BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si te parandaloni plakjen?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Si te parandaloni plakjen?

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/5/2012, 00:26

    Si te parandaloni plakjen? Images

    Gjumi:


    Puna gjatė ditės, angazhimet e tjera pas orarit tė punės, apo edhe emisionet nė orėt e vona tė natės, e shtyjnė orarin e gjumit. Kjo mund tė jetė shumė e dėmshme pėr shėndetin, pasi studimet e lidhin atė me presionin e lartė tė gjakut, diabetin, shtimin nė peshė dhe tė dukurit tė lodhur dhe mė tė mėdhenj nė moshė

    Nuk ėshtė e thėnė qė mund tė keni nevojė pėr 8 orė tė plota gjumi ēdo natė, por jepini mė shumė rėndėsi gjumit dhe trupi juaj do t’ju falėnderojė pėr kėtė. Nevojat pėr gjumė tė gjithsecilit janė tė ndryshme dhe pėr tė zbuluar se cilat janė nevojat tuaja, ekspertėt rekomandojnė qė ta hiqni alarmin e zgjimit dhe tė shikoni pėr sa orė gjumė ka nevojė trupi juaj.

    Tė ushqyerit: Njė dietė e pasur me sheqer prish linjat tuaja, por tashmė ekspertėt mendojnė se pėrveē kėsaj mund ta bėjė lėkurėn tuaj mė tė thatė dhe me rrudha. Pėrgjegjės pėr kėtė ėshtė procesi nėpėrmjet tė cilit sheqeri nė gjak u ngjitet proteinave, duke formuar proteina tė reja tė dėmshme.

    Sa mė shumė sheqer konsumoni, aq mė shumė kėto proteina shtohen, duke dėmtuar kolagjenin dhe elastinėn, tė cilat e ndihmojnė lėkurėn tė qėndrojė e tendosur dhe elastike, rrjedhimisht krijohen rrudhat. Kėto efekte fillojnė nė moshė 35-vjeēare dhe pėrparojnė shumė shpejt pas kėsaj moshe.

    Nuk ėshtė e lehtė ta eliminoni tėrėsisht sheqerin, por ta kufizoni atė mund t’ju ndihmojė. Kini kujdes sidomos me sheqerin e shtuar “vjedhurazi” nė disa ushqime, pasi shumė ushqime tė pėrgatitura pėrmbajnė sasi tė konsiderueshme sheqeri, tė fshehura nėn emra tė tjerė nė listėn e pėrbėrėsve.

    Stresi: Profesioni, ēėshtjet familjare e ekonomike shkaktojnė stresin e pėrditshėm, qė mbase mund tė duket normal. Stresi rrit pėrqendrimin e hormoneve kortizol dhe norepinefrinė nė gjak. Herė pas here, kjo mund tė jetė arsyeja pse shėrimi i njė sėmundjeje kėrkon njė kohė mė tė gjatė se normalja dhe pse zona tė trurit qė kanė tė bėjnė me tė lexuarit, kujtesėn dhe humorin, ndihen mė tė lodhura. Stresi nuk ikėn asnjėherė plotėsisht, por ėshtė diēka qė mund ta menaxhoni. Njė frymėmarrje e thellė ėshtė njė antistres shumė i mirė. Gjeni kohė pėr kėtė tė paktėn dy herė gjatė ditės. Nuk ju merr mė shumė se dy minuta. Bėjeni nė mėngjes, para gjumit dhe sa herė qė ndiheni tė mėrzitur.

    Ushtrimet trupore: Ushtrimet janė mė efektivėt kur ėshtė fjala pėr ta kthyer kohėn prapa, por shumė prej nesh nuk i kuptojmė pėrfitimet e tyre, sepse i lidhim thjesht me rėnien nga pesha.

    Studimet tregojnė se tė qenėt aktiv nė mėnyrė tė pėrhershme lufton fenomenin “brain fog” (mungesa e pėrqendrimit, harresa), redukton inflamacionin, parandalon diabetin e tipit 2 dhe tė tjera gjendje kronike qė pėrparojnė me kalimin e kohės.

    Mos i harroni nė dollap kėpucėt tuaja sportive. Zgjidhni sportin tuaj tė parapėlqyer si tė ecurit, ēiklizmin apo kėrcimi dhe pėrpiquni ta praktikoni pėr rreth 25 minuta nė ditė. Shtojini pak nga pak kėto minuta me kalimin e kohės dhe nėse ndonjė ditė nuk arrini dot ta bėni, mos e lini kėtė tė bėhet zakon. Vazhdoni sėrish tė nesėrmen.

    Jeta sociale: Keni kohė qė nuk i keni takuar me miqtė tuaj, pėr shkak tė mungesės sė kohės? Studimet tregojnė se miqėsitė e mira ndihmojnė nė jetėgjatėsi dhe gjithashtu mund tė na ndihmojnė tė mbrohemi nga mbipesha, depresioni dhe problemet e zemrės. Ja pse ndihemi tė rimbushur me energji, pas njė takimi me miqtė e dikurshėm tė shkollės.

    Miqtė ju ndihmojnė tė qėndroni tė rinj. Nėse angazhimet e pėrditshme ju pengojnė, caktojeni njė ditė tė veēantė pėr takimet me miqtė. Gjithashtu, nė ndihmė ju vijnė edhe rrjetet sociale, si Facebook-u. Tė qėndruarit nė kontakt me miqtė ju ndihmon tė ndiheni mė afėr tyre. (lajmonline)

      Ora ėshtė 12/5/2024, 04:12