BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Trajtimi i flokeve me metodat e vjetra te gjyshes!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Trajtimi i flokeve me metodat e vjetra te gjyshes!

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/7/2012, 15:32

    Trajtimi i flokeve me metodat e vjetra te gjyshes! Images

    Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilėsi tė keqe dhe pėrdorimi i vazhdueshėm i tyre dėmtojnė flokėt, duke nxitur rėnien e tyre

    Ėshtė e vėshtirė tė gjesh njė vajzė me tipare tė zeza qė nuk do tė dėshironte tė kishte edhe njė herė ngjyrėn e hapur tė flokėve qė ka pasur nė fėmijėri, apo njė bionde natyrale qė nuk do tė dėshironte tė mbante ngjyrėn e artė qė i ka dhuruar natyra, tė pėrzierė me rrezet e diellit qė dhuron vera. Jeni shumė tė reja dhe preferoni tė shmangni lyerjet e shpeshta, atėherė mund tė provoni metodat e vjetra shtėpiake (dhe natyrale). Me ardhjen e stinės sė nxehtė tė verės, fillon plazhi dhe njerėzit qėndrojnė gjithė ditėn nė diell, duke harruar qė dėmtojnė jo vetėm lėkurėn, por edhe flokėt. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilėsi tė keqe dhe pėrdorimi i vazhdueshėm i tyre dėmtojnė flokėt, duke nxitur rėnien e tyre. Njė armik tjetėr i flokėve ėshtė larja e shpeshtė dhe krehja me tė nxehtė, gjė qė ndikon nė kėputjen dhe ēekuilibrin nė shtresėn e yndyrshme tė lėkurės. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra nė javė. Ushqimi i keq dhe sėmundjet e ndėrpresin procesin e rritjes. Thelbėsore ėshtė edhe mbajtja e higjienės sė flokėve. Me kėtė kuptohet zgjedhja e shampos sė pėrshtatshme pėr tipin e flokut. Nuk ėshtė e kėshillueshme ndėrrimi i shpeshtė i tyre. Nėse flokėt i lyeni, boja duhet aplikuar sė pari nė njė tufė tė vogėl flokėsh pėr shmangien e efekteve anėsore. Konsumimi i vazhdueshėm i mishit tė bardhė dhe tė kuq, peshkut, tė paktėn dy herė nė javė, ėshtė njė ndihmė e mirė pėr tė forcuar rrėnjėt e flokėve. Gjithashtu kėshillohen edhe karbohidrate dhe hekur. Ky i fundit ėshtė parėsor pėr sintezėn e hemoglobinės sė gjakut dhe oksigjenimin e indeve. Nuk duhet harruar edhe zinku, magnezi dhe bakri. Ja disa nga recetat mė tė famshme natyrale “pėr tė sjellė” diellin mbi flokė.

    Kamomili

    Sistemi shtėpiak dhe natyral mė popullor pėr tė trajtuar flokėt ėshtė pėrdorimi i kamomilit. Ėshtė e kotė tė pėrmendim faktin qė rezultati vėrehet mė shumė nė kokėn e biondeve natyrale. Aroma e kamomilit ėshtė e mrekullueshme dhe nuk ka efekte anėsore. Pėr ta besuar, duhet ta provoni. Si tė veproni? Nė njė enė me ujė tė ngrohtė fusni disa gjethe kamomili, ose bustina tė gatshme dhe lėrini derisa uji tė mos jetė ftohur plotėsisht. Lajini flokėt dhe para se t’i thani me peshqir shpėrlajini me lėngun e kamomilit. Do tė ishte ideale qė menjėherė sapo t’i shpėrlanit tė qėndronit pėr 30 minuta nė diell.

    Limoni

    Mos e pėrdorni limonin nėse keni flokė shumė tė thatė dhe tė brishtė, sepse mund ta pėrkeqėsoni edhe mė shumė situatėn. Limoni mund tė pėrdoret vetėm nė rastet kur floku ėshtė i yndyrshėm, ose normal. Efekti ndriēues i limonit ėshtė pėrdorur gjithmonė. Bėni kujdes tė mos e kaloni nė lėkurė, por vetėm nė rrėnjėn e flokėve. Edhe nė kėtė rast, mirė do tė ishte ekspozimi nė diell pėr disa minuta. Pėrzieni nė njė filxhan ¼ lėng limoni tė freskėt dhe ¾ ujė mineral. Mė pas, aplikojeni masėn e pėrftuar nė flokė dhe lėreni tė veprojė pėr rreth dy orė. Pėr tė shmangur efektin “tharje”, mos harroni qė tė pėrdorni zbutėsin pas larjes me shampo.

    Vaj ulliri

    Tė gjithė i njohin vetitė qetėsuese dhe zbutėse tė vajit tė ullirit, por janė tė paktė ata qė i dinė vetitė ushqyese dhe se ndikon nė zverdhjen e flokėve. Aplikoni vaj ulliri nė flokė dhe qėndroni nė diell pėr rreth njė orė para se tė laheni. Kėtė pėrsėriteni tri herė nė javė.

    Molla, mjalti dhe uji


    Pėrziejini kėto tri pėrbėrės nė njė enė plastike dhe mė pas me masėn e pėrftuar spėrkasni flokėt. Aplikojeni masėn nė flokė tė lagur dhe qėndroni nė diell pėr njė orė. Pastaj pėr tė larguar tėrėsisht mjaltin nga flokėt do tė jetė e nevojshme njė larje e dytė me ujė tė ngrohtė dhe tė bollshėm.

    Birra

    Zgjidhni njė birrė bionde, natyrisht! Mbushni me birrė njė enė plastike dhe fusni brenda fundet e flokėve, mos e hidhni qė nė rrėnjė. Lėrini flokėt tė thahen nė diell pėr rreth njė orė, pastaj lajini me ujė tė bollshėm dhe aplikoni zbutės.

    Uthulla dhe majdanozi

    Kėta dy pėrbėrės rikthejnė shkėlqimin dhe janė idealė pėr flokėt qė e kanė humbur atė. Uthulla: para se tė lani kokėn me shampo, hidhni nė kokė njė lugė gjelle uthull dhe masazhojeni. Majdanozi: zieni njė tufė majdanoz pėr 30 minuta, lėreni tė ftohet, mė pas shpėrlani flokėt pasi t’i keni larė me shampo. (Gazeta-Shqip)

      Ora ėshtė 2/5/2024, 21:09