BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Andressa: “Nė Shqipėri ndihem mė e lumtur se nė Brazil”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Andressa: “Nė Shqipėri ndihem mė e lumtur se nė Brazil”

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/6/2012, 13:12

    Andressa: “Nė Shqipėri ndihem mė e lumtur se nė Brazil” 02162

    Cila ėshtė nė tė vėrtetė braziliania seksi qė shfaqet ēdo tė dielė pėrkrah Ardit Gjebreas? Cila ėshtė e kaluara e saj, jeta qė bėn nė Tiranė dhe ēfarė e ka shtyrė tė heqė dorė nga njė shtet i mrekullueshėm ekzotik pėr t`u vendosur nė Shqipėri…

    Nuk keni folur shpesh pėr shtypin shqiptar, kėshtu qė pėr ta filluar kėtė bisedė, do ishte i domosdoshėm njė prezantim…

    Jam nga Brazili, nga njė lokalitet me emrin Minas Gerar. Kam jetuar atje fėmijėrinė, deri nė moshėn 18 vjeēare, sepse mė pas u zhvendosa nė Rio de Janeiro. Aty kam jetuar me mamanė time vetėm pėr dy vite, pastaj pjesėn tjetėr kam jetuar vetėm, ose me shoqe.

    Si ishte tė jetoje e vetme nė njė qytet tė madh si Rio?

    E mėrzitshme! Nuk ėshtė bukur tė zgjohesh nė mėngjes e tė mos kesh kujt t`i thuash “mirėmėngjes”. Njeriu ka nevojė tė ndajė me dikė gjėrat e pėrditshme, qoftė dhe me njė mik. Tė jetoja vetėm, nuk ishte aspak pėrvojė e bukur.

    Si ka qenė jeta jote nė Brazil?

    Kam shkuar nė njė shkollė baleti, falė sė cilės kam pasur mundėsi dhe tė udhėtoj shumė nėpėr botė. Herė pas here na siguroheshin kontrata falė tė cilave mund tė punonim nė vende tė ndryshme tė Europės.

    Pra, ti ke qenė shpesh nė Europė?

    Po. Kam qenė me trupėn e baletit nė Paris, Rusi, Itali e shumė shtete tė tjera. Sipas kontratave, qendronim nė kėto vende pėr 7-8 ditė, ose dhe pėr gjashtė muaj maksimumi, pastaj detyroheshim tė ktheheshim nė Brazil. Pėr njėfarė kohe, jeta ime ka qenė e ndarė midis Brazilit dhe Europės, pėr shkak tė kėrcimit.

    Duket sikur je ndalur mė gjatė nė Itali, italishtja jote ėshtė pėrfekte!

    Jo, nuk kam jetuar kurrė nė Itali. Por kam pasur njė tė dashur italian, me tė cilin u njoha nė njė nga kėto udhėtimet e punės. Pata njė kontratė dhe u transferova nė Itali pėr disa muaj, por gjuhėn e kam mėsuar nė mėnyrė autodidakte kohė mė pėrpara. As me libra jo, por me anėn e njė fjalori, (qesh).

    Prej pak vitesh je vendosur nė Shqipėri. Si erdhe kėtu?

    Siē kam shkuar kudo tjetėr, prej punės. U kontraktova sė bashku me disa balerinė tė tjerė nga Brazili pėr tė kėrcyer kėtu pėr disa kohė. Kemi ardhur nė vigjilje tė Krishtlindjeve tė vitit 2009. Unė erdha nė Shqipėri me mendimin se do qėndroja pėr maksimumin gjashtė muaj, por gjėrat erdhėn nė mėnyrė tė tillė dhe… ja ku jam, ende kėtu.

    Ēfarė tė bėri tė qėndrosh nė Shqipėri pėr njė kohė kaq tė gjatė?

    Pėrveē faktit qė jeta kėtu mė pėlqen, arsyeja kryesore ishte i dashuri im, Mirko, qė punon prej vitesh nė Tiranė.

    Si u njohe me Mirkon?

    Isha rrugės pėr nė Tiranė; isha tranzit nė Romė, ku do merrja pastaj avionin qė do mė sillte nė Rinas. Aty u njoha me Mirkon. Nisėm tė shkėmbenim disa fjalė qė nė aeroport, pastaj udhėtuam bashkė drejt Tiranės. Lindi menjėherė njė simpati mes nesh; pėrpara se tė ndaheshim nė aeroportin e Rinasit, shkėmbyem numrat e telefonit.

    Dhe pastaj, kur u takuat sėrish?

    Pas dhjetė ditėsh. Mirko e njihte mirė Tiranėn, sepse kishte kohė qė punonte kėtu. Ishte njė guidė dhe shoqėri e mirė, (buzėqesh).

    Ēfarė pune bėn Mirko?

    Ėshtė avokat. Kur unė erdha nė Shqipėri, ai kishte rreth njė vit e gjysmė qė ishte vendosur me punė nė Tiranė.

    Po thua se vendose tė qendrosh kėtu pėr hir tė dashurisė?

    Mund ta themi dhe kėtė. Pėr Mirkon lashė gjithēka qė kisha nė Brazil… Shkollėn e kėrcimit, miqtė, familjen dhe Rion.

    Mendon se ia ka vlejtur sakrifica?

    Pa diskutim! Pastaj, mua mė pėlqen shumė Tirana.

    Nuk tė merr malli pėr familjen? Nuk tė vjen keq qė “e braktise” pėr hir tė dashurisė?

    Tė mitė mė mungojnė, por nuk pendohem qė kam marrė kėtė vendim. Mamaja dhe gjyshja ime, thonė se fėmijėt rriten qė njė ditė tė ikin nga shtėpia, tė ndjekin rrugėn e tyre. Ky ėshtė njė fat i paracaktuar; ėshtė diēka natyrore, nuk ėshtė fundi i botės. Pėr familjen time rėndėsi ka qė unė tė jem mirė dhe e lumtur.

    Dhe ti je e lumtur…

    Shumė! Kam njė tė dashur, miq tė rinj, bėj njė punė qė mė pėlqen dhe studioj nė universitet. Kam gjithēka qė kam dashur.

    Pėr ēfarė studion?

    Pėr fizioterapi, nė universitetin “Zoja e Kėshillit tė mirė”.

    Mamaja tė ndjek nga Brazili kur del tek “E diela shqiptare”?

    Mė ndjek dhe thotė se i pėlqej, (buzėqesh).

    E ke tė vėshtirė tė prezantosh shqip?

    Shumė. Mė besoni, ēdo javė ndihem nė ankth dhe kam frikė se nuk do t`ia dalė mbanė (qesh). Gjuha shqipe ėshtė e ndėrlikuar. Unė jam mėsuar me portugalishten, qė ka 23 gėrma, kurse shqipja ka 36. Pastaj, ka disa gėrma qė unė nuk i shqiptoj dot dhe duhet shumė praktikė qė t`i mėsoj siē duhet.

    Fillimi duhet tė ketė qenė i vėshtirė, por tani besoj se ia ke marrė dorėn…

    Tani ėshtė pak mė ndryshe, ama ende nuk jam plotėsisht familjare me shqipen. Por kur mė ndalojnė njerėzit nė rrugė e mė pyesin, unė i kuptoj dhe ua kthej pėrgjigjen tamam, ndonėse jam shumė e ngadalshme (qesh).

    Mendon se mund ta bėnim kėtė intervistė nė shqip atėherė dhe jo nė italisht?

    Pse jo, nėse ti i ke katėr orė nė dispozicion? (Qesh) Mė ka prishur shumė punė italishtja. Mirko ėshtė italian, po ashtu dhe miqtė tanė. Shtoji kėsaj faktin qė kėtu tė gjithė flasin italisht. E kam tė pamundur tė mėsoj shqip, se punėt i zgjidh nė italisht. Besoj se fakti qė ia dal me italishten ėshtė arsyeja kryesore pse e kam tė vėshtirė tė perfeksionoj shqipen. Madje nga shtatori fillova tė merrja dhe mėsime me pedagoge, por… e pamundur!

    Si tė duket angazhimi yt i ri tek “E diela shqiptare”?

    Shumė interesant, argėtohem shumė. Me kėtė rast dua tė falėnderoj stafin, sepse pa Manjolėn, Arjonin, Ivin dhe gjithė tė tjerėt, s`do t`ia dilja dot mbanė. Ėshtė pikėrisht prej mbėshtetjes sė tyre qė unė kam ecur nė kėtė projekt tė ri.

    Ma thuaj me sinqeritet… Ėshtė mė i bukur Brazili apo Shqipėria?

    Kanė bukuri tė ndryshme… Nėse do flisnim pėr bukuri natyrore, Brazili ėshtė i pakrahasueshėm, por njė vend e bėjnė dhe njerėzit dhe kėtu ata janė mė tė bukur se nė Brazil. Dhe kur them “tė bukur”, nuk e kam fjalėn fizikisht, por nė shpirt.

    Kjo do tė thotė se ke menduar tė jetosh pėrgjithmonė nė Tiranė?

    Nuk e kam menduar. Unė kam dėshirė ta shijoj jetėn dhe tė bėj eksperiencat e mia kudo, por tė gjithė njė ditė do kthehemi nė shtėpi. Nuk e imagjinoj askund veten gjyshe, pėrveēse nė Brazil. As nė Shqipėri, as nė Itali. Kot nuk thonė “shtėpi, e ėmbla shtėpi”.

    Po Mirkon, do ta marrėsh me vete nė Brazil?

    (Qesh). Ky nuk ėshtė njė vendim kaq i thjeshtė dhe s`mund tė tė japė pėrgjigje nė kėtė ēast.

    Revista Shqip

      Ora ėshtė 8/5/2024, 01:24