BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Redon Makashi sjell klipet e reja: Rikthehen "Tre Mosketierėt", pse e urrej tallavanė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Redon Makashi sjell klipet e reja: Rikthehen "Tre Mosketierėt", pse e urrej tallavanė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 7/5/2012, 17:55

    Redon Makashi sjell klipet e reja: Rikthehen "Tre Mosketierėt", pse e urrej tallavanė! 001104

    Redon Makashi pohon se ndonėse kishte gati prej kohėsh kėngė dhe klipe tė reja, iu desh tė priste gjatė qė t’i linēonte, duke pasur frikė se ato do tė digjeshin pėr shkak tė bumit tė tallavave qė kishin pushtuar tregun muzikor, lokalet ku kėndohet live dhe televizionet muzikore. Kurse pėr herė tė parė nė njė intervistė, nė rrėfimin sot pėr NOA.al pranon se nė kompeticionet artistike ai dhe grupi i tyre me Aleksandėr Gjokėn dhe Elton Dedėn janė ndeshur me bėrryla edhe nga vetė miqtė e tyre

    Tiranė, NOA.al/Lorena Xhezairi - Bėn pjesė tek kėngėtarėt qė nuk ka pranuar tė bėjnė kompromis me artin e tyre. Pėr 20 vite rresht, u ėshtė ruajtur eksperimenteve me muzikė komerciale dhe i ka qėndruar larg turbofolkut dhe tallavasė. Redon Makashi thotė se kjo ka qenė njė zgjedhje e vetėdijshme, qė vėrtetė mund t'i ketė kushtuar tek tė ardhurat, por ai ka arritur tė ruajė llojin e muzikės qė ai pėlqen. Nė njė intervistė ekskluzive dhėnė pėr agjencia e lajmeve NOA.al, Redon Makashi flet pėr projektet e tij muzikore, por edhe nivelin artistik tė kėngėve sot.
    Duke bėrė njė vlerėsim pėr rrymat komerciale dhe muzikėn turbofolk, Redon Makashi thotė se njerėzit dhe kryesisht tė rinjtė, po i largohen tashmė kėsaj faze tė muzikės, duke preferuar mė shumė muzikėn rrok dhe rryma tė tjera moderne.
    Por sipas Redonit, nėse njė lloj muzikė jo shumė cilėsore dėgjohet nė masė, ky nuk ėshtė vetėm faji i artistėve, por dhe i medias. Nė kėtė pikė, ai shton se televizionet muzikore janė ato qė e kanė edukuar publikun gjatė kėtyre viteve, duke i sjellė dhe muzikė qė nuk ka qenė gjithmonė nė nivelet e kėrkuara.
    Pas marrjes sė ēmimit nė Kėngėn Magjike dhe hedhjes nė treg tė albumit tė ri, Redon Makashi ka ende surpriza nė jetėn artistike. Shumė shpejt pritet tė dalin dhe dy videoklipe tė tjera tė kėngėtarit. Ndėrsa publiku pritet tė shohė dhe njė herė nė skenė treshen e njohur tė kėngėtarėve, Redon Makashi, Aleksandėr Gjoka Elton Dedėn. Njė koncert qė pritet tė sjellė edhe njė herė pėr publikun kėngėt mė tė bukur tė tre artistėve.
    Ndiqni mė poshtė intervistėn e plotė tė zbardhur, qė Redon Makashi i dha gazetares Lorena Xhezairi pėr Agjencinė Kombėtare tė Lajmeve NOA.al

    Redon, ēfarė mendoni kur shihni qė njė kėngė e dobėt artistikisht pėlqehet nė masė nga publiku. Duhet tė ndryshojė shijen publiku, apo ju duhet tė bėni kėngė qė t’i afrohen shijeve qė pėlqehen sot?
    Unė personalisht nuk bėj kurrė njė muzikė qė tė dal jashtė natyrės time. Mund tė sjellė tė ardhura kjo lloj muzike, por unė dua tė ndjehem mirė nga ajo muzikė qė unė bėj. Dua qė muzika ime t’i rezistojė kohės. Ndaj nuk e bėj dot kėtė lloj kompromisi me veten time. Pėrsa i pėrket pėlqimit nė masė edhe kėtu ndikon media. Duke e dėgjuar pėrditė atė lloj muzike, normal qė tė futet nė gjak. Duke e dhėnė televizionet apo radiot, e pra duke e lartėsuar njė rrymė tė tillė, apo njė pseudo kėngėtar, normal qė edhe njerėzit atė muzikė do tė pėlqejnė sepse ajo u imponohet nga media. Dhe kėshtu sheh sesi befas, njė kėngė pa nivel lartėsohet, korr para, fiton audiencė. Por nė fakt kjo nuk zgjat shumė, humbet shpejt. Mendoj se ėshtė punė biznesi.
    Sigurisht qė konstatohet ajo qė ju sapo pėrmendėt, se tregu shqiptar po dominohet nga muzika tallava, turbofolk, etj. A mendoni se kjo lloj muzike qė vlerėsohet se po e “degradon” tregun muzikor, vazhdon tė jetė e kėrkuar apo audienca e saj po zbehet?
    Kam pėrshtypjen qė tregu ka qenė pėr njė periudhė i dominuar nga tallavaja dhe turbofolk. Por rinia tani po e kthen vėmendjen tek muzika e mirė. Nuk ėshtė mė njė periudhė dominuese pėr atė lloj muzike. Unė e shoh kėtė ndryshim tek grupet e rokut. Nėpėr clube nuk preferohet nga rinia mė kjo lloj muzike. Njė pjesė e mirė e rinisė kanė filluar ta pėrzgjedhin muzikėn e mirė. Por duhet tė theksoj, televizionet, kryesisht ato muzikore kanė luajtur njė rol dominues tek futja e kėtyre lloj rrymash. Sepse njerėzve ēfarė t’u servirėsh atė do tė dėgjojnė. Kjo gjė arriti kulmin kur u pėrfshi dhe Televizioni Publik Shqiptar nė kėtė lloj manie. Unė personalisht kam pasur gati albume dhe kėngė, por nuk u futa tek ky treg se e dija qė do tė digjesha. Prita momentin e duhur pėr tė lanēuar muzikėn qė unė bėj. Mendoj se ky ėshtė moment i duhur, duke parė festivalet qė po e rrisin nivelin dhe po i pėrjashtojnė kėto rryma. Mendoj qė janė shkallė nė tė cilat ne duhet tė ecim. Nė vitet '90 muzika ishte mė e mirė, por pastaj nisi tallavaja, etj., qė na shkatėrruan muzikėn. Po tė bėsh njė krahasim me ato vite mund tė them se ne atėherė kemi qenė mirė. Megjithatė e shoh kėtė lloj muzike pėr tė cilėn mė pyesni, si diēka kalimtare. Tani u shkel dhe kjo periudhė, u provua dhe, iku. Kam pėrshtypjen se po ecim nė hapa tė mbarė. Kjo rrymė po eliminohet, pra po pastrohet tregu.
    Pasi keni marrė ēmimin e parė, cili ėshtė synimi juaj nė karrierė pėrsa u pėrket trofeve tė tjerė nė festivalet ku merrni pjesė?
    Ishte ēmimi i parė, ishte dalja e albumit dhe videoklipi. Ishte njė lloj stadi ku unė kisha vendosur tė dilja me diēka tė mirė. U ndjeva mirė, sepse ishte njė kėngė e bukur qė merrte pjesė nė njė garė tė mirė dhe unė u vlerėsove me njė trofe. Ndoshta ky trofe ishte shumė i vonuar pėr mua, por gjithsesi edhe pėr ēunat e grupit ishte njė surprizė e paparashikuar. Gjithmonė, kur kemi hyrė nė kompeticione kemi pasur bėrryla edhe nga miqtė tanė. Vlerėsoj, qė nė atė kompeticion u vlerėsova nga vet artistėt. Aty ishin dhe njė pjesė e kėngėtarėve qė kanė marrė pjesė nė kompeticione europiane, siē ėshtė Eurovizioni. Kėtė radhė kishte kėngėtarė me emėr, tė cilėt dhanė pikė, pa nėnvleftėsuar qė mė dhanė pikė dhe kėngėtarė e rinj. Dyshemeja e Kėngės Magjike dhe Ardit Gjebrea ishte ai qė mua mė dhanė njė ēmim. Ai dhe Kėnga Magjike mė nxitėn qė tė merrja pjesė nė tė, sepse nuk kisha ndėrmend tė shkoja.
    Cilat janė projektet tuaja mė tė afėrta. A do ta shohim me njė klip tė ri Redonin?
    Albumi i ri ka dal nė treg dhe titullohet “Botėn time”. Jam duke punuar pėr dy videoklipe tė tjera, kam nė plan dhe njė koncert me grupin tim, tė cilin do ta realizojmė rreth muajve shtator ose tetor. Do tė zhvillohet dhe njė koncert me treshen e dikurshme., “Tre mosketierėt”. Nė vazhdimėsi sakaq ka aktivitete ēdo fundjavė, jashtė dhe brenda Shqipėrisė, por kjo ėshtė puna jonė, puna qė ne bėjmė. Bashkė me mikun tim Aleksandėr Gjokėn jemi tė ftuar ēdo fundjavė nė koncerte. l.xh/noa.al

      Ora ėshtė 7/5/2024, 19:23