset nėse i bėni ndonjė vrimė”. Superanija e re planifikohet tė udhėtojė nga Londra pėr nė Nju Jork nė fund tė vitit 2016, nėse gjėrat shkojnė mirė.

    “Kjo anije do tė dizajnohet nė mėnyrė qė tė mos fundose”, shtoi ai, por sigurisht, nėse je supersticioz siē edhe je, nuk mund ta dish ē’mund tė ndodhė”. Kostoja e kėsaj anijeje nuk dihet.

      Ora ėshtė 20/5/2024, 15:13