BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kriza europiane dhe dobėsimi i shtetit social!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kriza europiane dhe dobėsimi i shtetit social!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/5/2012, 12:06

    Kriza europiane dhe dobėsimi i shtetit social! Rexhep-meidani-noa

    "Nė rastin e Gjermanisė, borxhi publik ėshtė afro 2 trilion euro; ai vlerėsohet sipas FMN-sė 83.96% tė GDP-sė, nė vitin 2010 apo, sipas Eurostat dhe CIA-s: 81.8% tė GDP-sė, nė vitin 2011. Nė kushte tė tilla, janė ulur shpenzimet qeveritare, dhe ndėr masat e marra ka qenė ndryshimi i moshės sė pensionit nga 65 nė 67, futja e njė tarife pėr shkollimin nė universitete etj. Masa tė ngjashme janė marrė nė Britaninė e Madhe, Itali, etj"...

    Nga Rexhep Meidani

    Kriza nė vendet e Ballkanit

    Vendet e Ballkanit, pėrfshirė dhe Shqipėrinė, si shumė vende me tė ardhura relativisht tė ulėta, fillimisht nuk u prekėn nė mėnyrė tė dukshme nga kriza financiare. Kjo dhe nė sajė tė nivelit tė dobėt tė integrimit tė tyre me tregjet financiare ndėrkombėtare. Por me kalimin e kohės, nė kushtet e globalizimit, ēdo vend, nė njė mėnyrė apo tjetrėn, rezulton i integruar me vendet e tjera, nėpėrmjet lidhjeve tregtare, eksportit e importit, investimeve tė huaja tė drejtpėrdrejta, dėrgesave nga jashtė, etj. Aq mė tepėr, qė nė kushtet e njė vendi europian, nuk ka sesi tė mos pasqyrohet situata ekonomike e pėrkeqėsuar e vendeve tė BE-sė nė vetė ekonominė shqiptare. Veēanėrisht, ndikim tė konsiderueshėm ka gjendja e vėshtirė nė Greqi apo turbullimet jo tė vogla tė ekonomisė italiane, pėr arsye dhe tė pėrmasės sė emigracionit shqiptar nė tė dyja kėto vende, nivelit tė shkėmbimeve, shkallės sė depėrtimit nė ekonomi, sidomos nė tregti etj. Po ashtu, rritja e vėshtirėsive ekonomike nė Greqi e Itali, rėnia e shkallės sė punėsimit, shkurtimet e ndryshme nė pagė apo nė cilėsinė dhe sasinė e shėrbimeve sociale etj., janė shoqėruar me goditje tė tjera ndaj kėtij emigracioni. Madje, ēdo falimentim biznesi e humbje vendi pune nė kėto vende po pasqyrohet drejtpėrsėdrejti nė rėnie tė dėrgesave valutore, me kthime nė Shqipėri; e thėnė ndryshe me rėnie ose reduktim konsumi. Aktualisht, kjo po ndjehet nė ēdo sektor, pėrfshirė dhe sektorin e ndėrtimit, qė kanė qenė “avangardi” i rritjes ekonomike. Kėshtu, reduktimi i nivelit tė konsumit, po indukton gradualisht njė spirale tjetėr rėnieje tė ritmeve tė rritjes ekonomike…
    Sipas BERZH-it, Ballkani Perėndimor do tė vazhdojė tė vuajė pasojat e krizės ekonomike, bile ai nuk do ta ketė tė lehtė, qė tė rikthehet nė normat e rritjes ekonomike tė periudhės sė para krizės. Edhe Shqipėria, ashtu si i gjithė Ballkani Perėndimor, pavarėsisht propagandės qeveritare e pro qeveritare, po pėrballet nė njė mėnyrė apo tjetrėn me pasojat e krizės, shoqėruar dhe me njė valė falimentimesh. Madje, edhe pse ajo nuk ėshtė prekur tėrėsisht nga kriza globale, kjo situatė krize po e goditet ekonominė reale duke e ulur mė tej nivelin e pritshmėrisė sė rritjes ekonomike. Krahas rritjes sė shqetėsimeve sociale, tė lidhura me rėnien e dėrgesave sė emigrantėve, njė problem nė vete pėr ekonominė shqiptare mbetet ruajtja e qėndrueshmėrisė makroekonomike, mbajtja nėn kontroll e inflacionit dhe e deficitit fiskal. Nė kėtė kuptim, vlen tė analizohet nė mėnyrė publike alternimi i dy pikėpamjeve: njė stimul shtesė pėr ekonominė dhe njė qėndrim i qartė politik mbi taksat e shpenzimet pėr tė shmangur rritjen e borxhit publik. Nė vetvete, ky duhet tė jetė debati i kohės pėr shkallėn e stimulimit, nga njėra anė, dhe reduktimin e deficitit tė buxhetit, nga ana tjetėr, nėpėrmjet pakėsimit tė shpenzimeve dhe rritjes sė taksave… Aq mė tepėr, qė zėra tė fuqishėm si ai i nobelistit Krugman, janė kundėr marrjes sė masave tepėr tė ashpra e shtrėnguese, qė mund ta thellojė dhimbjen ekonomike, deri duke gjeneruar borxhe publike mė tė larta. Bile, shtrėngimet fiskale si ato tė ideuar nga kancelarja Merkel e Presidenti Sarkozi, mund tė ēojnė jo nė shėrim krize, por deri nė “vetėvrasje ekonomike tė Europės”. Sipas tij, ulja e shpenzimeve qeveritare me njė euro e redukton borxhin me afro 40 cent (pėr pak kohė) njėkohėsisht shkakton njė humbje prej 1.25 euro nė prodhim…
    Nė kushte tė tilla tė pafavorshme, nė trajtimin e problemeve ekonomike kėrkohet me domosdo konsensus e kompromis politik. Sidomos, pa transparencė e ndėrveprim politik, ka shumė mundėsi qė tė mbulohet, tė paktėn pėr njė kohė tė shkurtėr, ngritja e mėtejshme e tavanit tė borxhit publik. Nga ana tjetėr, me njė efekt negativ tė menjėhershėm mund tė rezultojė dhe rritja e mėtejshme e taksave apo rritja e shpenzimeve. Ndėrkohė, me ndikim tė dobėt mund tė rezultojnė dhe stimuj tė ndryshėm pėr rritjen e prodhimit dhe konsumit. Siē dhe duket se nuk mund tė vazhdohet mė tej me “teknologjinė” e investimeve tė mėdha publike, apo tė shkurtimeve buxhetore tė njėpasnjėshme (qė mund tė prekin rėndė fusha tė tilla si shėndeti, edukimi, mbrojtja e mjedisit etj.). Kjo ėshtė akoma mė shqetėsuese pėr ekonominė shqiptare, qė e ka tė kufizuar hapėsirėn e vet fiskale pėr tė realizuar mjaft shpenzime tė domosdoshme nė fushėn e shėndetit, mjedisit, edukimit etj.
    Mbi shtetin e mirėqenies sociale.
    Nė konceptin e shtetit social ėshtė ende ai qė merr pėrsipėr mjaft pėrgjegjėsi pėr jetesėn e qytetarėve, veēanėrisht nė fusha tė tilla si ajo e shėndetit, edukimit, punėsimit, rendit e sigurisė sociale. Pikėrisht, ky etatizėm social nėnkupton qeverisjen ku shteti luan rol kryesor nė garantimin e mirėqenies ekonomike e sociale tė qytetarėve, mbrojtjen e tyre. Brenda kėsaj skeme janė programet e shėrbimet publike nė zonėn e shėndetit, edukimit e trajnimit (pėrfshirė atė tė tregut tė punės) e shėrbimet sociale (pėrfshirė asistencėn, strehimin etj.). Po aty futen edhe sigurimet (shoqėrore, shėndetėsore) pėr tė garantuar mbėshtetjen e nevojshme nė periudha tė vėshtira (p.sh., nė moshė tė thyer, pėr trajtimin e sėmundjeve kronike, nė kushte papunėsie etj.). Niveli i ndėrhyrjeve dhe pamja e tyre ndryshon nga vendi nė vend. Europa, pavarėsisht pamjes konkrete, vazhdon tė paguajė ēmimin e kėtij etatizmi e “socializmi” tė tepruar.
    Parė me kėtė sy, a mund tė konsiderohet sot si i suksesshėm modeli europian i shtetit social? Nė fakt, kriza aktuale e borxhit, veēanėrisht nė Greqi, Itali, Portugali, Spanjė, etj., ka nxjerrė nė pah dobėsitė e sistemit etatist tė mirėqenies sociale. Le tė fillojmė me Francėn, tė konsideruar deri vonė me njė sistem tė pėrsosur tė mirėqenies sociale. Borxhi kombėtar i saj ėshtė afro 1.5 trilion euro (82.33% tė GDP-sė, nė 2010-n, sipas FMN-sė apo 85.2% tė GDP-sė, nė vitin 2011, sipas Eurostat e CIA-s), pa pėrfshirė detyrimet e pritshme qė lidhen me sistemin shtetėror tė pensioneve. Njė situatė e tillė e detyroi qeverinė franceze qė tė propozonte rritjen e moshės sė pensionit. Edhe nė sistemin shėndetėsor po rritet bashkė-pagesa, duke pėrfshirė dhe forma tė tjera tė pėrballimit tė shpenzimeve. Nė rastin e Gjermanisė, borxhi publik ėshtė afro 2 trilion euro; ai vlerėsohet sipas FMN-sė 83.96% tė GDP-sė, nė vitin 2010 apo, sipas Eurostat dhe CIA-s: 81.8% tė GDP-sė, nė vitin 2011. Nė kushte tė tilla, janė ulur shpenzimet qeveritare, dhe ndėr masat e marra ka qenė ndryshimi i moshės sė pensionit nga 65 nė 67, futja e njė tarife pėr shkollimin nė universitete etj. Masa tė ngjashme janė marrė nė Britaninė e Madhe, Itali, etj. Ndėrsa, Spanja po pėrballet sot me krizėn mė tė rėndė nė dekadat e fundit. Aty, nė masat e marra janė zvogėlimi i shpenzimeve qeveritare, janė hequr shtesat familjare pėr lindjen e fėmijėve, janė shkurtuar pagesat e invaliditetit, ėshtė propozuar rritja e moshės sė pensionit pėr burrat nga 65 nė 67 vjeē etj. Pra, shteti i mirėqenies sociale nė Europė, i rrezatuar dhe nė vende tė tjera nė botė, po pėrjeton njė tronditje tė thellė, tė bėrė shumė mė tė dukshme nė kushtet e krizės financiare. Pėr pėrballimin e saj, janė tė mundshme dy rrugė: a) axhustimi i butė (duke e ruajtur shtetin social), dhe b) axhustimi i fortė me heqjen dorė nė shumė zėra prej tij. Nė thelbin e vet, shumė mė afėr “variantit” tė dytė, sidomos nė pikėpamje tė mbulimit e qėndrueshmėrisė, ėshtė dhe Shqipėria! Borxhi publik i saj sipas FMN-sė ėshtė vlerėsuar 58.22% i GDP-sė, nė vitin 2010, kurse sipas Eurostat e CIA-sė: 59.4% i GDP-sė nė vitin 2011…
    Sėmundja serioze e sistemit social nė rastin shqiptar
    Nė fakt, ashtu si nė vende tė tjera, edhe nė rastin shqiptar, pėrballimin e skemave sociale, krahas korrupsionit e abuzimit, e “asfiksojnė” mjaft faktorė, ndėr tė cilėt janė dhe rritja e moshės mesatare tė popullsisė, niveli i lartė i papunėsisė etj. Aq mė tepėr qė zvogėlimi i forcave tė afta pėr punė e bėn gjithnjė mė tė vėshtirė mbėshtetjen e skemave tė pensionit. Kjo bėhet akoma mė e rėndė me pėrqindjen aktuale tė papunėve, pėrfshirė dhe largimet politike nga puna (me kosto qė rezulton gati dyfishe). Gjithashtu, mungesa e njė reforme serioze nė sistemin e sigurimeve shoqėrore, sidomos sigurimeve shėndetėsore, e bėn Shqipėrinė njė vend me njė mbrojtje minimale sociale nė Europė, gjė qė pasqyrohet dhe nė paketėn e detyrueshme pėr fitimin e statusit tė vendit kandidat. Jo tė vogla, krahas korrupsionit, janė dhe ndikimet negative tė lidhura me abuzimet dhe shpenzimet e pajustifikueshme nė shėrbimet sociale. Pra, edhe nė Shqipėri, si nė mjaft vende europiane, “shteti social” ėshtė praktikisht nė kolaps, nga vetė pesha e “rėndė” e tij. Prandaj, duhen sistemuar mė mirė, deri reduktuar kostot e kėtij sistemi pa prekur kapacitetet kryesore apo skemat asistenciale tė tij. Madje, duhen fuqizuar disa skema si ajo e invaliditetit. Kėtij qėllimi i shėrben dhe diferencimi i kostove tė ndryshme, sipas moshave e problematikės konkrete. Po ashtu, vlen tė dimensionohet ajo pjesė e tė ardhurave qė u transferohet skemave tė pensioneve, madje pa njė zhvillim tė mėtejshėm tė skemave private, skema publike po bėhet gjithnjė e mė anemike, me rrezik imediat tė njė tipi “piramidal”… Edhe nė botė, nisur nga struktura e popullsisė sė kėtij shekulli, ritmet e rritjes sė fondeve pėr kostot e ndryshme tė asistencės apo mbėshtetjes sociale po bėhen tė gjithnjė e mė tė papėrballueshme. Kėshtu, p.sh., nė Britaninė e Madhe, nė vitin 1981, fondet sociale pėrfaqėsonin 25% tė GDP-sė, ndėrsa pas ndryshimeve reduktuese, nė vitin 1989, u bėnė afro 22% tė GDP-sė. Ndėrkohė, sipas llogaritjeve, nevojitet njė rritje prej 5% pėr tė mbėshtetur sistemin britanik tė mirėqenies sociale pėr njė kohė 40-50 vjeēare (qė nėnkupton njė zhvendosje tė kostos totale tė kėtij sistemi pėr nga vlera 30% e GDP-sė). Kjo mund tė rezultojė e papėrballueshme nga ana fiskale. Nė rastin e Shqipėrisė, krahas nivelit tė ulėt tė mbulimit tė pėrbėrėseve kryesorė tė skemės sociale (si pensioni, asistenca sociale) ose vonesave ligjore e strukturore (p.sh. nė sigurimin shėndetėsor), konstatohen probleme shtesė tė lidhur me kohezionin e kapitalin social, efektet e tij. Ato, tė lėna jashtė vėmendjes gjatė viteve tė tranzicionit shqiptar, po bėhen dita-ditės gjithnjė e mė shqetėsuese. Aq mė keq me prognozat jo optimiste pėr vitet e ardhshėm! Kėshtu, sipas parashikimit tė FMN-sė, borxhi publik kėtė vit do tė arrijė vlerėn e afro 830 miliardė lekėve, ose afro 61.7% tė GDP-sė, pra pėrtej kufirit pėr borxhin, i cili sipas njė ligji tė miratuar nė vitin 2008, nuk duhet tė kalojė shifrėn prej 60%. Po sipas FMN-sė, pėr Shqipėrinė priten vite tė vėshtirė deri nė vitin 2017 me njė rritje ekonomike mesatare prej afro 2.5% nė vit. Por, ka njė lidhje tė ngushtė midis nivelit tė borxhit publik dhe ritmit tė rritjes ekonomike. Sa mė i madh borxhi i qeverisė aq mė keq ecėn ekonomia; bile, nė kėtė rast, qeveria tėrheq mė shumė para, qė shfrytėzohen prej saj me njė efektivitet shumė mė tė ulėt se sektori privat. Po kėshtu, rritja e borxhit dhe tkurrja e ritmit tė rritjes ekonomike shoqėrohet me rritje tė varfėrisė. Sepse, sipas vlerėsimeve teknike, rritja ekonomike pėrftohet fillimisht nga shtresat e pasura, mė tej nga ato tė mesme dhe nė fund ato tė varfra. Bile, pranohet se pėr njė rritje ekonomike prej 3% fitojnė, praktikisht, vetėm tė pasurit; nė intervalin 3-6% pėrfton dhe shtresimi i mesėm i popullsisė, kurse rritjen mbi 6% fillojnė ta ndjejnė dhe shtresat e varfra. Kėshtu, p.sh., rritja ekonomike prej 2-3% e vitit tė fundit, e ka bėrė tė dukshme rėnien e konsumit, gjė qė flet pėr njė rėnie tė qartė tė mirėqenies…
    Sė fundi, edhe nė rrafshin konceptor, sistemi i mirėqenies sociale nxjerr nė pah krizėn e tij tė brendshme. Ai po rezulton zhgėnjyes, duke vazhduar tė ushqejė gabimisht njerėzit nė pritshmėrinė e tyre tė tepruar. Madje, edhe pas zgjidhjes sė problemeve kryesore tė natyrės fiskale, pėr funksionimin e skemave tė tilla si sigurimi shėndetėsor, pensionimi, asistenca etj., nevojiten reforma shumė mė tėrėsore dhe tė thella. E thėnė ndryshe, pavarėsisht rezistencės qytetare e sindikaliste, ky lloj shteti duhet tė reformohet. Edhe globalizimi si proces e ka reduktuar ndikimin sovran tė shtetit, duke fuqizuar karakterin e ndėrvarur tė tij. Vetė sovraniteti po bėhet gjithnjė e mė relativ dhe ndėrvarėsia gjithnjė e mė absolute. Shkurt, ky lloj shteti nuk mund tė qeverisė si mė parė! Nė kėtė ndryshim qeverisjeje pėrfshihet dhe riorganizimi i shėrbimit shėndetėsor, arsimor e mjedisor, menaxhimi i skemave tė pensioneve nė binomin publik-privat, thjeshtėsimi i kostove jo funksionale tė asistencės sociale, etj. Madje, njė rrugėdalje, krahas kooperimit e mbulimit mbikombėtar, mund tė jetė dhe transferimi i mėtejshėm i shėrbimeve drejt nivelit vendor, nėpėrmjet shpalosjes (devolucionit) e decentralizimit, nga njėra anė, dhe privatizimit e agjentifikimit, nga ana tjetėr.

    "Panorama"

      Ora ėshtė 9/5/2024, 03:34