BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vlerat e pazevendesueshme te molles!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Vlerat e pazevendesueshme te molles!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/7/2012, 13:02

    Vlerat e pazevendesueshme te molles! Images

    Njė mollė nė ditė mban doktorin larg. Kjo ėshtė njė nga shprehjet mė tė njohura angleze nėse do tė kujtonim vlerat e mollės. Nėse e konsumoni kėtė frut, qė ndoshta jo tė gjithė e preferojnė pėr shijen qė ka, do tė vini re efektet pozitive qė jep. Largon dhimbjen e kokės, tret shpejt, largon pagjumėsinė, si dhe na bėn mė tė bukur...

    Disa prej tyre
    Molla ėshtė njė nga frutat qė do tė cilėsohej pėr vlerat e saj. Ka njė pafundėsi vlerash qė kurojnė dhe na bėjnė mirė pėr shėndetin. Duke filluar qė me farat e saj, tė cilat pėrmbajnė albuminė dhe yndyrė. Molla si frut ka veti freskuese, qetėsuese dhe zbutėse. Thonė se lėkura e mollės ka njė pėrqindje tė mirė tė substancave tė nevojshme. Vitamina tė tilla si B1, C, E, P, B2, PP ndodhen pikėrisht nėn lėkurė. Ndaj nėse do tė konsumonit mollė, e cila rekomandohet tė paktėn njė nė ditė, ėshtė mė mirė tė jetė me lėkurė.

    Si na zbukuron molla
    Njė mollė e ngrėnė nė mėngjes ndikon mirė nė pastrimin e dhėmbėve duke i fortėsuar ato dhe duke i bėrė mė tė shėndetshėm. Gjithashtu molla mund tė pėrdoret edhe pėr maska tė ndryshme tė fytyrės, duke na e bėrė atė mė tė butė dhe tė lėmuar. Por mėnyra mė e mirė ėshtė ta marrim ēdo ditė si nė mėngjes ashtu dhe nė darkė. Ēdo lloj molle ka vlera tė caktuara, ndėrsa ajo jeshile ka mė tepėr vitamina, tė cilat janė tė pėrqendruara jo vetėm nė pjesėn e tulit, por dhe nėn lėkurė qė gjenden me shumicė.

    Dieta me mollė
    Pėr t’u dobėsuar shpejt ndonjėherė nuk keni pse mbani dieta tė mundimshme. Mjafton tė konsumoni tre ose katėr mollė nė ditė edhe duke ngrėnė normalisht. Do tė shikoni qė kilet do tė humbasin shpejt. Por nėse konsumoni njė kokėrr mollė qė nė mėngjes, esėll, efekti i dobėsimit do tė jetė mė i shpejtė. Molla ka njė efekt tė lartė tretjeje ndaj sugjerohet nga dietologėt nė ēdo lloj diete.

    Lufton pagjumėsinė
    Lėngu i mollės i pėrzierė me mjaltė dhe ujė tė nxehtė pihet si mjet qetėsues kundėr pagjumėsisė. Nėse vuani nga dhembja e kokės nė ballė, vendosni fasha tė lagura me uthull molle dhe ujė duke e shoqėruar edhe me pak mjaltė. Por ky ėshtė njė rit qė duhet bėrė ēdo darkė nė mėnyrė qė tė japė rezultatin e duhur.

    Ēaj me mollė
    Ēaji qė pėrgatitet nga copat e prera tė mollės pihet kundėr ftohjeve tė ndryshme, lehtėson etjen, forcon nervat, mushkėritė dhe zemrėn. Gjithashtu, ky ēaj ėshtė njė mjet i mrekullueshėm pėr rregullimin e tretjes. Ky lloj ēaji mund tė pihet nė ēdo stinė jo vetėm nė dimėr. Meqė molla ėshtė njė frut qė gjendet lehtė edhe nė ditėt e tjera tė vitit, e sidomos nė shtator, mund tė gjenden lloje tė ndryshme tė tyre.

    Nė shtatzėni
    Nėse tė gjithė duhet ta konsumojnė sa mė tepėr kėtė frut, gratė shtatzėna janė tė parat qė nuk duhet ta refuzojnė nė mėnyrėn mė absolute. Ato duhet tė marrin njė lugė lėng molle tė paktėn ēdo mėngjes. Nė kėtė mėnyrė kanė marrė mjaft elemente tė nevojshme natyrorė, prandaj edhe mund tė kenė njė foshnjė me flokė tė dendur, me thonj tė fortė, me sistemin e zhvilluar muskulor. Gjithashtu ajo do tė kėtė mjaft qumėsht, duke ndikuar dhe nė njė zhvillim mėse tė mirė tė fėmijės, sidomos nė atė psikik dhe shpirtėror. (Gazeta-Shqiptare)

      Ora ėshtė 7/5/2024, 13:30