BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Enkeleda Zeko: Unė tifozja e Italisė qė nuk do t’i braktis kurrė emisionet sportive!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Enkeleda Zeko: Unė tifozja e Italisė qė nuk do t’i braktis kurrė emisionet sportive!

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/6/2012, 07:50

    Enkeleda Zeko: Unė tifozja e Italisė qė nuk do t’i braktis kurrė emisionet sportive! Enkeledazeka

    Enkeleda Zeko, gazetarja e njohur e TVSH-sė, sidomos tani gjatė qė gjatė EURO 2012 ėshtė edhe ikonė televizive, pasi sytė e ēdo sportdashėsi janė drejtuar drejt sportit dhe emisionit tė saj. Dhe ajo kurrė nuk i zhgėnjen teleshikuesit me aftėsinė e saj dhe tė ftuarit e saj. Nė njė intervistė pėr “Tirana Observer” ajo rrėfen jetėn e saj sportive. Ajo tregon qė ėshtė tifoze e Italisė dhe se kurrė nuk do ta braktisė sportin.

    Tė drejtosh njė emision sportiv, pėrgjegjėsi apo kėnaqėsi?

    Ėshtė pėrgjegjėsi e madhe por edhe shumė kėnaqėsi. Kur ke njė detyrė tė rėndėsishme nė shėrbim tė publikut pa dyshim qė ndjen pėrgjegjėsi pėr ta bėrė atė sa mė mirė. Unė punėn time e bėj me shumė dėshirė dhe mė jep sadisfaksion.

    Sa vite ka qė merreni me kėtė profesion dhe sa krenare jeni ju pėr atė qė keni arritur deri mė sot?

    Kam 12 vjet qė merrem me gazetarinė dhe kam punuar gjithė kėtė kohė nė televizion. Kjo ka qenė ėndrra ime, kam luftuar shumė pėr tė arritur deri kėtu. Nuk ėshtė e lehtė tė evidentohesh nė media, duhet shumė pėrkushtim dhe talent. Tani ndihem shumė mirė mė veten, nuk kam asnjė peng nė jetė, nė kėto vite jam munduar ta plotėsoj vetėm maksimalisht nė kėtė fushė dhe besoj ia kam arritur.

    Tė drejtosh njė emision ku dominancėn e kanė burrat ēdo tė thotė pėr ju?

    Do tė thotė qė edhe ne femrat jemi po aq tė forta dhe dominante sa ata. Nuk ka pse te bėhen dallime nė kėtė drejtim, ky ėshtė njė profil gazetaresk dhe nė kėtė fushė ashtu si meshkujt edhe femrat kanė lėnė gjurmė. Sporti ėshtė pak mė specifik, po kjo nuk do tė thotė qė femrat nuk mund ta bėjnė.

    Nė kėtė Kampionat Europian pėr kė skuadėr bėni tifozllėk, meqė dihet se nė Botėrorin e kaluar ju ishit me Italinė, apo nuk e ndėrroni skuadrėn e zemrės?

    Po me Italinė jam ende. Jo 2 vjet, por edhe sikur 100 tė kalonin nuk do ta ndėrroja skuadrėn time. (qesh) Ndryshe nga Botėrori, Italia ėshtė nė ēerekfinale dhe kjo mė jep kėnaqėsi. Unė jam tifoze brenda 90 min, nuk i pėrjetoj mė tepėr gėzimet dhe dėshtimet sportive. Shpresoj qė Italia tė shkojė sa mė gjatė nė kėtė kompeticion.

    Cila skuadėr mendoni se do e fitoj kėtė Kampionat dhe sipas opinionit tuaj cila skuadėr ėshtė mė e fortė nga e cila duhet tė kenė frikė skuadrat e tjera?

    Duke iu referuar tifozerisė do tė doja tė ishte Italia, por mendoj qė Gjermania ka mė shumė shanse ta fitojė kėtė Kampionat Europian. Ėshtė ekip mė i konsoliduar dhe gjatė fazės sė grupeve ka treguar se bėn diferencėn. Asgjė nuk ėshtė absolute, evropianin e futbollit mund ta fitojė edhe njė skuadėr surprizė, ēdo gjė mbetet pėr tu parė, ky event prandaj ėshtė i bukur.

    Kohėt e fundit po shtohen femrat moderatore nė emisionet sportive, ē’mendoni pėr kėtė risi?

    Mendoj qė ėshtė njė gjė pozitive, prania e femrės sportit i jep shumė bukuri dhe sharm. Vetėm se duhet tė jenė mė shumė aktive dhe mos bėhen tėrheqėse vetėm me bukurinė e tyre por tė tregojnė se janė tė afta tė drejtojnė edhe debatojnė njėlloj si meshkujt.

    Keni ndonjė lojtar tė preferuar?

    Kam disa lojtarė tė preferuar. Njeri ėshtė Lionel Mesi por ėshtė jashtė Kampionatit Europian. Tani sytė i kam tek kapiteni i skuadrės time Bufon por mė pėlqen edhe Gomez apo Ozil.

    Kė skuadėr do donit tė shikonit nė ndeshjen finale tė kėtij Kampionati Evropian?

    Duke qenė se tashme dihet si do takohen skuadrat do mė pėlqente qė nė finale tė shikoja Francėn me Italinė. Jam e bindur qė nė kėtė finale Italia ime do triumfonte, nė fund tė fundit s’do ta kishte pėr herė tė parė…(qesh)

    Nėse do ju kėrkohej tė drejtonit njė emision tjetėr, por qė nuk do kishte lidhje me futbollin, do hiqnit dorė nga sporti, pavarėsisht pagesės qė mund t’iju ofrohej?

    Jo, asnjėherė nuk do hiqja dorė nga sporti. Unė kam drejtuar edhe evente tė tjera jashtė sportit, nė fundvit Festivalin e Kėngės nė RTSH dhe pas tij u riktheva pėrsėri nė punėn time. Pagesa nuk ka lidhje kur nė mes ėshtė pasioni, sporti ėshtė puna qė mė jep kėnaqėsi por nuk do lija pas edhe aktivitete tė tjera. Unė impenjohem nė atė qė bėj, pėr mua rėndėsi ka qė ēdo gjė qė ka emrin tim tė jetė dinjitoze.

    Do donit qė personi pėrkrah jush tė ishte pjesė e futbollit?

    Jo aspak. Dita ime ėshtė e mbushur me sport, tek ai njeri dua tė gjej qetėsi dhe biseda jashtė punės.

    Cila ėshtė arsyeja qė ju bėn tė jeni kaq tė lidhur me futbollin?

    Jam shumė e lidhur me punėn time dhe rrjedhimisht edhe me sportin. Pėr njė njėri si unė qė kohėn mė tė madhe e harxhon nė punė dhe angazhohet maksimalisht, kjo gjė ėshtė mėse normale. E dua punėn time, ėshtė njė nga motivet qė jam e lumtur.

    Anisa Cela TiranaObserver

      Ora ėshtė 7/5/2024, 23:02