BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ja te mirat e patates dhe semundjet qe ajo sheron!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ja te mirat e patates dhe semundjet qe ajo sheron!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/5/2012, 11:29

    Ja te mirat e patates dhe semundjet qe ajo sheron! Images

    Konsumi i patates, pėrveēse shijon sė tepėrmi, ka edhe mjaft vlera ushqyese ēka ndihmon nė luftėn kundėr sėmundjeve. Tė paktėn sipas studimeve tė ndryshme rezulton se deri mė tani patatet janė karbohidrate tė cilat pėrmbajnė edhe shumė proteina, kjo i bėnė njė ushqim ideal pėr ata qė duan tė shtojnė nė peshė. Prania e shumė vitaminave si vitamina C dhe B-kompleks ndihmojnė nė thithjen e duhur tė kėtyre karbohidrateve. Kjo ėshtė arsyeja pse patatet janė pjesė tė pashmangshme nė regjimin ushqimor.


    1. Tretja

    Meqė patatet pėrmbajnė karbohidrate ata treten lehtė dhe pėr pasojė lehtėsojnė tretjen. Kjo veti i bėn patatet njė ushqim tė mirė pėr pacientėt, foshnjat dhe pėr ata qė nuk tresin dot ushqimet e forta, por qė kanė nevojė pėr energji. Por tė kujtojmė se nėse hahen shumė patate rregullisht mund tė shkaktojė aciditet nė afat tė gjatė. Patatet gjithashtu pėrmbajnė sasi tė konsiderueshme fibrash.

    2. Kujdesi i lėkurės

    Vitamina C, vitaminat B-kompleks dhe mineralet si kalium, magnez, fosfor dhe zink janė me vlerė pėr lėkurėn. Pėrveē kėsaj, tuli i shtypur i patates i pėrzier me mjaltė shėrben pėr njė fytyrė tė shkėlqyer,pėr qeskat poshtė syve dhe pėr njollat nė fytyrė. Pėrsėri, kjo masė nėse aplikohet nė vendet e djegura jep njė lehtėsim tė shpejtė.

    3. Skorbuti

    Vitamina C e pranishme nė patate mund tė ndihmojė nė parandalimin e kėsaj sėmundje tė shkaktuar pėr shkak tė mungesės sė vitaminės C. Ajo karakterizohet nga buzėt e plasaritura dhe mishrat e dhėmbėve me gjakrrjedhje,infeksione tė shpeshta virale si ftohje etj.

    3. Reumatizmi

    Vitaminat, kalciumi dhe magnezi nė patate ndihmojnė pėr njė lehtėsim nė reumatizėm. Uji i marrur nga patatet e ziera jep gjithashtu njė lehtėsim. Por pėr shkak tė pėrmbajtjes sė lartė tė niseshtesė ose karbohidrateve ajo tenton tė rrit peshėn e trupit gjė e cila mund tė jetė me efekte negative tek pacientėt reumatik.

    3. Ftohja

    Patatet janė shumė efektive nė inflamacionin e brendshėm apo tė jashtėm. Ato heqin inflamacionin tek zorrėt dhe sistemin e tretjes dhe janė njė ushqim i mirė pėr ata qė kanė ulcerė nė gojė. Patatet e shtypura mund tė aplikohen pėr tė lehtėsuar inflamacionet e jashtme, djegiet etj.

    4. Truri

    Funksionimi i duhur i trurit varet shumė nga niveli i glukozės, i furnizimit me oksigjen, nga disa pėrbėrės sė kompleksit B, nga disa hormone, aminoacide dhe acidet yndyrore siē ėshtė omega-3. Patatja mbulon pothuajse tė gjitha nevojat e pėrmendura mė lart. Ajo ėshtė e pasur me karbohidrate dhe mban nė nivele tė duhura glukozėn nė gjak e cila nuk lė pėr lodhje trurin dhe e bėn atė aktiv. Oksigjeni i cili dėrgohet nė tru me anė tė hemoglobinės nė gjak ka pėrbėrės kryesor hekurin. Patatet pėrmbajnė shumė hekur dhe kėshtu ndihmojnė pėr kėtė funksion gjithashtu. Fosfori dhe zinku tė gjetur nė patate janė tė vlefshme pėr trurin.

    5. Sėmundjet e zemrės

    Pėrveē vitaminave (B-kompleks, C), mineraleve dhe fibrave, patatet pėrmbajnė substanca tė quajtur Karotenoid (lutein, zeaxanthin etj) tė cilat janė tė dobishme pėr zemrėn dhe organet e tjera tė brendshme. Por pėrsėri, pasi patatja ngre nivelin e glukozės nė gjak dhe konsumimi i tepėrt mund tė ēojė nė trashje gjė e cila mund tė vėrė nė presion tė madh zemrėn nuk rekomandohet pėr njerėzit e dhjamosur dhe diabetike.

    6. Gurėt nė veshka

    Gurėt nė veshka janė shkaktuar kryesisht nga niveli i lartė i acidit urik nė gjak. Nė raste tė tilla, proteinat duhet tė shmangen, veēanėrisht proteinat shtazore tė tilla si mishi, gjel deti, karkaleca deti, peshqit e detit, vezėt, qumėshti si dhe spinaqi,fasulet tė cilat nė mėnyrė drastike rritin nivelin e acidit urik nė gjak. Hekuri dhe kalciumi gjithashtu ndihmojnė nė formimin e gurit. Patatja ėshtė e pasur me tė dyja kėto dhe normalisht nuk pėrshtatet nga kjo pikėpamje. Por kjo ėshtė shumė e pasur me magnez i cili refuzon grumbullimin apo depozitimin e kalciumit (kalcifikim) nė veshka dhe indet e tjera, duke e bėrė tė dobishėm kundėr formimit tė gurėve.

    7. Diarreja

    Patatja ėshtė njė ushqim i pasur me energji pėr ata qė vuajnė nga diarreja, pasi patatet treten lehtė si dhe janė tė buta. Por njė konsumim i madh mund tė shkaktojė diarre pėr shkak tė gėlltitjes sė tepėrt tė niseshtesė.

    Kėshilla

    Lėngu i patates ėshtė njė trajtim i mirė pėr djegiet, plagėt,ndrydhjet, problemet me lėkurėn, ulcerat, efektet e narkotikėve, kancerit tė mitrės kundėr formimit tė cisteve ose tumoreve. Nga ana tjetėr, duhet kujdes kur hani patate. Patatet jeshile janė helmuese sepse pėrmbajnė alkaloidė, si solanine, chaconine dhe arsenik tė cilėt nė mbidozė mund tė jetė fatale. Pėr mė tepėr, indeksi glicemisė tek patatet ėshtė shumė e lartė (mbi 80) dhe prandaj ata qė duan tė dobėson duhet tė shmangin patatet. “Patatja e ėmbėl ka njė ngjashmėri tė madhe me pankreasin dhe gjithashtu nxit funksionimin e shėndetshėm tė organit. Kėto lloj patatesh janė tė pasura nė beta karoten, i cili ėshtė njė antioksidant fuqishėm qė mbron tė gjitha indet e trupit, duke pėrfshirė pankreasin nga dėmtimet qė lidhen me kancerin ose plakjen”- thonė Shkencėtarėt. Pjesa e jeshile nė lėkurėn e patates ėshtė klorofil, por ky klorofil tregon se patatja ėshtė ekspozuar nė dritėn ku toksina natyrore e patates solanina ėshtė koncentruar nė mėnyrė tė dėmshme. Solanina ėshtė njė mekanizėm natyror i mbrojtjes sė patates pėr tė shmangur kėrpudhat dhe parazitėt. Ajo ka njė shije tė hidhur dhe gjithashtu ajo shkakton probleme me shėndetin dhe vdekjen. Ky kompleks ėshtė i qėndrueshėm nė temperaturė tė valė prandaj kėshillohet tė pritet dhe tė hidhet kjo pjesė. Pėr shkak tė kėtyre arsyeve, patatet kryesisht ishin pėrdorur pėr tė ushqyer kriminelė apo tė burgosurve tė luftės. /ikub/

      Ora ėshtė 17/5/2024, 09:54