BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lira Burgija: “Pasditja realizoi ėndrrėn time”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lira Burgija: “Pasditja realizoi ėndrrėn time”

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/6/2012, 10:08

    Lira Burgija: “Pasditja realizoi ėndrrėn time” 02161

    Ajo ėshtė prezantuesja qė jemi mėsuar ta shohim ēdo ditė nė “Pasdite” nė Top Channel. Brenda njė kohe tė shkurtėr ajo ka ditur tė bėjė pėr vete audiencėn me modestinė e njė gazetareje dhe lirshmėrinė qė e karakterizon. Eksperienca nė “Pasdite” jo vetėm e ka rritur profesionalisht por e ka bėrė dhe mė tė ndjeshme. Pėrtej “Pasdites” prezantuesja qė dikur mbante kurorėn e “Miss Tiranės”, na rrėfen pėr jetėn e saj tė pėrditshme, pasionet dhe ėndrrat nė sirtar.

    Atė e shohim ēdo pasdite nė Top Channel. Ėshtė Lira Burgija vajza simpatike, e cila fitoi besimin e drejtuesve tė Top Channel pėr tė qenė moderatorja e “Pasdite” nė Top Channel, njė program sa social, aktual dhe argėtues. Pėrzgjedhja nuk ishte e rastėsishme, fati e ndihmoi pas disa viteve eksperiencė nė televizion, radio dhe studimet nė degėn e gazetarisė duke i formuar asaj personalitetin e njė gazetareje tė vėrtetė. Nėse para pak kohėsh e shihnim teksa raportonte nė lidhje direkte pėr “Top News” ku punoi prej disa vitesh si gazetare nė terren, sot Lira bėn njė punė ku i duhet tė pėrballojė me energji dhe kreativitet rubrikat e ēdo pasditeje. Gazetarja elegante na rrėfen se eksperienca e saj nė kėtė transmetim direkt e ka rritur shumė jo vetėm profesionalisht por dhe emocionalisht. Ka qeshur dhe qarė pėr historitė qė ka dėgjuar e tė cilat kanė qenė pjesė bazike e programit. Pėrtej “Pasdites” Lira na rrėfen pėr jetėn e saj, pasionet, dėshirat e shumė tė tjera.

    Lira ju njohim si prezantuese e emisionit tė pėrditshėm, “Pasdite” nė Top Channel. Cili ėshtė rrugėtimi juaj pėr tė ardhur deri kėtu?

    Dėshira ime pėr gazetarinė dhe televizionin nisi me angazhimin nė njė projekt televiziv tė “Unicef” dhe Televizionit Shqiptar. Qė nė moshė tė vogėl kam qenė pjesė e programit pėr tė rinj “Troē” ku moderoja si dhe realizoja kronika nė terren mbi tematika qė shqetėsonin tė rinjtė. Mendoj se ka qenė kjo eksperiencė qė mė hapi portėn drejt rrugės qė do tė merrja mė pas me studimet nė degėn e gazetarisė nė Universitetin e Tiranės.

    Prej rreth katėr vitesh kam punuar nė televizionin Top News, fillimisht si gazetare e lajmeve nga bota dhe rajoni e mė pas si gazetare e ēėshtjeve sociale. Sa herė i rikthehem ekperiencės nė Top News, duke qenė edhe mė e vogla e redaksisė, mendoj se kam qenė vėrtet me fat qė kam punuar me gazetarė aq profesionistė e qė mė kanė mėsuar aq shumė. Mendoj se ka qenė njė etapė shumė e rėndėsishme sa i pėrket formimit tim.

    “Pasdite” ėshtė njė emision intensiv, qė kėrkon pėrveēse punė dhe kreativitet edhe shumė energji pėr ta pėrballuar?

    “Pasdite” ėshtė njė punė nė grup qė kėrkon impenjim tė madh pėr shkak se ėshtė njė program i pėrditshėm. Ēdo ditė pėrballesh me tė ftuar tė ndryshėm ndėrsa temat luhaten nga ato sociale, aktualiteti e deri te kultura, showbizi apo stili i tė jetuarit. Ėshtė njė fiskulturė e mirė por qė kėrkon pėrkushtim tė madh dhe pėrqėndrim maksimal. Nga ana tjetėr ky program mė ka mėsuar tė jem racionale sa i pėrket energjive e t’i shpenzoj nė kohėn dhe vendin e duhur.

    Si ndodhi pėrzgjedhja juaj?

    Isha nė ditėt e fundit tė punės nė “Top News” para se tė shkoja me pushimet e verės kur drejtori artistik nė Top Channel, Bujar Kokonozi mė propozoi tė bėja njė provė si pjesė e njė audicioni qė po zhvillohej pėr pėrzgjedhjen e moderatores sė re tė “Pasdites”. Fillimisht mendova, ėshtė njė sipėrmarrje e vėshtirė, por sot dua ta falėnderoj shumė qė mė besoi atėherė kur unė vetė nuk mendoja. Dy ditė pas audicionit mė lajmėruan qė isha pėrzgjedhur pėr tė moderuar. U gėzova shumė por nė tė njėjtėn kohė i thashė vetes, pjesa mė e vėshtirė nis tani. Ah po, m’u desh tė anuloja edhe pushimet, (qesh).

    A ka disa kredenciale tė veēanta qė duhet t’i pėrmbushė njė prezantuese televizive?

    Sigurisht qė ka por mendoj se pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje mund ta japin mė tė saktė ata qė kanė vite e vite qė punojnė nė kėtė fushė. Nė cilėsinė e publikut, unė personalisht vlerėsoj te njė prezantues tė qenurin i drejtpėrdrejtė, i vėrtetė dhe sa mė pranė atyre qė tė ndjekin.

    Sa ka ndikuar tek ty ky format qoftė profesionalisht ashtu edhe emocionalisht?

    Profesionalisht mė ka rritur nė ēdo aspekt edhe se kam akoma shumė punė pėr tė bėrė. Thuajse ēdo ditė mėsoj diēka tė re. Emocionalisht mendoj se mė ka bėrė mė tė ndjeshme ndaj problemeve me tė cilat pėrballemi ēdo ditė por mbi tė gjitha ndaj personave apo fėmijėve me nevoja speciale. Ka patur histori qė mė kanė bėrė tė qaj ashtu sikurse kam qeshur pafund tė premteve kur pasditja bėhet pak mė rozė, apo kur nė studio kemi patur tė ftuar vėrtetė interesantė.

    Ka raste qė lodheni dhe vjen njė moment kur thua se ndoshta tė duhet pak pushim?

    Muajin e parė lodhesha mė shumė sepse ishte fillimi dhe si ēdo fillim ka qenė i vėshtirė. Ka raste kur e them akoma, por pasi emisioni shkon mirė harron ēdo tension apo stres qė mund tė kesh patur para se tė hyje nė transmetim direkt.

    Tė ka ndihmuar fakti qė dikur ke fituar njė kurorė missi?

    Gjithmonė kam qenė e mendimit se bukuria humbet ēdo vlerė nė momentin kur personi lė pėr tė dėshiruar sa i pėrket pėrmbajtjes apo formimit. Kurorėn mirė qė ma kujtove ti se e kisha harruar, (qesh).

    Zgjedhja pėr tė qenė nė fushėn e gazetarisė e tė prezantimit ka qenė ėndėrr e dikurshme?

    Ka qenė njė ėndėrr e hershme pėr realizimin e sė cilės kam punuar ēdo ditė. Prandaj nė puntatėn e parė para se tė hyja nė transmetim direkt i thashė vetes: “A nuk ėshtė kjo ėndrra qė ke patur qė e vogėl?! Jepi! Bėje!”.

    Si ndihet Lira para transmetimit?

    Varet nga emisioni. Nė rastet kur tema ėshtė impenjative pėrqendrohem nė maksimum para transmetimit direkt. Nė ato momente mund tė mė thuash shumė gjėra, por nėse nuk kanė lidhje me temėn apo tė ftuarin ėshtė e sigurt qė tė kam dėgjuar shumė pak pėr tė mos thėnė aspak.

    Por mė pas?

    E relaksuar sepse ēdo gjė shkoi mirė.

    Mendon se talenti dhe lirshmėria janė tė lindura apo fitohen me pėrvojėn dhe punėn?

    Ēdo ditė qė kalon tė mėson diēka tė re. Secili ka individualitetin e tij por nėse kontraktohesh apo nuk ndjehesh komode para kamerave, pėrballė tė ftuarve apo pėr njė mijė e njė arsye tė tjera, mendoj se nuk mund tė japėsh mė tė mirėn tėnde. Prandaj pėrvoja dhe puna ėshtė e rėndėsishme, sepse tė ndihmon tė kultivosh atė qė ke dhe ta shfaqėsh para publikut.

    Cilat janė prezantueset me famė botėrore qė tė frymėzojnė e prej tė cilave do doje t’u “vidhje” ndonjė truk?

    Le te themi qė kam disa moderatorė qė i adhuroj pėr atė ēfarė pėrfaqėsojnė. Mė pėlqente shumė Larry King tek “Larry King Live”. Kam ndjekur po ashtu edhe televizionin italian, tė cilin ne shqiptarėt e marrim shpesh si pikė referimi. Mė pėlqenin programet e Paolo Bonolis, Maurizio Constanzos por edhe tė Maria De Filippit apo Chiambretti.

    Do doje ndonjėherė tė ndryshoje ndonjė gjė nė jetėn tėnde?

    Jeta qė bėj mė pėlqen por duke qenė njeri qė kėrkon shumė, sigurisht qė mund tė gjej plot gjėra pėr tė ndryshuar. Pėr shembull do tė mė pėlqente tė udhėtoja mė shumė. Puna mė ka privuar shpesh nga lėvizjet jashtė Shqipėrisė edhe se do tė doja tė kisha mė shumė kohė nė dispozicion pėr tė vizituar qytete apo vende tė reja.

    Cila ėshtė filozofia qė besoni pėr tė qenė e lumtur?

    Besoj se asgjė nė jetė nuk ėshtė e pamundur. Nėse pėrpiqesh dhe e do shumė diēka mund t’ia dalėsh.Por edhe nėse rrėzohesh rėndėsi ka tė ngrihesh sėrish dhe tė vazhdosh rrugėn e nisur pa humbur asnjėherė besimin te vetėvetja.

    Bukuria lidhet zakonisht me konceptin e elegancės sė tejskajshme dhe dietave qė vajzat mbajnė?

    Nuk ka ndonjė rregull tė shkruar qė bukuria e jashtme u pėrket vetėm eleganteve tė tejskajshme. Ka shumė vajza dhe gra tė bukura edhe se linjat e tyre mund jenė tė kolme apo janė tė shėndetshme…Po ashtu jam kategorikisht kundėr dietave drastike qė mbajnė shumė vajza dhe gra e qė mund tė jenė shumė tė dėmshme pėr shėndetin. Unė vetė perpiqem tė pėrzgjedh ushqime sa mė tė shėndetshme dhe tė shmang fast food-et. Gjithsesi besoj se bukuria e jashtme ėshtė mė shumė se kaq…ėshtė tė ndihesh mirė me veten…ėshtė mėnyra si sillesh, si flet, mėnyra si ecėn e njė kompleks gjėrash tė tjera.

    Libri i fundit?

    Pėrpiqem qė ēdo ditė t’i kushtoj minimumi njė orė e gjysmė librave. Nė fundjavė ndoshta mė shumė sepse kam mė tepėr kohė nė dispozicion. Kam lexuar pjesėn mė tė madhe tė librave qė mora nė panairin e fundit. Kam nė dorė “Varrezat e Pragės” tė Umberto Ecos.

    Shikon telenovela?

    Telenovela nuk shoh kurrė por dikur kam parė edhe unė.

    Po lookut sa kohė i kushtoni? Ėshtė e rėndėsishme tė jesh tejet e kuruar si njė person mediatik?

    I kushtoj rėndėsi pamjes sė jashtme por nuk bėj pjesė tek ata persona manjakė pas orėve tė gjata nė qendrat estetike…I frekuentoj rregullisht, bėj trajtimet qė mė duhen. Mė pėlqen tė jem sa mė natyrale dhe e thjeshtė. Sa i pėrket veshjeve jam shumė sportive. Pėlqej veshjet casual, tė sheshtat, xhinset qė janė artikulli im i preferuar i garderobės por edhe kompletet sportive. Ndryshe nga orėt nė qendrat estetike, ato nė palestėr i shijoj shumė. Mundohem tė shkoj rregullisht madje mėrzitem shumė kur pėr shkak tė punės mė duhet tė mungoj. Palestra pėrveēse mė mban nė formė mė ndihmon pėr tė shkarkuar tė gjithė energjinė negative dhe stresin.

    Mes karrierės dhe dashurisė cilėn do zgjidhni?

    Familjen.

    Ēfarė mund tė na thoni pėr kėtė tė fundit?

    Njė mrekulli.

    Njė ėndėrr nė sirtar?

    Ndoshta njė eksperiencė akademike jashtė vendit.

    Revista Shqip

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 20:49