BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Realizohet pėr herė tė parė transplanti i fytyrės nė SHBA

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Realizohet pėr herė tė parė transplanti i fytyrės nė SHBA

    Mesazh nga Vizitor 24/6/2009, 08:07

    Realizohet pėr herė tė parė transplanti i fytyrės nė SHBA 2ep7dlg

    Realizohet pėr herė tė parė transplanti i fytyrės nė SHBA
    Kirurgėt kanė ndryshuar 80 pėr qind tė fytyrės sė njė gruaje, duke vendosur kockat, dhėmbėt, muskujt dhe nervat, si dhe duke shėnuar kėshtu transplantin e parė tė fytyrės nė SHBA


    Uashington- Kirurgėt kanė ndryshuar 80 pėr qind tė fytyrės sė njė gruaje, duke transplantuar kockat, dhėmbėt, muskujt dhe nervat, si dhe duke shėnuar kėshtu operacionit e parė tė kėtij lloji nė SHBA.

    Ata thanė se gruaja kishte kaluar njė traumė e rėndė qė e kishte shpėrfytyrar. Per pasojė ajo nuk mund tė merrte frymė normalisht, tė qeshte dhe tė shijonte. Klinika nuk tha detaje se kush ishte donatori qė i tha fytyrėn, teksa bėri tė ditur lajmin e transplantit nė njė konference shkencoro-mjekėsore.

    Ky operacion ėshtė i katėrti i realizuar nė gjithė botėn. Kirurgėt francezė ndryshuan fytyrėn e njė gruaje nė vitin 2005, pasi ajo ishte shpėrfytyruar nga kafshimi i njė qeni. Doktorėt thanė se rezultatet e mira bėnė qė tė inkurajohen edhe pėr dy operacione tė tilla vitin qė shkoi.

    Operacioni nė SHBA u bė dy javė mė parė dhe doktorėt ndejtėn plot 22 orė nė sallėn e operacionit pėr tė realizuar kėtė transplant tė vėshtirė. Pėr ti ndryshuar pacientes kockat, muskujt venat e gjakut dhe nervat. “Ne transpormuam lėkurėn, gjithė muskujt facial, muskujt e buzės, tė hundės, sinuset, dhėmbėt dhe nervat facial”, tha Francis Papay, shef i Klinikės sė dermatologjisė dhe plastikės. “Shpresat tona janė qė ajo tė mund tė qeshė sėrish”, shtoi doktori.

    Ne e dimė qė janė shumė pacientė qė qendrojnė brenda mureve tė shtėpisė sepse janė tė adandonuar nga shoqėria, ato kanė frikė tė dalin nė rrugė pėr shkak tė problemeve qė kanė nė fytyrė pėr arsye tė ndryshme, si dėmtime apo probleme genetike. Pacientėt tanė janė tė turpėruar, tha doktori. Ndėrsa shtoi se ne shpresojmė shumė se pėr kėtė grup pacientėsh special tė mundėsojmė rikthimin e jetės active tė dalin lirshėm nga shtėpia.

    “Kjo nuk ėshtė njė ndėrhyrje kozmetike, fytyra ėshtė identiteti i njeriut”, tha dr. Eric Kodish, biokimist qė e miratoi kėtė operacion. Njė person qė ka pėsuar traumė dhe deformim tė fytyrės, shkon drejt degradimit si njeri. Ne shpresojmė qė pacientėt tanė tė jenė nė gjendje tė qeshin sėrish, thanė doktorėt qė realizuan kėtė operacion, qė falė zotit shkoi mirė.
    __________________

      Ora ėshtė 17/5/2024, 04:20