BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ushqimet kunder dhimbjes se kokes!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ushqimet kunder dhimbjes se kokes!

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/5/2012, 10:21

    Ushqimet kunder dhimbjes se kokes! Images

    Nėse dhimbja e kokės ėshtė shkaktuar nga njė ēekuilibėr i organizmit, mund tė trajtohet me ushqimet e duhura qė i largojnė shpejt dhimbjet.

    Dihet se shpeshherė dhimbjet e kokės ndikohen nga faktorė psikikė (si stresi) dhe ēekuilibrimet organike (vėshtirėsitė nė tretje, lodhja dhe sindroma premenstruale) qė pėrfshijnė tė gjithė organizmin. Dhimbja e kokės, qė paraqitet me simptoma tė ndryshme dhe qė pėrsėritet, kėrkon mbi tė gjitha njė ushqim tė zgjedhur: konsumimi i ushqimit tė gabuar mund ta nxisė atė, ndėrkohė qė njė dietė e ekuilibruar ndihmon nė reduktimin e fuqisė dhe shpeshtisė sė simptomave.

    Zbuloni dhimbjen tuaj tė kokės dhe gjeni kurėn

    Kush vuan nga dhimbja e kokės e di qė mund tė jetė herė e lehtė dhe e herė e fortė, duke zgjatur sipas rrethanave nė tė cilat shfaqet. Pėr t’u kuruar mirė duhet njohur mirė, sepse vetėm kėshtu mund tė vihen nė shėnjestėr burimet vėrtet tė efektshme tė dhimbjes sė kokės, si pėr t’u parandaluar ashtu edhe atėherė kur duhet tė ndėrhyjmė pėr ta kuruar. Ja njė klasifikim i thjeshtė, por i saktė. Zbuloni se cilit tip i pėrket dhimbja juaj e kokės dhe ndiqni kėshillat.

    Dhimbje e fortė

    Dhimbja e fortė e kokės shfaqet papritur. Mund tė shkaktohet nga kolla, sforcimi, ngrėnia e ushqimeve tė ftohta, pijeve alkoolike, apo lėngjet e frutave. Si ta njohim? Dhimbja ėshtė e shpeshtė dhe ke ndjesinė sikur ėshtė vėrtet e fortė.

    Dhimbje tkurrėse

    Kjo lloj dhimbje koke, qė njeh shkaqe tė ndryshme, ndikon seriozisht te personi dhe ka dhimbje tė forta, tė pėrqendruara te tėmthat, te njėri sy ose nė tė gjithė kokėn, qė ndryshojnė nė intensitet, kohėzgjatje dhe frekuencė. Si mund ta njohim? Zakonisht dhimbja shkaktohet nga njė tension i fortė dhe i vazhdueshėm muskulor, nga njė irritim nervor ose nėse disa momente tipike tė muajit (ėshtė rasti i dhimbjes sė kokės premenstruale), apo javės (zakonisht nė fundjavė).

    Ushqimet qė tė bėjnė me dhimbje koke

    Sekretet ushqimore pėr tė kuruar ēdo lloj dhimbje koke pa pėrdorur barna

    Marrėdhėnia mes ushqimit dhe dhimbjes sė kokės ėshtė shqyrtuar nga disa studime ndėrkombėtare. Shpesh ėshtė arritur nė pėrfundime tė tilla si pėr shembull, qė kėshillohet kafeja si ilaē pėr dhimbjen e kokės, duke qenė se ka efekt tė shpejtė pėr shkak tė veprimit vazokostruktor, por asnjėherė nuk merret parasysh fakti qė njerėzit janė tė ndryshėm. Nė fakt vlefshmėria e njė recete bazohet pikėrisht duke marrė nė shqyrtim ēdo rast: kėshtu e njėjta kafeinė nga e cila mund tė pėrfitojė njė pacient, mund tė jetė e dėmshme pėr njė pacient tjetėr.

    Si ta identifikoni tipin tuaj

    Pėr personat qė vuajnė nga dhimbja e kokės ėshtė e rėndėsishme tė kuptojnė se kujt lloji i pėrket shqetėsimi i tyre. Kėshtu, duke krahasuar karakteristikat e rastit personal me ato tė rreshtuara mė lart, mund tė gjeni kategorinė ku bėni pjesė. Ndėrkohė pėr tė shmangur dhimbjen e fortė tė kokės, filloni tė hani komposto kumbulle dhe pjeshke menjėherė sapo tė ndjeni shenjat e para. Nėse pas ngrėnies sė tyre dhimbja nuk ndryshon ose pėrmirėsohet atėherė ėshtė e tipit tė fortė; nėse pėrkeqėsohet ėshtė tkurrėse, ose e lidhur me mėlēinė.

    Rregullat bazė

    Pas pėrcaktimit tė llojit tė dhimbjes sė kokės, duhet tė pėrshtatni dietėn me shqetėsimin, duke eliminuar ushqimet qė shkaktojnė ose pėrkeqėsojnė simptomatologjinė. Arsyetohet duke ndjekur kėtė kriter: kush vuan nga dhimbjet tkurrėse tė kokės nuk duhet tė konsumojė ushqime qė ndikojnė nė ngushtimin e enėve tė gjakut dhe anasjelltas, ata qė kanė dhimbje tė forta koke nuk u kėshillohen ato ushqime qė shkaktojnė vazodilatacion.

    Ushqimet qė duhen shmangur kur dhimbja e kokės ėshtė tkurrėse…

    Nė tė tilla raste ėshtė mirė tė shmanget kripa, vezėt, panēeta, mishi, pula, peshku dhe disa nėnprodukte tė qumėshtit (djathėrat e kripur, kosi dhe rikota).

    …dhe kur ėshtė e fortė

    Kryesisht sheqeri, lėngjet e frutave, disa perime (domatet, marulet dhe patatet). Por mė kryesorja, qėndroni larg kafesė dhe alkoolit, qė shkaktojnė njė zgjerim tė enėve tė gjakut.

    Pėr tė gjitha llojet e dhimbjeve tė kokės dieta ėshtė pastruese

    Pėr tė gjithė, “pastrimi” i mėlēisė ėshtė shumė i rėndėsishėm. Qėllimi mund tė arrihet lehtė duke konsumuar mė shumė perime dhe supa (duke shmangur zarzavatet qė nuk kėshillohen), drithėrat (oriz, bukė dhe makarona, mė mirė nėse janė integrale) dhe proteina bimore (bishtajoret dhe nėnproduktet e sojės). (GAZETA SHQIP)

      Ora ėshtė 12/5/2024, 22:05