BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Hana Cakuli: Ju tregoj mashkullin tim ideal!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Hana Cakuli: Ju tregoj mashkullin tim ideal!

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/6/2012, 19:18

    Hana Cakuli: Ju tregoj mashkullin tim ideal! 01075

    Kėngėtarja nga Ulqini, e cila ka njė zė shumė tė veēantė, Hana Cakuli, vjen nė njė intervistė pėr suplementin “Summer Time” nė gazetėn “Koha Jonė” dhe rrėfen se cilat janė projektet, risit nė jetėn e saj dhe ēfarė duhet tė ketė mashkulli i saj ideal. Megjithėse nuk ka qenė prezente nė asnjė nga eventet muzikore tė organizuara nė Shqipėri, pėrsėri ajo ėshtė njė kėngėtare shumė e preferuar, pasi kėnga e fundit “Kopshti” qė e ka nė bashkėpunim me aktorin e njohur kosovar, Kushtrim Hoxha, ėshtė shumė e pėlqyer. Hana rrėfen se sapo ėshtė diplomuar nė Universitetin Amerikan nė Kosove dhe ky ėshtė njė nga evenimentet mė tė rėndėsishėm nė jetėn e saj, por diēka tjetėr, pėr tė cilėn ajo ėshtė e lumtur qė e ka kryer me sukses, ėshtė edhe marrja e lejes sė makinės. Pėr mė shumė lexoni intervistėn e plotė.

    Si ka qenė gjysma e parė e vitit pėr ju?

    Pėrplot me risi dhe ndryshime. Sė pari, dhe ajo qė ėshtė mė e rėndė- sishmja pėr mua, jam diplomuar. Pastaj, kam marrė lejen e makinės qė edhe kjo ishte diēka me shumė rėndėsi. Gjithashtu kam udhėtuar nėpėr shumė vende tė botės si Gjeorgji, Austri, Poloni edhe vende tė Ballkanit. Ka pasur jashtėzakonisht ritėm nė tė gjitha mėnyrat, si nė punė, ashtu edhe nė pasionet e mia (kėndim dhe moderim).

    Kėtė vit ju nuk ishit pjesėmarrėse nė asnjė nga evenimentet e rėndėsishme qė u zhvilluan, pse?

    Mund edhe ta kuptoni nga pėrgjigjja nė pyetjen e parė, qė isha e zėnė me punė tė tjera jashtė festivaleve. Unė me muzikėn nuk jam ndalur, kam marrė pjesė nė evenimente tė ndryshme, programe, festa me performime dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, kam sjellė edhe videoklipin bashkė me artistin Kushtrim Hoxha, “Kopshti”. Domethėnė, gjithsesi kam qenė pranė publikut, dhe nė njė farė mėnyre edhe mė shpesh, pasi kėnga shfaqet nėpėr televizione muzikore.

    Kėnga e fundit e juaja ishte “Kopshti”, si po pritet kjo kėngė?

    Mendoj se ėshtė pritur mė mirė se nga e prisja. Meqenėse ėshtė njė kėngė specifike dhe si target kemi pasur njė grup mė tė vogėl njerėzish, mendoj se kėnga ka depėrtuar edhe mė gjerė. Dhe ajo qė mė gėzon mė sė shumti, ėshtė mėnyra konceptuale e diskutimeve nėpėr komente tė ndryshme, qė dėgjuesit dhe shikuesit bėjnė. Pra, ėshtė njė kėngė qė ka bėrė pėrshtypje dhe nuk ka kaluar pa u vėnė re.

    E kujt ishte ideja e pėr tė bashkėpunuar me aktorin Kushtrim Hoxha, e juaja apo e tij?

    Ideja ishte e Kushtrimit. Dhe ai kishte menduar pėr gjithēka, pėr tekstin qė e ka shkruar ai vetė, pėr atmosferėn e kėngės nė pėrgjithė- si, madje ai ka dhėnė edhe disa ide pėr skena tė ndryshme tė klipit. Kur Kushtrimi erdhi me tė gjitha kėto ide tek unė, pranova menjėherė dhe ishte shumė kėnaqėsi qė kemi punuar bashkė. Ėshtė njė artist me shpirt tė madh dhe jam krenare qė kam njė kėngė me tė.

    Cili ėshtė projekti juaj i radhės?

    Ashtu siē thatė edhe ju ėshtė ende projekt dhe nuk dua ta zbuloj. Por mund t’u them se jam nė bisedime pėr shumė projekte dhe ende nuk kam zgjedhur njė tė vetme, apo konkrete.

    A ka nisur sezoni veror pėr ju?

    Unė asnjėherė nuk kam pasur sezon pėr hir tė sė vėrtetės. Sė pari, sepse nuk e kam kėrkuar tė kem njė sezon muzikor dhe sė dyti, madje as nuk mė kanė thirrur. Mendoj se ndoshta strategjia ime e paraqitjes dhe muzika qė unė bėj, nuk janė shumė tė kėrkuara dhe nuk pėrputhen me kėrkesat e tregut muzikor gjatė verės.

    Sė fundmi jeni lakuar pėr veshjet tuaja, ku mes emrave tė kėngėtareve qė imitojnė stilin te Beyonces ishit edhe ju, ēfarė mund tė na thoni mė shumė mbi stilin tuaj?

    Sė pari, mund tė thotė secili mendimin e vet dhe unė nuk prekem. Sė dyti, gjithmonė kam pasur idetė e mia iniciale pėr paraqitjet e mia. Mė pas i kam diskutuar ato me disenjatorėt e ndryshėm, tė cilėt kanė punuar pėr mua. Nėse ata kanė shtuar ndonjė gjė si huazim, veēse ju them qė mos ta bėjnė prapė, jo vetėm me mua, por me tė gjithė artistėt. Tė jemi vetvetja.

    Po sa i pėrket jetės suaj private, a ka ndonjė tė re?

    Nuk mund tė flas, sepse privatja mbetet private, do tė doja qė tė mbetej e tillė deri nė fund.

    Ēfarė duhet tė ketė mashkulli juaj ideal?

    Duhet ta dojė jetėn, tė punojė fort pėr tė, me pasion dhe mbi tė gjitha tė dijė tė mė pėrmbushi shpirtėrisht.

    Po sa i pėrket bashkėpunimeve tė reja, cili do tė jetė, apo me kė?

    Pėrderisa e thashė edhe mė lart qė jam nė bisedime, nuk ka ndonjė emėr tė vetėm. Por, mund t’i them disa bashkėpunėtorė, me tė cilėt po flas pėr kompozime nga ana e tyre: Rrusta (Petrit Carkaxhiu) – vokalist i grupit Jericho, Shpat Deda, e disa emra tė tjerė qė dua t’i mbaj sekret…

    Ēfarė mendoni se do tė ketė ndryshe kjo verė pėr ju?

    Do tė jetė ndryshe qė nga fillimi i gjysmės sė dytė tė vitit. Mendoj se ėshtė momenti pėr t’i mbushur bateritė. Dhe kur unė duhet tė vendos shumė gjėra. Andaj, do tė jetė verė e qetė dhe e rėndė- sishme, sepse vetėm kėshtu mund tė marrėsh vendime tė rėndė- sishme.

    A do tė jeni pjesėmarrėse e festimeve tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė?

    Patjetėr qė po. Me kėnaqėsi. Sa herė ėshtė nė pyetje kombi, kėndoj me shumė dėshirė. Meqenėse mė jepet rasti do tė doja qė t’i uroja tė gjithė dhe qofshim tė pavarur e sa mė tė fuqishėm!

    /Yllka Selita Koha Jone/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 11:39