BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Zakonet me te keqija ne kujdesin e lekures!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Zakonet me te keqija ne kujdesin e lekures!

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/7/2012, 18:17

     Zakonet me te keqija ne kujdesin e lekures! Images

    Lekura jone eshte gjeja e pare qe njerezit verejne rreth nesh. Ajo eshte nje nga pasurite me te medha qe kemi. Qe te kemi nje lekure te bukur dhe te shendetshme duhet te heqim disa vese te keqija qe ne kemi. Femrat zakonisht jane me te shqetesuarat per pamjen e lekures se tyre per per shkak se pershtypja e pare ka shume rendesi. Lekura e bukur do te thote besim dhe fuqi. Ne do t'ju paraqesim me poshte disa zakoni te keqija te cilat nuk duhe t'i beni me, qe te keni nje lekure te bukur me pas.



    1. Pirja e duhanit

    Pirja e duhanit eshte nje nga gjerat qe e demton me se shumti shendetin dhe lekuren tuaj. Cigarja eshte shkaku kryesor i plakjes se hershme te lekures tuaj. Nese ju nuk do e hiqni kete ves atehere ajo do te demtoje seriozisht lekuren tuaj.



    2. Pastrime me locione

    Pastrimi i lekures eshte shume i shendetshem , sepse pastron poret e fytyres tuaj dhe e freskon ate. Por nese rrini duke e pastruar shpesh ate, atehere locioni mund t'a intensifikoje prodhimin e yndyres ne lekuren tuaj duke shkaktuar shfaqjen e pucrrave ne fytyre. Prandaj, gjithmone duhet te ndiqni udhezimet ne paketimin e produktit.



    3. Nuk e lani fytyren para se te shkoni ne shtrat

    Neglizhimi i kujdesit ndaj fytyres tuaj, kur ju bini te flini pa hequr make-up-in nga fytyra eshte nje ves shume i keq te cilin duhet t'a eleminoni. Make-up do t'ju bllokoje poret duke ju shkaktuar probleme me lekuren dhe shfaqjen e pucrrave. Produktet kozmetike mund te hyjne fare lehte ne sy duke ju shkaktuar irritime ose infeksione te renda. Qelizat e lekures rinovohet gjate nates, prandaj ju duhet t'a lani ate sic duhet per t'a lene te marre fryme dhe te ndihmoje ne procesin e rinovimit.



    4. Ngrenia e ushqimeve te mbetura

    Mbajtja e nje diete te duhur mund te beje mrekulli per lekuren tuaj, duke i siguruar asaj mineralet dhe vitaminat e nevojshme per nje lekure sa me te shendetshme. Ushqimet e mbetura permbajne sheqer, karbohidrate, yndyrna dhe jane pergjegjes per daljen e pucrrave ne fytyre. Mos konsumoni me ushqim te mbetur dhe brenda pak javeve do te vereni nje permiresim te ndjeshem ne lekuren tuaj.



    5. Shtrydhja e pucrrave

    Pastrimi i pucrrave nga qelbi eshte mjaft tunduese per ju, por duke e bere kete ju shkaktoni hapjen e baktereve neper lekure, si rezultat do te keni inflamacion (irritim) ose infektim te lekures, deri ne shfajen e akneve te tmerrshme qe demtojne shume keq lekuren. Nese nuk mund t'i rezistoni deshire oer t'i pastruar pucerrat, atehere sigurohuni te keni pastruar duart me dizinfektues perpara se t'i vendosni ato mbi lekure.



    6. Ekspozim i tepert ne diell

    Ekspozimi i shumte ne diell shkakton plakjen e parakohshme te lekures dhe rrit rrezikun e shfaqjes se kancerit te lekures. Kur dilni jashte nen rrezet e diellit, sigurohuni qe te keni vendosur me pare kremin mbrojtes per t'ju mbrojtur nnga rrezet UVA dhe UVB.



    7. Zgjuar deri vone

    Gjumi eshte thelbesor per te pasur nje lekure te persosr dhe te shendetshme. Kjo eshte koha kur trupi juaj rigjalleron demet e marra gjate dites mbi lekure. Keshtu qe eshte e nevojshme qe te flini mjaftueshem cdo dite.



    8. Perdorimi i brushave te papastra

    Brushat e papastra te kozmetikes mund te demtojne rende lekuren tuaj. Nese keni lene pas dore kujdesin higjenik ndaj tyre, do t'ju bllokohen poret, shfaqje infeksioni dhe pucrra ne fytyre. Per te shmangur kete lani brushat e make-up-it 2 here ne muaj me shampo dhe i lini te thahen. /ikub/

      Ora ėshtė 10/5/2024, 05:53