BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ja ē’bėhet kur ke dhėnė borxh e nuk t'i kthejnė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ja ē’bėhet kur ke dhėnė borxh e nuk t'i kthejnė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/5/2012, 01:05

    Ja ē’bėhet kur ke dhėnė borxh e nuk t'i kthejnė! Images

    I ke dhėnė para hua njė shoqeje dhe nuk ia kėrkon dot? Lexo kėshillat mė poshtė nėse do tė shpėtosh marrėdhėnien me tė (dhe paratė)…

    Ju tė dyja njiheni prej shumė kohėsh. Jeni goxha tė afėrta. Ja pėrse kur asaj i duheshin edhe 20 mijė lekė pėr tė pėrfunduar kuzhinėn, t’i kėrkoi pikėrisht ty. Dhe ti ia dhe pa njė, pa dy. Qė atėherė, duket se ajo e ka harruar kėtė fakt, ndėrsa ty tė vjen rėndė t’ia kėrkosh. “Mos ka kaluar shumė kohė?” “Po sikur tė ofendohet?” Dhe ti heq dorė nga paratė. Por ama, sa herė ajo tė fton nė shtėpi dhe ti sheh kuzhinėn e rregulluar pėr bukuri, tė vjen tė plasėsh nga inati! Po si ta shmangėsh kėtė situatė?


    Para se tė japėsh para hua, bėj kėto tre pyetje:

    1) Kam mjaftueshėm para sa tė jap kėtė shumė, borxh, dhe tė vazhdoj tė jetoj pa problem? Pra, nėse mė humbasin aq lekė, do mė bėhej njė dėm i madh?

    2) Ai ose ajo qė po mė kėrkon para borxh ėshtė me tė vėrtetė njė person qė unė e kam pėrzemėr, pėr tė cilin ia vlen ta marrė pėrsipėr kėtė shqetėsim?

    3) Pėr ēfarė do e ndihmojė borxhi? Nėse mikesha jote ka njė problem serioz ekonomik qė po ia bėn jetėn tė vėshtirė, normal qė do e ndihmosh. Por nėse nuk ėshtė kėshtu… “Tė kėrkosh dhe tė japėsh para hua nėnkupton njė shkallė tė lartė afėrsie: mos u druaj ta pyesėsh mikeshėn pėr ēfarė i duhen paratė: ėshtė e nevojshme tė heqėsh tė gjitha dyshimet”, thonė psikologėt.

    Mėso tė thuash jo

    Nėse, pasi e ke menduar mirė, nuk je mė e sigurt nėse do me tė vėrtetė t’ia japėsh borxhin:

    Pėrpiqu t’ia thuash qetėsisht. Kur dikush kėrkon ndihmė, nuk ėshtė e thėnė se gjithmonė merr pėrgjigje pozitive. Vetėm se miqėsia, mund tė mos mbetet mė e njėjta.

    Sajo njė gėnjeshtėr tė pafajshme: thuaji qė nuk ke para mėnjanė. Dhe nėse ajo e di qė ke njė llogari bankare, thuaji qė nuk i tėrheq dot para afatit.

    Sugjeroji njė mėnyrė tjetėr pėr tė gjetur paratė. Si pėr shembull ta drejtosh tek njerėz qė e bėjnė kėtė gjė zakonisht privatisht.

    Pra, nėse e ke kuptuar qė nuk ėshtė punė pėr ty tė japėsh hua, thuaje sa mė shpesh nėpėr biseda me mikeshat: kėshtu qė ato nuk do t’u vejė mendja te ty kur t’u duhen para.

    Jep hua, por nė mėnyrė tė sigurt

    Njė zgjidhje tjetėr diplomatike, ėshtė ajo qė mos t’ia japėsh tė gjithė shumėn e kėrkuar, por njė pjesė tė saj: “Nė kėtė formė do shmangėsh pėrgjigjen “jo” qė mund tė lėndonte miken tėnde”, shpjegojnė psikologėt. Vendos edhe datėn e kthimit: nėse jep para hua tani, thuaji qė do tė duhen nė qershor, pėr tė prenotuar pushimet e verės. Kur tė vijė koha do e kesh gati “pretekstin” pėr t’ia kujtuar.

    Nėse dėmi ėshtė bėrė

    E ke dhėnė borxhin dhe ajo nuk ka ndėrmend ta kthejė? Bėj si e shqetėsuar pėr tė, pa e dyshuar pėr asnjė ēast lojėn e saj tė ndershme: kėrko tė dish mos ėshtė njė ēast i vėshtirė, pėrderisa as nuk t’i ka kthyer paratė dhe se mos i duhet edhe mė shumė kohė qė t’i mbledhė. Do ndihet e detyruar tė tė japė mė shumė informacion. Dhe kėshtu nuk do e lėndosh.

    Ja disa taktika qė njerėz tė zakonshėm ndjekin nė jetė dhe qė funksionojnė”

    Shiko kalendarin/Kėrkojini borxhet nė fillim tė muajit dhe larg pushimeve, nė mėnyrė qė ta kenė tė mundur t’jua kthejnė.

    Njė truk pėr tė pasur mbrapsht paratė e tua

    I ke paguar drekėn njė shoqeje. Pastaj ajo bėn sikur nuk ka ndodhur gjė. Atėherė, ti herės tjetėr harron portofolin nė shtėpi…

    Gjej njė justifikim, por qė tė jetė i besueshėm

    Njė mikeshė tė kėrkon borxh 1 milion lekė (tė vjetra). I thua se po kursen pėr tė blerė makinėn. Kėshtu nuk humbet as mikeshėn as shumėn e parave.(MAPO)

      Ora ėshtė 20/5/2024, 18:40