BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Zef Deda: Kam vetėm 33 javė qė jam martuar!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Zef Deda: Kam vetėm 33 javė qė jam martuar!

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/6/2012, 19:04

    Zef Deda: Kam vetėm 33 javė qė jam martuar! Zefdeda-560x323

    Gjithēka mbi veten dhe familjen e tij tregon Zef Deda nė kėtė intervistė pėr ‘Summer Pages’ nė Gazetėn Shqiptare’.

    Si po i kaloni kėto ditė tė nxehta vere zoti Zef?

    Tashmė ėshtė periudha e pushimeve nė teatėr. Sezoni teatral ka pėrfunduar dhe janė ditėt e pushimit deri nė muajin Shtator. Ēdo ditė nė fakt dal dhe shkoj pranė Teatrit, pasi bėjmė dy pare muhabet me shokėt dhe kolegėt e punės, flasim pėr tė ardhmen se ēfarė do tė ofrojė skena jonė pėr publikun. Mandej dita kalon. Qėndroj dhe pak jashtė, dal nėpėr qytet e mandej kthehem nė shtėpi dhe fus kėmbėt nė ujė tė ftohtė hahaha. Ėshtė shumė nxehtė, plasėm nga vapa (qesh)


    Por si do ta pėrshkruanit njė ditė nga mėngjesi deri nė pėrfundim, nė mbrėmje nė Shkodėr…?

    Sapo dal nė mėngjes pi njė kafe me gruan time. Pasi kemi shijuar kafenė e mėngjesit qė na pėlqen aq shumė, e shoqėroj bashkėshorten deri tek puna ndėrsa unė, turrem nė teatėr. Takohemi atje siē thashė edhe mė lart, me kolegėt e mi, grijmė sallatė pėr artin e mandej ndal nga teatri. I drejtohem me shumė kėnaqėsi e bėj pak xhiro nė pedonalen (rrugė kėmbėsorėsh) e qytetit, takohem e bisedoj me njerėz tė ndryshėm. Bisedojmė me ta pėr artin, kulturėn, zgjedhjet, politikėn, luftėn nė Siri (qesh), krizėn nė Greqi e shumė e shumė biseda e diskutime tė tjera e mė pas ia mbath pėr nė shtėpi. Pres gruan me shumė dashuri teksa vjen nga puna. Bėj telefonata pa kufi. Flas nė ēdo kohė dhe jam nė kontakt me fėmijėt e mi nė Tiranė, me mbesėn e nipin qė gjyshi i ka xhan e shpirt.

    Jetoni vetėm me bashkėshorten? Si do ta pėrkufizonit jetėn me zonjėn
    tuaj nė gjithė kėto vite me radhė?


    Po. Jetojmė tė dy bashkė nė shtėpinė tonė, tė lumtur e mbi tė lumtur. 33 vjet martesė qė kam me bashkėshorten time Rozin, ohhh sa tė shkurtra qė mė duken. Sa e shkurtėr ėshtė jeta. Mė duken njėsoj sikur tė ishin 33 javė. Mund t’ju them se, shumė pak kemi konsumuar deri tani nga dashuria jonė, edhe pse pas mė shumė se tre dekadash. Nga fjala ‘Dashuri’ vetėm D-ja ėshtė hangėr, kėshtu qė duhet shumė kohė qė te konsumohen germat e kėsaj fjale, qė tė hahet e gjitha. Ne jemi dy nė njė, pėr ēdo gjė jemi bashkė, si nė tė ftohtė ashtu edhe nė tė nxehtė. Jemi gjithmonė bashkė pranė njėri-tjetrit. Bukur-bukur, ēdo kohė ka qenė e bukur e kaluar bashkė.

    Ju keni dy djem. Cila ėshtė marrėdhėnia qė keni krijuar me ta?

    Po me tė vėrtetė, nga martesa jonė erdhėn nė jetė dy djemtė tanė, Juli dhe Mario. Janė fėmijėt e mi, djemtė e mi, shokėt e mi, kolegėt e mi. Janė gjithēka pėr mua, pėr ne. I jam dedikuar mbi gjithēka nė mėnyrė qė tė jenė tė shėndetshėm, tė edukuar, tė shkolluar, tė kulturuar. Fati mi solli nė jetė, tė mirė e, tė mrekullueshėm. Po tė ndalem tek marrėdhėnia ime me ta, ajo ėshtė e veēantė. Do i cilėsoja si tė pėrsosura marrėdhėniet e mia me tė dy djemtė. Ata mė respektojnė shumė qoftė si baba, qoftė si artist. Unė i trajtoj si fėmijėt e mi, me shumė dashuri dhe si artistė me njė kulturė tė madhe.

    Ēfarė kujtoni nga momentet e lindjes sė fėmijėve tuaj?

    Ah nga lindja e fėmijėve nė radhė tė parė kujtoj mundimet qė ka kaluar bashkėshortja ime kur ishte shtatzėnė. E rėnduar nė peshė, shkonte e vinte nga puna dhe deri nė momentin qė mė solli nė jetė kėta dy pėllumba qė na pėrcollėn lumturi tė papėrshkrueshme nė shtėpinė tonė. Kujtoj ēdo moment, ēdo detaj dhe i kam pėrjetuar me shumė kėnaqėsi dhe emocion. Duke filluar qė nga lindja tek gugatjet, tek belbėzimet teksa i shikoja qė shtati po ju rritej dhe kanė ardhur kaq bukur nė jetė.

    Po nga martesa ēfarė kujtoni?

    (Qesh). Po e pėrkufizoj thjesht, ama, bukur martesėn dhe kohėn e kaluar me gruan time. ‘Martesa jonė, zemrat na gufoshin, fshehtas u takojshim, derisa erdhi njė ditė qė mezi e kena pritė. I kėputėm njė tė fejuar dhe krejt papritur i futėm njė tė martuar. Gosti e shoqėri. Dita mė e bukur e jetės time’. Pra gjithēka ka qenė e bukur. Gjeta njeriun e jetės time, njeriun mė tė rėndėsishėm me tė cilėn kaloj gjithēka, flas pėr gjithēka e vendos pėr gjithēka.

    Edhe pse kohė e largėt, ēfarė kujtoni nga fėmijėria juaj?

    Ehh fėmijėria ime. Ē’tė them. I ushqyer keq si nė atė kohė ku jetonim. Lėvizja shumė, isha i shkathėt dhe tentoja tė provoja gjithēka. Lexoja shumė. Ēdo gjė kishte ritėm pėr mua. Ėndėrroja mbi gjithēka. Provoja tė imitoja, tė interpretoja, tė kėndoja dhe ishin pikėrisht kėto gjėra qė e vendosėn Zefin nė zbatimin e ėndrrės sė tij tė skenės, njė ėndėrr e kahershme, qė nė vegjėli. I jam kushtuar skenės me shumė mundime, me shkollė e pa shkollė. Pata fatin tė punoj me artistė tė mėdhenj, tė luaja e tė interpretoja me ta. Mėsova nga ata sesi tė shkrihem me skenėn time pėrballė njė publiku qė aq shumė na do e na dhuron respekt e dashuri. Mė ka ndjekur ndėr vite e mė ndjek edhe sot, me tė njėjtėn kėnaqėsi e sukses, ndėrsa unė ndihem vėrtet i kėnaqur.

    Pra kėshtu kanė qenė fillimet tuaja nė skenė?

    Ē’ėshtė e vėrteta tė gjithė fėmijėt imitojnė. Janė nė gjendje ta bėjnė kėtė gjė. Dhe unė kėshtu nisa. Kisha dėshirė tė imitoja personazhe tė ndryshme, tė mėsoja gjuhė tė huaja, tė tregoja zhurmėn e trenit, motorėve, makinės, aeroplanėve. Imitoja kėngėtarė tė ndryshėm, makina shkrimi, Sten Laurel e deri tek Carli Caplin, lojėn e personazheve si Kola i dritave, kunati i shokut Xhemal, e qindra e qindra gjėra tė tjera qė mė kanė rritur aq shumė sa mė bėnė tė marr titullin Mjeshtėr i Madh. Njė vlerėsim i madh ky pėr mua qė mė ka lumturuar aq shumė dhe mė ka bėrė tė ndihem i vlerėsuar. Arti ėshtė jeta ime, kultura ime. Nuk jetoj dot pa tė, pa teatrin skenėn.

    Cilėt do tė vlerėsonit si vitet mė tė bukura?

    Natyrisht qė vitet mė tė bukura tė miat janė sa isha i ri dhe i fortė. Plot me energji. Ehh, jo se tani nuk kam fuqi jo. Megjithėse jam 62 vjeē, jam prapė i fortė, i freskėt dhe plot me fantazi. Kam shumė dėshirė e dashuri pėr punėn edhe pse vitet kalojnė e janė mbi supe.

    Hapat e tua i ndoqi edhe djali juaj, Juli. Njė aktor ndėr mė te mirėt e skenės e qė ndiqet me shumė dashuri nga publiku. Ishte kjo edhe njė dėshirė e juaja?

    Ēdo prind ka dėshirė qė fėmijėn e tij ta bėjė tė aftė pėr jetėn. Kėshtu dėshirova dhe unė, por asnjėherė nuk kam bėrė ‘unin’. I kam parė fėmijėt e mi me kujdes teksa vitet kalonin, duke mos ndėrhyrė nė pasionet e tyre dhe njėkohėsisht duke trajtuar aftėsinė. Kėshtu del mė mirė nė jetė, e kėshtu veprova me Julin. Njihej nga tė gjithė si djali i Zefit, i zgjuar, i shkathėt e me plot energji. Por ajo qė unė kisha dėshirė te Juli, u zbulua nė vitin e tretė tė gjimnazit, ku u aktivizua me shkollėn nė teatrin ‘Migjeni’. Ishte i mrekullueshėm. Tė gjithė e lavdėronin e thoshin: ky djalė ka talent. Kolegėt e teatrit e mėsuan dhe e pėrgatitėn pėr shkollėn e lartė nė mėnyrė qė tė vijonte studimet pėr aktor, shkollė tė cilėn Juli e mbaroi me sukses. Aktivizimi i tij i menjėhershėm nė skenė e nė ekran, ja rriti vlerat aktorit tė ri Julian Dedės, djalit tė aktorit Zef Deda. I faleminderit, sepse mu plotėsua dėshira ime.

    Ēfarė mendoni sa herė i shihni shfaqjet e tij nė TV?

    Sa herė qė e shoh nė TV me grin nga emocionet. Dridhem si thupra kur e shoh pasi dėshiroj mė tė mirėn pėr tė, dhe dua qė tė dali sa mė mirė dhe, spektatori tė kėnaqet me tė, tė qeshė me batutat e tij, ta ndjekė me ėndje e t’i pėlqejė. Ja priftė Zoti mbarė.

    Si ėshtė jeta mes nipit dhe mbesės? Si ndiheni gjysh?

    Nuk di nė ka dhuratė mė tė bukur njeriu kur arrin tė shohė nipin dhe mbesėn. Ja marrsha tė keqen, janė mrekullia e botės. Ndihem i lumtur si gjysh. Kur jam bashkė me ta jam gjysh, por jam njėsoj edhe si Rejna dhe Mateo. Luajmė me ta, qeshim me ta, bėjmė shaka me ta. Ah sa tė lumtur qė jemi. Na zgjasin jetėn.

    Cila ėshtė dhurata mė e bukur qė i keni bėrė gruas tuaj?

    Ah, i kam bėrė shumė dhurata bashkėshortes time. Mė pėlqen kur i dhuroj diēka dhe ajo kėnaqet. Pėr herė i kam dhėnė fustane, lule, unaza, vėth. Po dhuratėn mė tė madhe qė s’mbaron kurrė ėshtė dashuria qė i kam falur, qė edhe pas vdekjes time ka pėr ta kujtuar.

    Ju karakterizon njė humor qė rrallė gjendet tek njė njeri. Batuta qė ju karakterizojnė me tė pėrgjatė gjithė ditės. Edhe nė familje kėshtu ndodh?

    Familja jonė karakterizohet nga gazi, pra jemi njerėz gazmorė dhe pėrbėjmė njė familje gazmore. Bashkėshortja ime Rozi ėshtė ekonomiste, Juli aktor, Mario kompozitor, unė po ashtu aktor. Nusja e Julit, Armanda biokimiste, nusja e Marios, Enxhi psikologe. Dhe fėmijėt e Julit, Reina e Mateo, janė gazi vetė dhe kur bėhemi tė gjithė bashkė, vjen mėngjesi zgjuar plot humor e diskutime tė kėndshme. Ndihemi tė gjithė mirė dhe nė harmoni tė plotė me njėri-tjetrin.

    Keni nostalgji pėr skenėn ndėr vite?

    Pikėrisht pėr kėtė gjė jeta mė duket shumė e shkurtėr. Nuk jam ngopur dhe nuk kam pėr t’u ngopur kurrė sė interpretuari nė skenė. Ma do zemra, ma do shpirti. E dashuroj gjithmonė, nė ēdo ēast skenėn. Ajo ėshtė e imja. Po, ėshtė e vėrtetė. Kam nostalgji tė madhe pėr tė. Pėr vitet e kaluara. Pėr kohėn kur kanė qenė lulja e rinisė, teksa interpretoja pareshtur nė skenė e ndiqesha nga njė publik i tėrė qė mė adhuronte dhe mė adhuron edhe sot e kėsaj dite.

    Ku do tė pushoni kėtė vit?

    Kaloj ditė tė bukura nė Shkodėr. Nė Velipojėn time tė dashur. Gjithashtu kėtė vit pushimet tona do tė jenė nė Turqi, nė Antalia bashkė me familjen time.


    /Nisida Knezi Gazeta Shqiptare/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 17:07