BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Eduart Dema: Jam i fejuar, kėnga ma forcon dashurinė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Eduart Dema: Jam i fejuar, kėnga ma forcon dashurinė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/5/2012, 23:47

    Eduart Dema: Jam i fejuar, kėnga ma forcon dashurinė! 01190

    Dhe pse ka pak vite nė skenė ai ėshtė bėrė njė ndėr kėngėtarėt mė tė kėrkuar nga shoqatat shqiptare nė Greqi, por dhe nga drejtuesit e aktiviteteve artistike nė Jug tė Shqipėrisė. Zbulimi i tij si kėngėtar erdhi i rastėsishėm nga shokėt kur shkonin nė buzukėt e Athinės dhe ai kėndonte apo shoqėronte kėngėtarėt grekė. Ishin ata qė i thanė se do tė bėhesh kėngėtar. Dhe ai e mirėpriti kėtė dėshirė tė shokėve dhe dhunti tė tij duke ju dhėnė tėrėsisht kėngės. Kėndoi nė disa buzukė grek, ku kėrkohej kualitet dhe tashmė po shfaqet para publikut shqiptar me 5 klipe dhe nėntė kėngė nė njė album shumė interesant “Lum ai qė s’prishi fjalė”.

    Kohėt e fundit disa aktivitete nė Greqi si jeni mirėpritur?

    Si mos mė mirė. Nė Greqi kam shumė fansa, por dhe lidhje me tė gjitha shoqatat. Ndihem si mes miqsh tė vjetėr.

    Si u zbulua talenti i Eduartit pėr kėngėn?

    Fare rastėsisht. Unė kėndoja gjithmonė nė shtėpi edhe me gjyshin nė darkė, por kėndoja pėr qefin tim. Kėndoja si kėndojnė vlonjatėt nė shtėpi apo nė dasma pa menduar qė tė bėhesha kėngėtarė i mirėfilltė. Kėndoja labēe, por edhe kėngė popullore vlonjate. Kur shkova nė emigracion s’u ndahesha buzukėve tė famshme greke. Kėngėt e tyre popullore janė afėrsisht si tonat. Kanė shumė tė pėrbashkėta. Aty kėndoja bashkė me kėngėtarėt. Kjo pėr disa vjet. Shokėt e mi kishin vėnė re se unė kėndoja bukur. Ata ngulmonin qė unė tė bėja provė. Fillova tė kėndoj nėpėr mbrėmje. Dasma dhe nė fejesa. Po pėlqehesha pėr ēdo ditė e mė shumė. Fillova tė kėndoj edhe nėpėr buzukėt grekė. Po shikoja se mė ishte hapur rruga, Kėnga ishte brenda meje dhe unė isha brenda kėngės. Tashmė s’mund tė ndaheshim nga njeri -tjetri,

    “Lum ai qė s’prishi fjalė” a ėshtė albumi qė i ka kėnaqur shijet e tua?

    Besoj se po. Titulli ka lidhje me fėmijėrinė time. Pėr ato vite kur rritesha nė prehrin e gjyshėrve tė mi, tė cilėt bashkė me kujdesin mė jepnin shumė kėshilla pėr jetėn, tė cilat mė janė ngulitur nė mendje. Gjyshi sa herė binte fjala pėr miqtė dhe tė njohurit mė kėshillonte “Bir, nė jetė tė jesh i kujdesshėm. Mos lakmo shumė. Puno me djersė dhe me nder. Por me njė synim. Tė mos kesh nė qendėr tė vėmendjes paranė por njeriun. Bė sa mė shumė miq dhe mundėsisht asnjė armik. Pasuria vete dhe vjen ndėrsa miqėsia ėshtė e shenjtė”. Dhe kėto fjalė nuk mi thoshte njėherė, por sa herė nė shtėpinė e tij bujtnin miq.

    Si shumė kėngėtarė jugorė ju keni zgjedhur kėngėn popullore. Pėrse keni zgjedhur pikėrisht kėngėn popullore pėr interpretim?

    Kjo pėr shumė arsye, por e para ėshtė se Vlora ku jam rritur ka nė themel kėtė kėngė. Vlora, labēen dhe populloren i ka dy themele tė shpirtit tė artit. Kjo kėngė mė vjen pėr shtat, mė jep forcė, mė bėn krenar, pastaj gjen dhe fabul popullore. Njė pjesė e historisė sė Vlorės ka ardhur deri nė ditėt e sotme edhe nėpėrmjet kėngės. Pra kjo kėngė nė disa momente ka zėvendėsuar dhe historinė. Janė dhe veglat muzikore qė kėndohet kjo kėngė njė tjetėr shtysė. Klarineta, defi, fizarmonika, violina, janė njė katėrshe magjike qė mė bėn tė meditoj por edhe tė frymėzohem. Kėto vegla i kanė shoqėruar kudo kėngėt e popullit dhe duket se janė shpikur enkas pėr popullin tonė.

    Njė album ka shumė vėshtirėsi. Me kė keni bashkėpunuar nė albumin e fundit?

    Me kompozitorin e mirėnjohur Adrian Hila dhe me autor tekstesh Nehip Seraj dhe Spiro Xhavara. Por dua tė them se, disa tekste dhe disa kėngė muzikėn e kam bėrė vetė. Pra jam kantautor. Tekste apo poezi kam bėrė ende pa filluar tė kėndoj. Ka qenė si njė hobi e vegjėlisė.

    Pas kaq kohėsh a mendoni se keni realizuar ēfarė keni dashur nė kėtė album?

    Tani mė shumė se kurrė. Pėrderisa shtėpia diskografike : Supersonik: ka ngelur e kėnaqur apo albumin ė treg po kėrkohet s’ka pėrse tė mos jem i kėnaqur. Kjo s’do tė thotė kam arritur gjithēka, por ėshtė njė nisje e mirė.

    Greqi-Shqipėri. Ky ėshtė rrugėtimi juaj i pėrhershėm. Ndihesh i lodhur?

    Jo, aspak! Kjo ėshtė puna ime.. Jam dhe nė Shqipėri, pasi kėtu marr dhe mėsime suplementare dhe terreni ėshtė mė i pėrgatitur pėr kėngėt qė unė kėndoj. Pastaj unė tashmė jam i njohur nė zonėn time dhe kam pasur dhe kam kėrkesa tė vazhdueshme nė fejesa, dasma, lokale. Lidhjet fisnore. Lidhjet shoqėrore kėtu janė mė tė mėdha se nė Greqi, por atė vend sigurisht nuk e lė nė hije, jo se aty u zbulova si kėngėtar, por sepse edhe aty kam kėrkesa tė vazhdueshme nga miqtė e mi. Mund tė them se jam tek tė dy vendet njėlloj.

    Thonė se Eduarti ėshtė fejuar?

    (Qesh).Po, jam i fejuar dhe ndihem mirė. E fejuara ime mė ka lehtėsuar shumė gjėra. Mė jep kohė tė lirė por dhe qetėsi shpirtėrore. Por nga ana tjetėr mė ka hequr shumė fanse (qesh, ndėrsa e fejuara thotė tė kundėrtėn tanimė i janė nėnshtruar fanset).

    Mendoni se jeni nė kohėn e pėrshtatshme pėr martesė?

    Besoj po. Fejesa ka ardhur nė kohėn e duhur, matėsa mbetet vetėm diēka fiktive. Familja tė bėn mė tė orientuar nė njėjtė. Kėtė e kam si trashėgimi familjare ose si kėshillė familjare.

    Jeni supersticioz?

    Jam. Besoj tek diēka hyjnore.

    Pijedashės?

    Pak. Nė raste pi verė apo birrė. Me tė familjes nė raste tė veēanta pijen tradicionale, rakinė. Por kurrė nuk e teproj. Alkooli tė dėmton zėrin.

    Marrėdhėniet me librin?

    Jo tė mira. Puna jonė ėshtė si autobusėt. Sa nė njė vend nė tjetrin. Por kur kam kohė lexoj romane. Ndėrsa gazetat kur jam nė Shqipėri i ndjek ēdo mėngjes.

    Ē’ėshtė dashuria pėr ju?

    Njė kėngė popullore e pafund.

    Motivi qė ndjek nė jetė?

    Puno, guxo, mos deformo. Ėshtė njė trio fjalėsh qė mė sjell fat.

    Besoni nė fat?

    Tek tri fjalėt e mėsipėrme?

    Ēfarė vlerėsoni tek njerėzit?

    Inteligjencėn dhe zemėrgjerėsinė. Dy elementė tė rėndėsishėm pėr mua.

    Hobet e fėmijėrisė i thatė, po hobet e tanishme?

    Gjuetia e kafshėve tė egra. E kam shumė qejf pyllin, zogjtė, por gjuetinė e kam si argėtimin mė tė madh. Kur gjej kohė i jepem tėrėsisht kėtij hobi apo sporti.

    Tė pėlqen politika?

    Mė pėlqejnė politikanėt e kompletuar qė mendojnė pėr popullin dhe jo pėr vete. Nė Europė ka shumė tė tillė nė Shqipėri s’kanė lindur ende.

    Jeni xheloz?

    Nė gradėn e fundit tė njė shqiptari normal.

    Albert Zholi Gazeta Telegraf

      Ora ėshtė 7/5/2024, 13:11