BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Petrit Lulo: “Ja dueti im me kėngėtaren Farie Zogaj”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Petrit Lulo: “Ja dueti im me kėngėtaren Farie Zogaj”

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/7/2012, 15:30



    Kėngėtarin me zė magjik Petrit Lulo dhe klarinetistin me famė “Noken e Beratit” i takova rastėsisht nė Lushnje. Unė isha nisur pėr nė Festivalin e 5 Ndėrkombėtar tė Bylisit, qė do tė zhvillohej nė qytetin antik me tė njėjtin emėr, ndėrsa ata ishin nisur tė dy pėr nė Sarandė, pėr nė festivalin Folklorik “Ēamėria”. Kisha kohė pa i takuar dy miqtė e mi dhe biseda rrodhi kėndshėm, pėr muzikėn, por, edhe pėr aktivitete qė ata kanė ndėrmarrė kohėt e fundit.

    -Pėr ku ėshtė nisur Petriti?

    Bashkė me Noken jemi nisur pėr nė Festivalin Folklorik “Ēamėria”, qė do tė zhvillohet nė qytetin bregdetar tė Sarandės. Ky Festival thuajse po bėn vitin e pestė dhe ėshtė i pėrvitshėm. Kam marrė pjesė nė disa festivale dhe jam ndjerė mirė ēdo herė.

    -Me ēfarė kėnge do tė paraqiteni kėtė herė?

    Ah! Kėtė herė do tė paraqitem me njė kėngė tė re, njė kėngė shumė tė bukur qė me tė vėrtetė, mua mė ka bėrė pėr vete. Ėshtė njė duet, me tekst pėr kombin, qė do ta kėndoj me kėngėtaren e mirėnjohur kosovare Farie Zogaj.

    -Keni kėnduar herė tjetėr me kėtė kėngėtare?

    Jo ėshtė hera e parė dhe jam impresionuar nga zėri i saj. Besoj se, do tė jemi njė duet simpatik pėr veēantinė qė ka teksti.

    -Kush janė autorėt e kėngės?

    Tekstin e ka bėrė poet i mirėnjohur Arben Duka, ndėrsa kompozimin dhe orkestrimin e ka bėrė miku im Alban Hoxhaj. Orkestrimi ėshtė i nivelit tė lartė.

    -Mund tė na thoni njė pjesė tė tekstit?

    Posi jo…

    “Nė tė katėr anėt, kuq e zi mbuluar,

    Shqipėri moj xhane, kush tė ka bekuar,

    Gjaku rrjedh ndėr breza dhe nuk shuhet kurrė,

    E kuqja e zeza ndrisin nė flamur!



    Sot e gjithė Kosova, me mua kėndon,

    Se gjysma e shqiponjės ėshtė nė anėn tonė,

    Tė njė gjaku jemi, nuk u tretėm kurrė,

    Se shumė shpejt do jemi, njė komb, njė flamur!



    Kur u ngrit flamuri, ktheu historia,

    Foli me zė burri e gjithė Shqipėria,

    Isa Boletini pranė Ismail Qemalit,

    Si syri pran syrit, si mali pranė malit!

    -Pėr ēfarė ėshtė duke punuar tani Petriti?

    Unė gjithmonė punoj, asnjėherė nuk rri nė vend. Pėr ēdo vit nxjerr kėngė tė reja, pėr ēdo vit kam dhjetėra koncerte.

    -Cilat janė vendet ku jeni mė i kėrkuar?

    Greqia dhe Kosova. Kėto dy vende janė pėr mua si Shqipėria. Edhe afėr janė.

    -Ēfarė kėngėsh pėlqejnė mė shumė emigrantėt?

    Kėngėt me karakter patriotik. Kėngėt e kurbetit. Ėshtė ēudi se sa herė kėndoj kėngė tė tilla tė gjithė ēohen nė kėmbė dhe kėndojnė bashkė me mua.

    -Cila ėshtė moto nga e cila udhėhiqet nė jetė Petriti?

    Tė ruaj zėrin dhe tė mos them kurrė jo nė punė. Nuk dua t’i kem borxh vetes.

    -Ku mendoni t’i bėni pushimet?

    Mendoj shumė, por nė verė unė jam i zėnė me punė. Mirė qė kam njė grua si yll qė mė kupton, se unė nė verė jam si “kiu-Fiu”, ik sa andej kėndej. S’mė gjenden kėmbėt. Tė them tė drejtėn puna nė verė ėshtė pėr ne. Kam shumė dėshirė tė shkoj me pushime nė bregdetin e Himarės, por ja qė s’mundem. Kėshtu ėshtė jeta, kur u ndanė kėto na ranė.

    -Kur zemėrohet Petriti?

    Kur mė gėnjejnė sy pėr sy dhe kur duan tė mė bėjnė dinakun nė Pazar. Jam pak strikt.

    -Marrėdhėniet me pijen?

    Po deshe besoje po deshe jo, pije nuk vė fare nė gojė. E di qė mė dėmton zėrin. Kush thotė qė, Petriti pi, gėnjen.

    -Ēfarė bisedon me shokėt nė tavolinė?

    Epo ēfarė bisedoj, puna, kėnga, shtėpia, paratė, lėvizjet.

    -Po politikė?

    Ēfarė theee…Mos ma zėrė me gojė. S’ia them pėr politikė. Ka kėngė, po, s’ka kėngė hesht. Si mbaj mend fare sa Kryeministra ka pasur Shqipėria pas 1990-ės. Mė duket sikur kanė qenė 100.

    -Merret me thashetheme Petriti?

    Jo. Jo. Po ndonjėherė na shket goja njerėz jemi. Por, kurrė pėr keq.

    -Je penduar qė je bėrė kėngėtar?

    E pėrse tė pendohem. Ndihem aq mirė, muzikė, shoqėri, ka pak sforcim, por, mirė.

    -Nuk ėshtė bėrė ndonjėherė xheloze gruaja nga fansat?

    Eh, se besoj, se jam korrekt. Pastaj kush mburr gruan s’ėshtė burrė, por meqė ra fjala dua tė them, se po tė mos kisha gruan, s’do isha kėtu ku jam.

    -Ēmendim ke pėr femrat shqiptare?

    Ja tė themi tė drejtėn. Nė pėrgjithėsi janė si ajkė qumėshti, nikoqire, shtėpiake…Pse ka ca kokrra qė dalin nga sita, nuk duhet tė pėrgjithėsohen.

    -Je superticioz?

    Aman. Nuk para u futem kaq thellė gjėrave, por, di tė them se, nė raste tė veēanta diēka kėrkoj tė mė eci mbarė.

    -E keni ndjekur Kampionatin Europian tė futbollit?

    Po! As qė diskutohet. Por, sot nuk ta them me kė jam tifoz.

    -Tė mungon Gjirokastra?

    Edhe mė mungon edhe jo. Por, di tė them se, njėherė nė muaj aty mė ke ose mė ēon rruga.

    Albert Zholi Gazeta Telegraf

      Ora ėshtė 7/5/2024, 22:16