BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Diana Avdiu, e bukura e ‘Miss Universe Kosova 2012’

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Diana Avdiu, e bukura e ‘Miss Universe Kosova 2012’

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/6/2012, 07:54

    Diana Avdiu, e bukura e ‘Miss Universe Kosova 2012’ Diana-avdiu-misskosovauniverse2012-560x815

    Diana ėshtė njėra prej vajzave, e cila nuk ka dashur qė ėndrra e saj e kahershme tė mbetet nė sirtar. Tashmė ajo ka njė karrierė, njė emėr, njė ėndrra tė realizuar dhe synime pėr tė qėndruar nė botėn e spektaklit….

    Njė projekt tė madh ka nisur dhe jo pak tė tjerė e presin pėr nė tė ardhmen. Ajo do tė pėrfaqėsojė Kosovėn nė garėn botėrore “Miss Universe 2012” qė do tė mbahet nė muajin dhjetor. Tė gjitha kėto, ajo i tregon nė kėtė intervistė pėr portalin Telegrafi…

    Kush ėshtė Diana Avdiu pėr tė gjithė ata qė nuk e njohin, na tregoni pak pėr veten?
    Jam 19 vjeēare, kam pėrfunduar shkollėn e mesme, mendoj tė vazhdoj studimet nė regji filmi.


    E keni nisur me fitoren e njė kurore miss-i… Je zgjedhur edhe ‘Miss Press’ dhe ‘Miss Interneti’, nė njė konkurrencė tė madhe nė mesin e 21 vajzave…Si u ndiet kur dėgjuat emrin tuaj, qė do tė vazhdonit garėn pėr kurorėn e ‘Miss Universe’?
    Unė u ndjeva jashtėzakonisht e lumtur, mė dukej jetoja njė ėndėrr. Edhe dy ēmimet tjera, mė gėzuan, sepse mora forcė pėr tė vazhduar deri nė fund. Qėllimi im ka qenė gjithmonė tė shikoj pėrpara pėr pjesėn tjetėr tė konkurrimit.


    Pa dyshim, ju jeni vajzė me fat, jo vetėm sepse jeni e bukur, por edhe sepse imazhi i juaj pėrfaqėsoi njė komb nė “Miss Universe 2012”. A mund tė na tregoni diēka mbi kėtė eksperiencė?
    Pjesėmarrja nė kėtė spektakėl ka qenė njė prej vendimeve mė tė mira qė kam marrė ndonjėherė! Edhe evenimenti nė vetvete ishte njė eksperiencė e paharrueshme pėr mua.


    Ēfarė ju jep mė shumė kėnaqėsi nė kėto momente?
    Fakti qė do pėrfaqėsoj vendin nė “Miss Universe”.


    Konkurruat dhe fituat. Mendoni se kėtu jeta juaj merr njė tjetėr kthesė? Tė ardhmen tuaj e shihni tė lidhur me modelimin?
    Mė pėlqen, pa dyshim. Por kėtė pjesė e shoh edhe si njė kujtim, qė do tė mė mbetet mė vonė nga vetja. Mė vonė, ashtu si ēdokush nė kėtė moshė, dėshiroj tė kontribuoj pėr t’i sjellė botės diēka tė re.


    Duket se, tashmė iu kanė hapur portat e suksesit dhe afirmimit…
    Shpresoj qė nė kėto porta tė hapura tė hyj dhe tė rri gjatė…


    Tė qenit e bukur ėshtė njė privilegj. Ju e besoni njė gjė tė tillė?
    Ėshtė njė privilegj, por ka edhe kjo anėn e saj tė vėshtirė, pasi je mė e sulmuar.


    Jeta ėshtė njė garė dhe plot sfida. Duket se jetėn po e jetoni bukur, kurse sfidat po i tejkaloni?
    Sfidat janė tė mira se na sprovojnė. I mirėpres dhe pėrballem me to.


    E ke menduar gjithmonė veten njė modele? Ky ėshtė profesioni qė ke dėshiruar, apo gjithēka erdhi rastėsisht?
    Ka ardhur rastėsisht, por tani jam e mishėruar me punėn qė bėj dhe ndjej pėrgjegjėsi, gjithmonė do tė punoj me pėrkushtim.


    A ke marrė pjesė edhe nė ndonjė konkurs tjetėr bukurie apo mode?
    Kam marrė pjesė nė ØMiss Fushė-Kosova 2009Ø dhe jam fituese e emisionit ØUnė jam Top ModelØ.


    Cilat janė karakteristikat e veēanta qė ju ia njihni mirė vetes?
    Thjeshtėsia dhe vendosmėria.


    Kur njė vajzė bėhet miss ėshtė e lidhur me skenėn, spektaklin, dukjen. Ju e keni kėtė kompleks?
    Nuk jam shumė e kompleksuar, por kujdesem pėr ēdo gjė. Unė nuk jetoj pėr tu dukur. Kėnaqėsinė e marr nė rrugė, nė shoqėrinė time. Nuk kam nevojė tė shfaqem kudo dhe t’i bėj reklamė vetes.


    Pėrgjithėsisht e ndiqni modėn?
    Po. Unė vesh ato qė mė shkojnė mua nė trup, qė mė rrinė mirė dhe mė pėlqejnė.


    Ēka shmangni posaēėrisht tė vishni, e ēka vishni kur dėshironi tė shkėlqeni?
    Nuk kam diēka tė veēantė qė e shmang nga veshja, por kur dėshiroj tė shkėlqej, bėj zgjidhje tė shpejt, sepse po u mundova shumė, vjen nė shprehje kompleksi se nuk do dukem bukur.


    Po lini pėrshtypjen e njė vajze tė fuqishme nė fotografi dhe nė skenė. Cila jeni nė jetėn private?
    E vendosur, e thjeshtė.


    Ku ke planifikuar tė kalosh sivjet pushimet?
    Nė Turqi.


    Cilat janė preokupimet tuaja aktuale?
    Qėllimi im ėshtė tė jem e lumtur dhe unė dua tė jem e suksesshme, jo vetėm nė modelim. Kam disa plane qė do t’i shpalosi nė tė ardhmen.


    Faleminderit e bukura universale, Diana?
    Faleminderit juve, shpresoj t’ju bėj krenar.


    Intervistoi: Gazmend Kajtazi /Telegrafi/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 15:21