BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Floriana Garo: Unė, “Vajza e Motit”, me ėndrra tė mėdha pėr televizionin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Floriana Garo: Unė, “Vajza e Motit”, me ėndrra tė mėdha pėr televizionin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/6/2012, 16:02

    Floriana Garo: Unė, “Vajza e Motit”, me ėndrra tė mėdha pėr televizionin! 02155

    Floriana Garo, prezantuesja e Motit nė televizionin “ABC News” ėshtė bėrė njė nga imazhet mė tė dashura dhe tė pėlqyera tė ekranit. Kjo pėr vetė natyrėn, ėmbėlsinė dhe thjeshtėsinė qė ajo pėrcjell edhe atėherė kur thotė se moti do tė jetė i vranėt, kur ne mezi presim ditėt e nxehta…! Me tė drejtė, Arian Ēani e ka cilėsuar “Miss Moti”. Me mjaft intuitė u tregua edhe kompania “Cortefiel” kur zgjodhi pikėrisht Florianėn si imazh tė saj.

    E sigurt nė kėtė sukses qė duket gjithmonė nė rritje, “Geraldina Spossa” vendosi qė Floriana tė ishte mes personazheve tė njohur modele nė sfilatėn qė realizoi pak ditė mė parė nė Tiranė… Kjo sepse Floriana i ka tė gjitha premisat pėr tė mbizotėruar nė pasarelė, pėr tė tėrhequr nė ekran, e pėr tė qenė njė nga figurat mė premtuese tė sė ardhmes. Nė kėtė intervistė pėr “Summer Time”, Floriana na tregon mė tej rreth vetes sė saj….

    Floriana, kėtė javė morėt pjesė nė njė sfilatė fustanesh nusėrie. Ēfarė emocioni ndjetė?

    Pata emocione pėr faktin se “Geraldina Sposa” ėshtė njė emėr shumė prestigjioz dhe unė doja ta pėrfaqėsoja denjėsisht. Krahas kėsaj, kjo ishte sfilata ime e parė nė Shqipėri dhe unė doja tė krijoja njė imazh pozitiv tek publiku.

    Tė prezantosh Motin ēfarė do tė thotė pėr ju?

    Ėshtė diēka e kėndshme tė njihesh si “Vajza e Motit”, dhe e konsideroj si njė fillim tė mbarė tė karrierės sime nė televizion. I jam shumė mirėnjohėse “ABC News ” qė ma ka of ruar kėtė mundėsi, duke pėrmbushur kėshtu njė nga pasionet e mia tė hershme. Duke mė njohur, njerėz tė zakonshėm mė pyesin vazhdimisht si do tė jetė moti dhe unė ju kthej pėrgjigje me shumė kėnaqė- si.

    Mendoni se ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė hyrė nė televizion?

    Ėshtė njė mėnyrė e mirė, sepse tė jep mundėsinė qė t’i arrish gjerat gradualisht. Tė jep mundėsinė ta provosh veten se ku je, tė shohėsh progresin dhe efektin qė krijon imazhi yt tek publiku. Ndėrkohė, arrin tė krijosh njė ide mė tė qartė pėr tė ardhmen nė televizion.

    Tė qenit imazh i “Cortefiel”, ju ka bėrė mė tė famshme. Ju vetė si e keni pėrjetuar?

    Ka qenė njė mundėsi shumė e mirė qė mė ėshtė ofruar dhe unė e kam pranuar pa hezitim. “Cortefiel” ėshtė njė firmė shumė prestigjioze dhe unė ndjehem e nderuar qė jam imazh i saj nė Shqipėri. Sė bashku me Drinin, Bojkenin dhe tė gjithė stafin e angazhuar gjatė xhirimeve tė reklamave kemi bėrė njė punė tė mirė. Reklamat janė pėlqyer shumė dhe unė jam shumė e lumtur pėr kėtė.

    Floriana, jashtė ekranit ēfarė natyre jeni?

    Mė pėlqen ta jetoj jetėn nė maksimum. Mundohem tė mos e shpėrdoroj kohėn dhe tė arrij gjithmonė objektivat qė synoj. Mė pėlqen tė udhėtoj, tė darkoj jashtė, tė ndjek modėn, tė lexoj, tė kaloj kohė me tė fejuarin tim dhe miqtė e mi tė ngushtė. Jam natyrė tolerante, liberale, e ēiltėr, dhe e mbushur me ėndrra pėr tė ardhmen.

    Ēfarė angazhimesh tė tjera keni pėrveē spikeres sė Motit?

    Unė vazhdoj masterin nė Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, kėshtu qė shkolla zė njė vend tė konsiderueshėm nė aktivitetet e mia. Krahas kėsaj janė punėt e ndryshme tė modelingut.

    Arian Ēani ju ka quajtur “Miss Moti”. Keni aspiruar dhe jeni bėrė pjesė ndonjėherė e ndonjė kompeticioni bukurie?

    Kam aspiruar shumė herė kur isha mė e vogėl, por jetesa ime nė SHBA, angazhimet me shkollėn, volejbollin, dhe punėn nuk ma kanė mundėsuar kėtė gjė deri tani. Megjithatė jam ende nė kohė. (qesh).

    Meqė jemi nė sezon veror e keni zgjedhur periudhėn e pushimeve?

    Po, kam njė plan qė tė shkoj nė Kinė kėtė verė. Ka qenė gjithmonė njė ėndėrr e imja tė shoh atė pjesė tė botės dhe jam e lumtur qė jam shumė pranė kėsaj ėndrre. Ndoshta bashkė me tė fejuarin tim, bėjmė edhe njė udhėtim nė Cote D’ Azur.

    Si njohėse e Motit kur do tė jenė javėt mė tė nxehta pėr tė pushuar shqiptarėt kėtė verė?

    Unė e marr tė saktė informacionin e motit vetėm pėr 2-3 ditėt e ardhshme, megjithatė, mund tė aludoj se Gushti do tė ketė javėt mė tė nxehta pėr tė pushuar. Sipas informacionit tė MeteoAlb, deri nė korrik do tė ketė herė pas here reshje shiu, tė cilat do t’i ulin disi temperaturat. Gazeta Koha Jone

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 21:49