BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Merita Halili: “Mes mallit shqiptar dhe ėndrrave amerikane”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Merita Halili: “Mes mallit shqiptar dhe ėndrrave amerikane”

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/7/2012, 09:04

    Merita Halili: “Mes mallit shqiptar dhe ėndrrave amerikane” Meritahalili1-560x418

    Interviste me ikonėn e kėngės popullore tiranase, tė mirėnjohurėn Merita Halil.

    Megjithėse e njohur, pėrsėri ajo mbetet e thjeshtė dhe shumė komunikuese. Larguar prej vitesh nė SHBA, asnjėherė si ka shkėputur lidhjet me atdheun, por sa herė i jepet mundėsia vjen me mall nė Tiranėn e saj, qė i hapi dyert e bukura tė kėngės. Jeta e saj ėshtė e lidhur me avionin, pasi pėr ēdo muaj ka kėrkesa nga tė katėr anėt e botės ku ka komunitete shqiptarėsh, aq sa nuk u kushton dot kohėn e duhur fėmijėve. Nė Amerikė, sipas saj, nė shumė koncerte apo festivale, pėrveē muzikės, spektatorėt magjepsen pas veshjeve kombėtare, tė cilat ajo i vesh me shumė dėshirė dhe qė harmonizohen me kėngėt. Lėvizjet e shumta nga njė kontinent nė tjetrin, kanė bėrė qė ajo tė ketė formė tė shkėlqyer.

    -Ju shohim gjithnjė nė lėvizje, si ndjeheni, i bėni me qejf apo janė tė sforcuara?

    Nuk e di. Mė ėshtė bėrė si diēka normale. Mė duket sikur lėviz brenda SHBA. Jam mėsuar me lėvizjet, s’e kuptoj dot jetėn pa lėvizje. kam oferta nė shumė vende tė Evropės dhe mė tej. Kam oferta kudo ku ka emigrant shqiptarė.

    -Si ndjeheni nė Amerikė?

    Amerika mbetet njė vend i veēantė. Mbetet njė vend shėmbėlltyrė e demokracisė. Besoj se nuk ka asnjė vend tjetėr nė botė qė tė tė ofrohen kaq mundėsi punėsimi dhe ku njeriu tė gjejė vetveten. Personalisht, pėr mua ka qenė njė vend ėndėrr, tė cilėn e kam realizuar.

    -Shkuat nė Amerikė, por si e keni pėrjetuar ditėn e largimit. Thatė qė do shkonit nė vendin e ėndrrave…?

    Me tė vėrtetė e mbaj mend si sot. Sa herė e kujtoj, lotoj. Ishin lot malli, por edhe gėzimi. Ose mė mirė tė themi, ishin mė shumė lot gėzimi. Se di se si qan njėherėsh njeriu pėr dy gjėra krejt tė kundėrta, por ja qė ndodh. Ishte njė vendim shumė i madh qė edhe mė tronditi. Se merrja me mend se ēfarė mė priste nė jetė. Do kaloja oqeane dhe dete pėr tė mbėrritur aty. Kishte shumė rrugė tė panjohura. Por, mė shumė kujtoj lotėt e tė afėrmve tė mi. Po nisesha me vajzėn time tė vogėl. Ishte fund korriku. As e kisha vėnė nė konsideratė temperaturėn. Kisha marrė vendimin mė tė madh nė jetė.

    -Ju u nisėt me mendimin se nė Amerikė do tė jetonit vetėm duke kėnduar?

    S’mund ta them kėtė. Mendoj se nė fillim s’u nisa me kėtė mendim. Mendoja se do tė punoja si tė gjithė njerėzit e tjerė vetėm nėpėrmjet punės. S’e dija se si funksiononin gjėrat nė kėtė vend tė madh. E thashė, pra, se ēdo gjė mė dukej njė ėndėrr e largėt. Isha shumė e emocionuar. Kisha dėgjuar qė puna aty ishte punė. Ishte njė punė pa orar mė tregonin miqtė dhe tė afėrmit.

    -Kur u ngjite pėr herė tė parė nė skenė nė SHBA?

    Pėr herė tė parė u ngjita nė njė festival ndėrkombėtar pėr folklorin. Por, mė parė sa shkova nga shumė shoqata tė emigrantėve pata kėrkesa pėr aktivitete tė ndryshme. Unė shkova nė Amerikė me njė emėr, pra mė njihnin, nuk isha e rastėsishme nė kėngė. Aq mė tepėr qė kėngėtaret e brezit tim ishin shumė nė modė. Prandaj ishin dhe kėrkesat. Plus qė ne vinim dhe nga Ansambli i Kėngėve dhe i Valleve, qė kishte lėnė nam tė mirė nė botė. Kėto ishin ato qė pėrcolla unė tek idetė dhe dėshirat e mia nė SHBA. Pra nė koncerte mes shqiptarėsh mė ftuan qysh muajin e parė, pas disa muajsh mora pjesė nė festivalin ndėrkombėtar.

    -Nė kėta festivale qė keni marrė pjesė, a i ka bėrė pėrshtypje spektatorit muzika shqiptare?

    Sigurisht, po. Ne kemi njė muzikė tė veēantė, kemi njė muzikė tonėn tė pa ndikuar nga muzika e huaj. Tek kjo veēanti tė huajt kanė ndjerė origjinalitetin, tė bukurėn specifiken. Kėngėt e mia nė atė festival janė duartrokitur.

    -Ēfarė tė veēante tjetėr kanė parė tek shqiptarėt tė huajt nėpėr festivale?

    Kanė parė veshjen tonė tė veēantė. Koloriti i veshjeve tona ėshtė njė ēudi, nė mėnyrėn e prerjes mbizotėrojnė e bardha dhe e kuqja, kanė lėnė efekte shumė tė jashtėzakonshme pėr spektatorėt, por edhe tek shumė intelektualė qė na afroheshin pas festivaleve pėr tė parė rrobat tona.


    A ka shkruar shtypi pėr kėto veshje?

    Ka qenė gazeta mė prestigjioze Nju Jork Times, ajo qė ka bėrė vlerėsime tė shkėlqyera pėr veshjen tonė. Konkretisht pėr veshjen time nė atė festival ata e cilėsuan si veshjen mė tė veēantė. Jam ndjerė shumė e privilegjuar nga ky konstatim. Nuk ėshtė e paktė qė nė njė vend si SHBA tė zėsh vend nė gazetėn mė prestigjioze. Nė kėtė rast merita nuk ishte e imja, por e duarve tė arta tė grave shqiptare qė bėjnė punime tė rralla artizanale, qė s’mund t’i gjesh nė vende tė tjera.

    -A ėshtė pjesė e suksesit bashkėshorti juaj, Raifi?

    Si sigurisht dhe i padiskutueshėm. Raifi ėshtė pjesa ime mė e rėndėsishme. Ai ėshtė njė instrumentist me vlera, ku puna ime dhe njohja jonė u bė nė rrethana krejt tė veēanta, nėpėr aktivitete tė ndryshme me karakter kombėtar. Ai ka pasur njė njohje shumė tė madhe mes shoqatave shqiptare.

    -Ēfarė instrumenti pėrdor Raifi?

    Im shoq pėrdor fizarmonikėn, dhe mund tė them se ėshtė njė ndėr fizarmonicistėt mė tė mirė. Luan nė mėnyrė virtuoze dhe njeh njėkohėsisht edhe muzikėn amerikane nė mėnyrė tė shkėlqyer.

    -Si fillim gjetėt pėrkrahje tek ai?

    Edhe si fillim edhe si vazhdim, pasi atė e kam burrė dhe njė shok shumė tė mirė. Rrallė mund tė ndodh qė nė jetė tė jesh nė njė punė dhe tė kesh njė harmoni tė tillė. Kjo falė seriozitetit, por dhe edukatės sė tij.

    -Ju merr malli pėr atdheun?

    Sot largėsitė janė shumė tė vogla. Pėr 8 orė je nė Shqipėri. Kjo s’do tė thotė qė nuk mė merr malli, por sa herė ndjej mall, vij pa problem. Njėkohėsisht dua tė them se unė jam e ftuar vazhdimisht nė Shqipėri dhe njėherė nė vit jam nė shtėpinė time.

    -Si i keni lidhjet me kėngėtaret dhe kėngėtarėt e tjerė shqiptarė nė Amerikė?

    Kam lidhje tė shkėlqyera dhe s’ka pėrse tė mos jenė. Secila ka repertorin e vet, ka fansat e vet. Kemi respekt tė ndėrsjellėt dhe nuk kemi shfaqur shenja xhelozie.

    -Ju mes shumė veshjeve keni dhe njė veshje me ngjyrat e flamurit kombėtar…

    Shqiptarėt nė Amerikė janė shumė tė dashuruar me flamurin. Nė shumė aktivitete ata vijnė me flamur tė vegjėl kombėtarė. Kjo ka qenė shtysa qė unė vendosa tė bėj njė fustan tė tillė.

    -Merita thuajse s’ka ndryshuar

    (qesh). Se di ta pėrcaktoj saktė, por di tė them se unė nuk abuzoj me asgjė, me asgjė. Ha nomralisht pa e tepruar me brumėra. Por, ushqimi kryesor janė perimet dhe frutat, kėto tė dytat janė nė menynė time tė preferuar.

    -Jeni supersticioze?

    S’di ē’tė them, edhe jam edhe s’jam. Por unė besoj mė shumė tek puna dhe zėri im.

    -Vlerėsimi qė i bėni njeriut?

    Vlerėsoj ēdo njeri qė ja kushton kohėn punės dhe studimit dhe jo kafeneve dhe thashethemeve.

    -Kur ndiheni keq?

    Kur shumė herė nuk u gjendem fėmijėve sa duhet afėr. I kam tė edukuar, por puna nuk mė lejon tė kem njė kohė maksimale pėr ta.

    -Si e kaloni kohėn e lirė?

    Duke dėgjar muzikė por edhe duke bėrė punė shtėpie. Ska gjė mė tė mirė tė punosh duke dėgjuar muzikė. Nė kėtė rast bėn dy punė.

    Albert Zholi Gazeta Telegraf

      Ora ėshtė 7/5/2024, 19:08