BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ledina Ēelo: “Ju prezantoj familjen time”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ledina Ēelo: “Ju prezantoj familjen time”

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/5/2012, 09:52

    Ledina Ēelo: “Ju prezantoj familjen time” 0000061

    Kėngėtarja sharmante e cila prej disa kohėsh ėshtė shkėputur nga Shqipėria vjen nė kėtė intervistė pėr tė na folur pėr veten e saj. Njė jetė e re nė Gjermani, aty ku ajo ka gjetur lumturinė pranė bashkėshortit tė saj Naimit, e sidomos djalit tė vogėl Erlisit. Ditė tė bukura, energji pozitive; jeta e njė kėngėtareje qė kėrkon tė prekė tregjet botėrore, por dhe pėrditshmėria e njė jete tė zakonshme.

    Ajo do tė kujtohet ngahera si kėngėtarja me zėrin potent, trupin me linjat perfekte, dhe kaēurrelat e bukur qė dominoi skenėn e festivalit kombėtar nė Rtsh. Ishte shumė e re kur u shfaq pėr herė tė parė me kėngėn “E doni dashurinė”, pėrkrah Luan Zhegut e megjithatė arriti tė fitojė zemrat e njė publiku tė gjerė. Bėhet fjalė pėr kėngėtaren e mirėnjohur Ledina Ēelo.

    Ndėrsa do tė kujtonim njė repertor tė gjerė nė muzikė, njė eksperiencė tė pasur nė skenė, kėngė tė fuqishme jo vetėm pop, por dhe dance, tė cilat sė fundmi janė pasuruar dhe me klipe mjaft sensualė e tashmja e Ledinės vjen ndryshe. Mė se e lumtur ajo aktualisht jeton nė Gjermani, e martuar me Naimin, djalin me tė cilin pati jo pak por 10 vjet njohje. Njė lidhje e gjatė qė u finalizua ashtu si dhe vetė Ledina ėndėrronte e qė sė fundmi i ka sjellė nė jetė dhe fėmijėn e parė, djalin e saj Erlisin.

    Teksa dėgjojmė tė transmetohen thuajse ēdo ditė nė stacione muzikore, kėngėt e kėngėtares sharmante, mendojmė se ku ėshtė ajo dhe pse nuk e shohim aq shpesh sa dikur. Nė fakt Ledina nuk ėshtė shkėputur totalisht prej skenės. Vazhdon ende tė krijojė kėngė tė reja dhe nė anglisht madje, e tė ketė edhe njė publik qė e adhuron jashtė kufijve. Ndėrsa pėr momentin ėshtė e angazhuar me rritjen e djalit, fakt qė e gėzon pa masė, ajo kujton me shumė nostalgji publikun shqiptar.

    Ditėt e saj janė tė mbushura me punė, pėrkujdesje ndaj djalit, dhe pse jo, pėrpjekjes pėr tė bėrė amvisėn e pėrkryer. Madje atė e bėn me shumė lehtėsi pasi ėshtė nė natyrėn e saj tė jetė e pėrkushtuar, tė gatuajė, tė merret me punėt e shtėpisė e tė vlerėsojė gjėrat e jetės. Nė kėtė rrėfim ajo na tregon shumė pėr veten.

    Si ėshtė tė jetosh nė njė vend tė huaj dhe tė pėrshtatesh nė njė moshė mė madhore?

    Pėr mua ishte shumė e lehtė pėr t’u ambientuar sepse nuk ishte hera e parė qė largohesha nga Shqipėria. Lėvizjet e mia profesionale kanė qenė shumė tė shpeshta, dhe me gjatėsi kohore. Kam jetuar vite nė Paris, nė Londėr, e Gjermania ka qenė vendi i preferuar pėr faktin se vėllai im jeton prej shumė vitesh. Ndoshta kam pasur dhe telepatinė qė njė ditė do jetoja kėtu.

    Dashuria ėshtė arsyeja qė tė bėn tė marrėsh inciativa rrėnjėsore, por ēfarė kostoje ka pėr ty personalisht?

    Nga kjo lidhje dashurie, unė arrita kulmet si nė jetėn time private ashtu dhe nė karrierė, sepse Naimi mė ka pėrkrahur dhe mė pėrkrah, e nuk e kam ndjerė aspak koston e humbjes nė ēdo aspekt. Pėrkundrazi, ēdo gjė rrjedh shumė pozitivisht.

    Njė i njohuri juaj prej 10 vjetėsh u bė bashkėshorti juaj. E kishit menduar mė parė?

    Deri diku po…Pėrderisa dy njerėz ruajnė prej 10 vitesh atė ndjenjėn nė sirtar, mendoj qė janė tė lindur pėr njėri tjetrin.

    Sa e ndihmon mė shumė njė martesė njohja e gjatė me personin qė lidh jetėn tėnde?

    Mendoj qė nuk ka lidhje koha. E rėndėsishme ėshtė tė gjesh gjuhėn e pėrbashkėt gjė qė nė ditėt e sotme nuk ėshtė aq e lehtė. Sigurisht kur njihesh prej vitesh me dikė lidhja ėshtė mė e fortė.

    Je kundra dashurive me shikim tė parė? Ēfarė tė metė kanė ato?

    Dashuria me shikim tė parė ėshtė pak naive, adoleshente do thoja. Tė gjithė e njohim, dhe nė raste shumė tė rralla ka pėrfundim pozitiv.
    Cila ishte arsyeja kryesore qė bashkėshorti tė “prishi’ mendjen dhe tė bindi pėr martesė?

    Periudha e “prishjes” sė mendjes kishte kaluar pėr tė dy ne. Ishim nė njė moshė si unė dhe Naimi qė dinim ēfarė kėrkonim nė jetė. Karakteri, niveli intelektual, ngrohtėsia pėr ta ndjerė veten si unė e meritoja, maturia e dyanshme, kėmbėngulja e tij forcoi dhe kurorėzoi lidhjen tonė.

    Do tė kishe preferuar tė jetonit sė bashku nė Shqipėri apo nė Kosovė?
    Si nė Kosovė dhe Shqipėri ndihem shumė mirė.
    Ēfarė tė mungon mė shumė nga Shqipėria?

    Nostalgjinė e kam ndjerė gjithmonė edhe kur jam larguar pėr pak kohė, e jo mė tani. Po emocionet mė tė forta, i kam ndjerė rishtazi nė festivalin e Rtsh-sė ku isha e ftuar, e m’u ngjallėn shumė kujtime aty, ku kam pėrjetuar duartrokitjet e para tė publikut, aq mė tepėr kisha dhe njė farė kohe qė nuk i kisha ndjerė ato emocione.

    A janė meshkujt e Kosovės mė tradicionalistė se ata tė Shqipėrisė?

    Tradicional…Nuk mund t’i karakterizosh Kosovė apo Shqipėri, ėshtė individuale. Nė perceptimin tim tė jetės ėshtė diēka e tejkaluar. Integrimi, niveli, rrethi shoqėror dhe familjar ndikojnė nė formimin e njeriut.
    Pas vitesh tė tėra karriere tė suksesshme nė skenė, si ndihesh nė rolin e nėnės?

    Ēdo njeri jeton me kohėn. Periudhat kohore marrin rrjedhėn e vet. Momentalisht po pėrjetoj njė periudhė kohore shumė tė bukur, majėn e realizimit tė njė ėndrre tė ēdo femre. E quaj veten me fat qė i kam pėrjetuar ato kulme nė karrierė dhe nė jetėn private. Nė vazhdim do i gėrshetoj tė dyja bashkė nė tė njėjtėn balancė.

    Ēfarė ėshtė gjėja qė tė habit nė rolin e nėnės apo tė gruas sė shtėpisė tė cilėn nuk e kishe menduar se do ta bėje aq mirė?

    Skena ėshtė profesioni, ndėrsa Ledina nė jetėn private si ēdo grua dhe nėnė ėshtė tjetėr. Pėrfshirė gatimin, punėt e shtėpisė, pėrkujdesjen pėr djalin dhe Naimin, pazarin, kontrollet tek mjeku etj. Kėshtu qė pak kohė mė ngelet pėr veten.

    Sa kohė harxhon me djalin?

    Sapo erdhi Erlisi nė jetė, dita shkon pa e kuptuar. Pėrkushtimi ndaj tij arrin maksimumin. Ardhja e tij mė bėri mjaft tė lumtur…Shpenzoj shumė kohė me tė, e shijoj pa fund ēdo orė qė qėndroj me tė…Dua t’i jap sa mė shumė dashuria, ashtu sikurse dhe prindrit e mi mė kanė dhėnė dashuri pa kufij. Ai ėshtė njė fėmijė shumė i mbarė, qesh shumė. Ndoshta mė ngjan mua nė kėtė drejtim. (qesh) Shėtis ēdo mbasdite nė ajėr tė pastėr me tė, shpesh dalim pėr shopping. Isha dhe nė Tiranė pėr Krishtlindje me tė, po ashtu kemi qenė dhe nė verėn e shkuar nė Kosovė, ku Erlisi takoi gjyshen dhe ishte vetėm tre muajsh.


    Si ndihesh si amvisė shtėpie?

    Tė qenurit zonjė shtėpie mė jep kėnaqėsi…Dhe pse tani sapo kam filluar sėrish tė rinis projektet e mia muzikore, po kjo s’do tė thotė qė tė mė pengojė. Pėr secilėn gjej kohėn e vet.

    Cili ėshtė gatimi qė tė pėlqen tė bėsh mė shumė?

    Gatuaj shumė mirė. I qaj specat e mbushur, (qesh), ose patllėxhanėt me mozzarella nė furrė. Njė ėmbėlsirė tė cilėn ma ka mėsuar nėna ime, shėndetlinė, e qaj dhe kėtė. Kur dua qė tė mė vijė vėllai mė shpesh nė shtėpinė time, i prish mendjen duke i thėnė se kam gatuar ėmbėlsirėn e tij tė preferuar. (qesh).

    Cila ėshtė gjėja qė bėn me mė shumė pėrtesė nė punėt e shtėpisė?

    Pėr arsyen se Naimit dhe mua na pėlqen shumė natyra, vendosėm qė shtėpinė ta blinim nė njė kodėr ku mbizotėron gjelbėrimi. Mė shumė se gjysma e shtėpisė ėshtė me xhama. Dhe kushti i parė pėr t’u vendosur nė kėtė shtėpi ishte ose vetė Naimi t’i lante xhamat (qesh), pėrndryshe do merrnim njė pastruese. Gjė qė ndodhi realisht.

    Ledina Ēelo nder rroba?

    Arjan…po tė lagura s’i veshim dot, se zemė spitalin pastaj, (qesh). Shumica nė dimėr thahet me makinėn tharėse, ndėrsa nė verė nė ajėr tė pastėr.

    Po pjata lan me dorė?

    Duke qenė se Naimi ėshtė nė lėvizje pėr shkak tė biznesit tė tij, qė e detyron tė udhėtojė nė shumė shtete, e shumicėn e vakteve ushqehet jashtė, nuk mė bėhen enė pėr tė mbushur makinėn pjatalarėse. Ato pak enė qė pėrdor, i laj vetė.
    Tė mungon publiku shqiptar?

    Shumė… Prej atij publiku u vlerėsova si artiste, ishte ai publik qė mė dhuroi mbėshtetjen dhe duartrokitjet pėr tė qenė mė e sigurtė nė rrugėn e artit. Nuk mjafton vetėm talenti pėr t’u bėrė njė me publikun. Ėshtė dhėnie dhe marrje. Ata tė dhurojnė pritje tė ngrohtė, duartrokitje, unė ua kthej me zė, thjeshtėsi modesti, falėnderimin.

    Nė Gjermani ke realizuar dy kėngė anglisht qė janė pritur mirė. Si ishte pėr ty kjo eksperiencė?

    Pėr ēdo artist nė karrierėn e tij ėshtė shumė plotėsuse ose kompletuese tė hysh nė chartsin e tregut europian. Jo vetėm pėr ne shqiptarėt, tė cilėve na u krijuan mundėsitė pak sa vonė, por pėr ēdo artist kudo nė botė ėshtė njė arritje e madhe.

    Ēfarė mendon pėr festivalin e fundit nė Rtsh?

    Festivali nė Rtsh ėshtė, ka qenė dhe do tė jetė tradita jonė mė e bukur shqiptare, e kjo do tė pėrcillet brez pas brezi. Ishte njė festival ku kishte vokale shumė tė bukur, por krijimtaria ishte pak e vakėt.

    Mendon se kėnga fituese do tė ketė sukses nė Eurovizion?

    Duke marrė parasysh qė ēdo herė pjesėmarrja dhe performanca e kėngėtarėve ka qenė nė nivel, pėrsa i pėrket vlerėsimeve tė pikėve unė mendoj se ai ka qenė e do tė jetė sėrish gjeografik. Eurovizioni ėshtė jo vetėm gjeografik, pra ku fqinjėt japin pikė njėri tjetrit, por dhe ne si shtet jemi pak tė vonuar pėr tė qenė nė renditje mė tė lartė. Gjithsesi duhet tė jemi shumė tė kėnaqur qė kemi lėnė prapa vende tė fuqishme nė renditje. Eurovizioni pėr mua dhe pa dyshim pėr kolegėt e mi tė cilėt e kanė prekur, ka qenė njė nga eksperiencat mė tė bukura. I uroj kėngėtares Rona Nishliu shumė suksese, dhe ta shijojė kėtė moment.
    Cilat janė planet e tua muzikore sė shpejti?

    Sė shpejti promovoj tre kėngė nė anglisht, ku njėra mendohet se do ketė suksesin e radhės kėtu nė Gjermani. Gjithashtu po pėrgatis njė kėngė nė shqip e cila ėshtė enkas pėr fansat dhe publikun tim.

    Edhe pse je bėrė nėnė ke ruajtur njė formė trupore pėr t’u patur zili. Ėshtė thjesht gjenetike apo dhe kujdesesh duke bėrė sport?

    Tani qė u bėra dhe mami, mendoj se fizikun e kam mė tepėr trashėgimi gjenetike. Gjithsesi jam shumė e kujdesshme nė tė ushqyer. Kam vite qė i kam eliminuar brumrat po ashtu dhe ėmbėlsirat. Preferoj shumė produktet bio. Dhe sporti ka qenė kulturė nė familjen time.

    Si mendon ėshtė mė mirė t’i bėsh fėmijėt me diferencė tė vogėl kohe nga njėri tjetri apo e kundėrta?

    Unė jam shumė e lidhur me vėllezėrit, dhe tė dy kanė vajzė dhe djalė me diferencė prej dy vitesh. E kam ndjekur ritjen e tyre, pasi kam qenė shumė afėr me ta. Dhe prej kėsaj, duke parė ata qė luanin, rriteshin zhvilloheshin me njėri tjetrin kam marrė ndoshta nxitje, e do tė thoja qė dhe unė sė shpejti ta bėja Erlisin me njė motėr.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 19:26