BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Aurela Gaēe: Mė mungon jeta e natės!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Aurela Gaēe: Mė mungon jeta e natės!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/6/2012, 22:22

    Aurela Gaēe: Mė mungon jeta e natės! 02148

    Asnjė risi muzikore nuk vjen pa njė plan nga kėngėtarja Aurela Gaēe. Duket se pėr ēdo stinė ajo ka kėngėn e duhur. Pas suksesit tė “Tranzit”, ajo ka promovuar kėngėn e re “Boom, Boom, Boom”, nė skenėn e “X Factor Albania”. Njė kėngė ritmike, plot energji, qė tė vė nė lėvizje dhe qė mbėshtetet nė motivet shqiptare gėrshetuar nė ato R&B, ka marrė miratimin e parė nga publiku qė e ka ndjekur live, ndėrsa kėto ditė kėnga do tė vijė edhe me njė klip. Nė kėtė intervistė pėr “Summer Time”, Aurela ka treguar mė tepėr rreth kėsaj kėnge, albumit tė saj, si edhe ndonjė detaj qė duket se i mungon qėkurse ėshtė bėrė nėnė!

    Aurela, prezantuat kėngėn e re “Boom Boom Boom”. Si ishte reagimi i parė?

    Besoj se ėshtė mirėpritur, kėtė e them pas duartrokitjeve nga publiku dhe mesazheve qė kam marrė. Por pėr mė tepėr, pėr sa i pėrket pjesėmarrjes sime nė “X Factro”, ishte e rėndėsishme pėr mua tė mbėshtesja Xhesikėn, pasi kam qenė vetė dikur nė hapat e parė dhe kam pasur nevojė qė dikush tė mė mbėshteste. Akoma edhe sot qė kam vite nė skenė e dua mbėshtetjen.

    Kėnga do tė shoqėrohet me klip?

    Po, kėnga do tė shoqėrohet me klip, tė cilin po e xhiroj. Nė fakt do tė doja qė ta mbaja pėr veten time kėngėn dhe ta prezantoja vetė nė kohėn e duhur me klip, por skena e “X Factor” donte zjarr, kėshtu qė i dhashė kėtė kėngė. Me kėtė rast, dua tė falėnderoj Dr. Florin, me tė cilin kam punuar kėtė kėngė e nė fakt kemi njė bashkėpunim tė gjatė dhe tė suksesshėm, dhe Edlir Begollin qė kanė bėrė muzikėn dhe orkestracionin. Gjithashtu pėrshėndes Joni Peēin pėr veshjet qė ka realizuar, make up artist Lilin, dhe sigurisht Albi Nakon.

    Pėrherė luani me ngjyrat dhe modelet e flokėve, kėtė herė flokė blu dhe njė “A e gdhendur nė kokė”… Pėrse?

    Tatuazhin e kam bėrė me idenė pėr tė bėrė diēka ndryshe dhe kur nuk po gjeja ndonjė gjė tjetėr bėra A. Mua mė pėlqen gjithmonė tė luaj me flokėt. Aurela, prej kohėsh keni folur pėr albumin tuaj.

    A ka ardhur koha tė prezantohet ai?

    E vėrteta e albumit ėshtė se unė pretendoja ta nxirrja nė kohėn kur kam publikuar kėngėn “Origjinale”, pasi ajo kėngė ėshtė pjesė e albumit. Isha duke punuar nė atė kohė pėr tė, mė kishin mbetur edhe pak kėngė, mė tej unė shkova nė Eurovizion dhe aty stopoi ēdo gjė, isha shtatzėnė, linda pastaj dhe pėr njė vit nuk iu pėrkushtova dot. Por, ama, jam munduar ta mbaj publikun pranė me kėngėt “Cash”, “Tranzit” dhe kėtė kėngė gjithmonė tė ndezur dhe kėto kėngė do tė jenė nė kėtė album. Kėshtu qė albumin po e shijoj.

    Kėtė verė si e keni parashikuar?

    Vera ėshtė gjithmonė e nxehtė me punė, shpresojmė edhe ca pushime gjithashtu.

    Pėrveē ca pushimeve tė gjata nga skena, ēfarė ka ndryshuar tek ju qė me lindjen e vajzės?

    Nė pjesėn artistike nuk ka ndryshuar gjė, pasi kėngėt qė kam nxjerrė ishin realizuar para se Grace tė vinte nė jetė, por jam bėrė mė e ndjeshme, mė familjare, sepse mua mė pėlqen shumė jeta e natės dhe mė mungon qė kur jam bėrė nėnė, por ama jam e lumtur dhe e mbushur shpirtėrisht me atė ēfarė kam. Dhe kjo ėshtė vetmja gjė qė ka ndryshuar qė kur jam bėrė nėnė. Koha Jone

      Ora ėshtė 8/5/2024, 02:08