BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Caji: Aleati yt edhe ne vere!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Caji: Aleati yt edhe ne vere!

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/6/2012, 16:22

    Caji: Aleati yt edhe ne vere! Images

    Natyra na ka vėnė nė dispozicion aleatė tė vlefshėm dhe tė shėndetshėm me pėrbėrės aktivė: ēajet bimorė

    Dieta pėr tė rėnė nga pesha, masazhe pėr t’u dobėsuar, skrab pėr trupin (eliminimin e qelizave tė vdekura), ushtrime fizike tonifikuese: janė vetėm disa prej gjėrave tė shumta qė jemi tė gatshėm tė bėjmė pėr tė arritur formėn e duhur fizike, linjat e pėrkryera dhe mirėqenien totale tė organizmit. Por natyra na ka vėnė nė dispozicion aleatė tė vlefshėm dhe tė shėndetshėm me pėrbėrės aktivė: ēajet bimorė. Pėrdorimi i tyre ėshtė shumė i thjeshtė e pėr ta bėrė edhe mė tė lehtė e mė tė shpejtė, nė treg mund tė gjeni produkte qė pėrveēse shkurtojnė kohėn e pėrgatitjes, prej brendėsisė sė tyre merren vetitė mė tė mira.

    Zakonisht janė pėrzierje tė lėngshme, tė gatshme pėr t’u pėrdorur, nuk kanė as alkool dhe as sheqer, thjesht hollohen me ujė nė momentin e konsumit. Kėshtu qė nuk keni mė arsye tė ndizni sobėn, apo petrogazin pėr tė bėrė njė ēaj!

    Bimėt e mirėqenies


    Ka disa bimė qė mund tė pėrdoren si elementė pėrbėrės pėr tė pėrgatitur njė ēaj tė kėndshėm e tė shėndetshėm. Ndėr mė kryesoret dhe mė tė rėndėsishmet janė:

    - koperi dhe agnushja qė favorizojnė tretjen e mirė;

    - melisa dhe menta qė rregullojnė funksionet normale tė zorrėve;

    - ēaji jeshil dhe i zi zvogėlojnė procesin e plakjes natyrore:

    - mėshtekna nxit drenazhin dhe aktivitetin e veshkave;

    - angjinarja dhe luleradhiqe pastrojnė mėlēinė.

    Hapi i parė ėshtė pastrimi i organizmit

    Nė radhė tė parė, shėndet do tė thotė pastrim. Nė fakt pėr tė garantuar mirėqenien e organizmit tonė ėshtė e nevojshme qė trupi t’i largojė tė gjitha ato substanca ndotėse qė e dėmtojnė dhe e rėndojnė atė, tė tilla si mbeturinat dhe toksinat. Bari i bletės largon depresionin dhe nervozizmin, nenexhiku ngėrēet dhe fryrjen e barkut, ndėrsa kamomili qetėson inflamacionet e ndryshme dhe stomakun, veēanėrisht ngėrēet. Ēajet bimorė thithen shpejt dhe lehtė nga organizmi, ndėrsa thithja e aromave qetėson trurin dhe tėrė sistemin nervor. Ēaji nga melisa ose bari i bletės pėr shembull ėshtė ideal pėr gjumė tė lehtė. Largon nervozizmin dhe lodhjen, madje shėron dhe lehtėson depresionin. Mund tė pėrgatitet edhe nga gjethet e freskėta.

    Hapi i dytė ėshtė pėrmirėsimi i funksioneve fiziologjike

    Hapi tjetėr pėr t’u pastruar ėshtė arritja e funksionimit korrekt tė tė gjitha aktiviteteve tė organizmit. Nė fakt, nė qoftė se organet nuk janė tė helmuara, por ėshtė krejt e kundėrta, janė tė pastra dhe nė kushte optimale, i gjithė trupi do tė rinohet, si nga ana fizike ashtu edhe ajo estetike.

    Ēaji i rozmarinės

    Pėrveēse shėrben si aromatizues pėr gatimet e pjekura, rozmarina zgjeron enėt e gjakut dhe largon dhimbjen e kokės tė shkaktuar nga ngushtimi i tyre. Kėtė e theksojnė edhe shkencėtarėt. Pėr kėtė qėllim rekomandojnė njė lugė rozmarinė tė thatė nė njė filxhan me ujė tė ngrohtė.

    Ēaji i kamomilit

    Qetėson pezmatimet e barkut. Preferohet pasi vepron kundėr inflamacioneve dhe ngėrēeve tė ndryshme. Problemet e stomakut dhe zorrėve do tė lehtėsohen nėse konsumoni tri filxhanė ēaj kamomili nė ditė. Pėr problemet kronike tė stomakut rekomandohet qė tė konsumohet rregullisht dy ose mė shumė muaj.

    Ēaji i trumzės

    Pėr tė lehtėsuar kollėn, bronkitin dhe tensionin nė sinuse, mjekėt kėshillojnė qė tė pini ēaj trumze. Pėr njė gotė me ujė tė nxehtė do tė jenė tė mjaftueshme dy lugė trumzė e thatė. Lėreni nė qetėsi pėr dhjetė minuta. Pijeni ēajin tri herė nė ditė.

    Provojeni edhe tė ftohtė

    Zakonisht fjala ēaj tė kujton pijen e nxehtė qė konsumohet kryesisht nė dimėr, ndoshta nėn njė batanije tė butė. Por nė tė vėrtetė, jo tė gjithė e dinė se ēajet janė shumė tė mira tė konsumohen edhe tė ftohta, me ndonjė kub akulli dhe konsumohen nė vend tė ujit pėr tė shuar etjen dhe pėr t’ju freskuar. Kėshtu pėr tė ribalancuar lėngjet e humbura dhe pėr tė favorizuar mirėqenien e trupit tuaj, mos konsumoni pije me gaz dhe sheqer, por pėrgatiteni ēajin njė natė para, lėreni gjithė natėn nė frigorifer dhe mėngjesin tjetėr merreni me vete nė plazh.



    Shėndet do tė thotė pastrim. Pėr tė garantuar mirėqenien e organizmit tonė ėshtė e nevojshme qė trupi t’i largojė tė gjitha ato substanca ndotėse qė e dėmtojnė dhe e rėndojnė atė



    Fjala ēaj tė kujton pijen e nxehtė qė konsumohet kryesisht nė dimėr, nėn njė batanije tė butė. Jo tė gjithė e dinė se ēajet janė shumė tė mira tė konsumohen edhe tė ftohta, me ndonjė kub akulli dhe konsumohen nė vend tė ujit pėr tė shuar etjen dhe pėr t’ju freskuar. (Gazeta-Shqip)

      Ora ėshtė 8/5/2024, 02:17