BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kodi i Elvana Gjatės!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kodi i Elvana Gjatės!

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/5/2012, 09:42

    Kodi i Elvana Gjatės! 0000058

    Ēfarė kodi ka Elvana Gjata, qė ia del gjithmonė tė tėrheqė vėmendje?! Nuk po ju pyesim pėr kodin nė konkursin e vallėzimit tė yjeve, jo. Atė e dimė qė ėshtė 13. Kodi pėr tė cilin e kemi fjalėn kėtė herė, ėshtė njė tjetėr. Duam tė mėsojmė se si ia del ajo, qė tė jetė ‘in’ nė ēdo gjė qė bėn? A mjafton vetėm dashuria pėr artin? Duket se jo. Qė tė arrihet suksesi, dashurisė i duhet shtuar edhe pėrkushtimi maksimal. Ky ėshtė kodi pėr tė cilin po flisnim, tė cilin Elvana vendosi ta ndajė me ne nė kėtė rrėfim tė sinqertė.

    Ēfarė na ka treguar tjetėr ajo?! Gjithēka, qė nga rikthimi nė ‘dashurinė’ e vjetėr, kėrcimin, tek “Balkanika Music Awards”, projektet nė kėngė dhe klipi i ri…”Gjaku im”, i cili pasi u pėrfol gjithė kėto muaj, vetėm sot do arrijė tė shohė dritėn e publikimit. Ah dhe si qershia mbi tortė, fotot ekskluzive nga klipi, si dhe njė set fantastik me Elvanėn…

    Elvana, Elvana, Elvana, g
    jithandej Elvana. Si ia del qė t’i bėsh tė gjitha, dhe t’i bėsh mirė pėr mė tepėr?


    Ia dal, sepse e dua vėrtet kėtė qė bėj dhe pėrkushtohem maksimalisht.

    Angazhimi nė “Dancing with the stars”, ēfarė ėshtė pėr ty?

    Ėshtė njė pasion i madh i imi, shumė i hershėm, qė vjen dhe shfaqet nė kohėn e duhur nė mėnyrė profesionale.

    Si ndodhi qė u bėre pjesė e kėsaj gare?

    Thjesht ndjeva qė isha nė momentin mė tė pėrshtatshėm artisik (dhe fizik) pėr t’u bėrė pjesė e kėsaj gare, ndonėse personalisht nuk e shoh si tė tillė. Mė shumė se sa njė garė, pėr mua “Dancing” ėshtė njė mundėsi shumė e mirė pėr tė treguar njė aftėsi tjetėr timen, qė e bėj me shumė dashuri.

    Cilat janė raportet e tua me kėrcimin?

    Kam kėrcyer qė e vogėl. Isha vetėm 11 vjeē kur shkoja nė Pallatin e Pionerėve pėr tė ndjekur kurse tė kėrcimit. Megjithėse e doja shumė vallėzimin, harku kohor nė tė cilin iu pėrkushtova ishte pak i shkurtėr, vetėm 2 vjet. E braktisa mė vonė, duke kaluar nė kėngė, sepse nė atė kohė u zhvillua Festivali i Zėrave tė Rinj.

    Cili ėshtė kėrcimi mė i vėshtirė pėr ty?

    Njė gjė e vėshtirė, ėshtė njė gjė e thjeshtė, me tė cilėn nuk je ambientuar mė parė…kėshtu nisnin tė gjitha kėrcimet, por me punė, impenjim maksimal dhe dėshirė, bėhen shumė tė thjeshta.

    Sa kile ke rėnė deri tani?

    Kam rėnė disa kile, kėto pasi kam bėrė edhe shumė palestėr. Besoj se ishin te nevojshme pėr tė pasur njė formė trupore perfekte si njė performuese.

    Ndihesh e privilegjuar qė partneri yt nė kėtė garė ėshtė Gerdi Vaso, njėherėsh edhe koreograf?

    Absolutisht po. Madje fakti qė Gerdi ėshtė partneri mė perfekt qė mund tė kisha, ma shton edhe mė shumė pėrgjegjėsinė. E njėjta gjė vlen dhe pėr Enada Hoxhėn, gjithashtu koreografe e show-t. Jam shumė e lumtur qė punoj me dy profesionistė tė vėrtet.

    Synimi yt, cili ėshtė?

    Tė tregoj njė tjetėr aftėsi timen, me dėshirėn pėr tė lėnė gjurmė nė atė ē’ka bėj, ashtu si nė muzikė, duke e shijuar vetė dhe duke kėnaqur publikun.

    Zakonisht kur futesh nė njė garė, do domsdoshmėrisht tė fitosh, apo edhe ti e pėrqafon moton: ‘rėndėsi ka pjesėmarrja’?

    Dua domosdoshmėrisht tė jap mė tė mirėn nga vetja, me shumė dashuri, nėse kjo pėrqafohet dhe mbėshtetet nga publiku, besoj qė feedback-u do tė jetė maksimal.

    Sa orė nė ditė ushtrohesh?

    Tė gjithė konkurrentėt kanė orar tė parapėcaktuar. 2-3 orė nė ditė.

    Marrėdhėniet me konkurrentėt e tjerė si i ke?

    Shumė tė mira. Mė vjen mirė qė shikoj dashamirėsi mes nesh, sepse kėshtu ėshtė krijuar njė ambient shumė i ngrohtė.

    Kė shikon si rivalin mė tė fortė?

    Gerd Vason (qesh).

    Si tė duket gjykimi i jurisė?

    Gjykimi i jurisė mė duket herė i drejtė, herė i paqartė. Gjithsesi pėr mua nė fund tė njė kompeticioni ai qė mbetet ėshtė gjykimi i publikut.

    Ke qenė dakord me eleminimet e deritanishme?

    Ėshtė normale qė juria tė veprojė si katalizator, prandaj pėr fat tė mirė, ose tė keq nuk gjykohet vetėm kėrcimi, por gjykohet muzika, veshjet dhe format e trupit, sepse tė gjitha kėto kanė lidhje me lėvizjet dhe kėrcimin, prandaj jam munduar qė t’i prefeksionoj tė gjitha sugjerimet qė bėhen nga juria.

    Profesor Fredin e ke pasur edhe nė jurinė e “Etheve”, talent show-n nė tė cilin ti u zbulove. Si ndihesh tani qė e ke sėrish pėrballė, megjithėse kėtė herė nė njė garė kėrcimi?

    Mė jep njė ndjesi nostalgjie, emocionohem dhe pse njėkohėsisht ndjej qė nuk jam mė njė etheiste vogėl (buzėqesh).

    Cili ėshtė vendi qė do tė zėrė tani nė performancat e tua kėrcimi, sepse aktualisht ti nuk je nė grupin e kėngėtareve qė lėvizin shumė nė skenė…

    Padyshim qė besoj se kėrcimi do tė jetė gjithmonė e mė shumė i pranishėm nė pėrformacat e mia nė muzikė.

    Kėto kohė ke hequr dorė nga koncertet. A ėshtė e vėshtirė tė refuzosh ftesat, pasi ato vijnė shpesh herė edhe si pasojė e kėrkesave qė ka publiku?

    Duke pasur njė aktivitet goxha intensiv gjatė viteve tė fundit, mendoj se njė pauzė nga koncertet ishte mėse e nevojshme. Gjithsesi unė jam duke punuar paralel pėr 2 singėll tė rinj dhe do tė rikthehem sėrish pas pėrfundimit tė “DWTS” me koncerte brenda dhe jashtė vendit.

    “Balkanika Music Awards”. Ēfarė tė thonė kėto tri fjalė?

    Njė nga pikat kulmore tė karrierės time. Njė shpėrblim i punės sė madhe qė ėshtė bėrė. Njė motiv shumė i fortė pėr tė punuar dhe mė shumė.

    Ke marrė njė informacion, pasi votimet kanė pėrfunduar tashmė.

    Kush do ta pėrfaqėsojė Shqipėrinė kėtė vit?

    Ende jo, por nomonimi pėr mua ishte shumė inpspirues pėr projekte edhe mė tė mėdha.

    Je nominuar gjithashtu pėr ēmimin klipi mė i mirė i Ballkanit me videon “Afėr dhe larg”. Ndėrkohė qė njė tjetėr video e jotja qė pritet prej disa muajsh tė shfaqet, mė nė fund sot do tė publikohet. Pse u vonua kaq shumė premiera e videos sė kėngės “Gjaku im”?

    Ėshtė vonuar, sepse ėshtė punuar nė detajet mė tė imta qė tė jetė njė video e pėrmasave europiane.

    Sa ka qenė kostoja e kėsaj videoje, ėshtė e vėrtetė qė do tė jetė videoja mė e shtrenjtė shqiptare?

    Di tė them qė ėshtė investuar mė shumė se pėr videoklipin “Afėr dhe Larg”.

    Sot publikohet klipi “Gjaku im”. Ē’mund tė na thuash mė shumė pėr tė?

    Po, sot publikohet “Gjaku im” dhe jam realisht shumė entuziaste pėr kėtė gjė. Kėnga ėshtė pjesė e albumit “Afėr dhe larg”, i cili doli nė treg verėn e kaluar nga “Supersonic”. Video mund tė them me siguri, qė ėshtė njė nga projektet mė tė medha tė “THREEDOTS”. Kemi bashkėpunuar sėrish me produksionin “Provideo” dhe Besmir Limanin. Teksti i kėngės ėshtė shkruar nga Dalina Buzi dhe bėn thirrje pėr tė gjithė shqiptarėt, pėr njė reflektim dhe solidaritet. Kaq pak jemi dhe kaq shumė vuajmė. Le tė jemi mė tė mirė ndaj njėri-tjetrit dhe tė japim mė tė mirėn tonė pėr kėtė vend, sepse jemi njė komb, njė gjuhė, mbi tė gjitha kemi njė gjak.
    Si kanė shkuar shitjet e albumit?

    Mjaft mirė, madje dhe nė I-tunes ėshtė albimi mė i shitur shqiptar.

    Ē’mendim ke pėr diskografinė nė Shqipėri?

    Ėshtė nė krizė tė thellė, sidomos tani qė shitjet online po ndikojnė ēdo ditė dhe mė shumė.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 06:42