BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fjolla Morina: Kur e bera per here te pare…

    Arlo
    Arlo
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Fjolla Morina: Kur e bera per here te pare… 2eyci2f
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 08/05/2008
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 50616
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 91675
    <b>Votat</b> Votat : 440
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nga te gjitha genjeshtrat qe me the... 'Te Dua' ishte e preferuara ime!

    Buzqeshje Fjolla Morina: Kur e bera per here te pare…

    Mesazh nga Arlo 13/8/2012, 01:14

    Fjolla Morina: Kur e bera per here te pare… Images.ashx_18

    Fjolla Morina do tė vijė sot nė njė rrėfim tė sin qertė pėr suplementin e sė shtunės. Kėngėtarja se ksi nga Kosova, e cila sapo ka publikuar videon e saj tė fundit “Boy” rrėfen nė kėtė intervistė pėr pushimet, mėritė mes kolegeve dhe sekretet e tė qenit nė formė. Veē tė tjerash, bukuroshja ndalon edhe nė njė pjesė delikate tė jetės sė saj, siē ishte martesa nė moshėn 17- vjeēare dhe lindja e vajzės. Marrėdhėnien qė ka sot me tė bijėn dhe lutja qė Fjolla i bėn. Dashuria dhe mashkulli ideal pėr kėngėtaren. Ēdo tė thotė tė jesh seksi sipas saj dhe ikonat qė e frymėzojnė. Rrėfehet Fjolla, seksbomba e Kosovės.

    Fjolla si po kalon kėto kohė?

    Me gjithė tė nxehtin e kėtyre ditėve po arrij tė relaksohem, ndonėse angazhimet nė mbrėmje, qė janė tė zakonshme pėr kėtė sezon janė tė shumta, unė po arrij tė ndjehem e qetė.

    Me ēfarė po merresh?

    Jam duke punuar nė disa koncepte pėr njė ndryshim tė stilit tė muzikės qė bėj. Kryesisht po merrem me krijimet e reja. Sė shpejti do tė dalin edhe rezultatet e kėtij angazhimi.

    Ku ke pushuar kėtė verė?

    Qė nė fėmijėri pushimet zakonisht i kam kaluar nė Ulqin. Kam qenė nė disa vende pėr pushime, por nė fakt Ulqinin e konsideroj si njėfarė pushimi relaksues. Kur jam atje, ndjehem se jam me pushime.

    Cili ėshtė vendi mė i bukur qė ke vizituar ndonjėherė pėr pushime?

    Para disa vitesh, vizitova Dubain. Ėshtė vend i mrekullueshėm, ashtu siē raportohet nė media, megjithatė mua mė pėlqejnė qytetet e thjeshta, jo me ndėrtesa gjigande. Por Dubai ishte i bukur.

    Sapo ke nxjerrė kėngėn tėnde tė re “Boy”, si ėshtė pritur?

    Mė duket se po pranohet mirė nga publiku.

    Nė klip ti vjen si njė kopje e Rihannės? Je frymėzuar prej saj?

    T’ju them tė vėrtetėn, nuk ėshtė se unė e kam pėrgatitur skenarin, por jam pajtuar me tė. Sot ka kaq shumė prodhim nė botėn artistike tė muzikės saqė ėshtė vėrtetė sfidė tė jesh 100 % origjinal. Mė pėlqen Rihanna, sigurisht do tė pėrvetėsoj ndonjė detaj edhe prej saj.

    Cilat janė ikonat qė tė frymėzojnė?

    Marilyn Monroe, mė duket njė ikonė karizmatike dhe e talentuar.
    Po nga shqiptaret? Inva Mula.

    Me koncertet si po shkon kjo verė?

    Frytshėm do tė thoja.

    Sa paguhen kėngėtaret nė koncerte? Ti personalisht?

    Nuk e di se sa paguhen, por mė duhet tė them se nuk ėshtė profesion i dobėt.

    Si i ke marrėdhėniet me koleget Fjolla?

    Tė mira, ka ndonjė acarim aty kėtu, por nė pėrgjithėsi shkojmė mirė.

    A ka ndonjė, me tė cilėn nuk flet?
    Ka, por jo me dėshirėn time.

    A ėshtė e vėrtet qė mes kėngėtarėve ka shumė mėrira?

    Mė duket absurde se ēfarė dėgjoj dhe shoh ndonjėherė. Njerėzit janė tė tė gjitha llojeve, unė si e re qė jam do tė kem mėsuar shumė nga kolegėt me tė cilėt rrethohem.

    Ndėrkohė flasim pak pėr jetėn private…E dashuruar apo jo?

    Aktualisht, konfuze.

    Si ėshtė Fjolla nė njė lidhje?

    Jam Fjolla ēdoherė.
    Mashkullin ideal si do ta pėrshkruaje?
    Sė pari, mendoj se nuk duhet t’i shohim tė ndarė sipas sekseve njerėzit me tė cilėt duam tė jetojmė. Nuk bėj llogari se si duhet tė jetė njė “burrė i pėrkryer”, fillimisht sepse nuk ka asnjė qenie njerėzore tė pėrkryer dhe sė dyti sepse nuk dua ta kufizoj shpirtin qė tė dashurojė me pėrcaktime. Dashuria nuk ka kufizime, ajo ėshtė universale.

    A je dakord qė femrat sot janė bėrė shumė materialiste?

    Pėr sa i pėrket ēėshtjes qė sot gratė shohin mė shumė pasurinė materiale se shpirtėrore tė njė burri, mendoj se vjen nga rrethanat sociale dhe ekonomike qė ekzistojnė sot nė botė. Problemi mė duket se ėshtė mė i madh se kaq.

    Sa ka qenė historia mė e gjatė e dashurisė?

    Mendoj se dashuria nuk ėshtė e kufizuar nė kohė, nė fakt pėr dashurinė s’mund tė ketė kohė. Dashuri ose ka ose nuk ka. Pėr mua vlen: Nėse njėherė e do, gjithmonė e do, pėrjetė e do.

    Nė ēfarė moshe ke pasur tė dashur pėr herė tė parė?

    Isha e re kur u martova. Diku 17 vjeē. Kjo ka qenė hera e parė.

    Po marrėdhėnien e parė seksuale kur e ke kryer?

    Pasi u martova. Fjolla ti je edhe nėnė e njė vajzė.

    Sa e vėshtirė ėshtė pėr njė vajzė tė re si ty, tė rrisė e vetme njė fėmijė?

    Nė fakt unė kam shumė ndihmė nga prindėrit e ish-burrit tim. Ata kujdesen shumė pėr vajzėn. Pėr mua ka qenė dhe mbetet e vėshtirė kujdesi pėr tė sepse isha shumė e re. Kisha nevojė pėr kujdes ndaj meje e lėre mė qė duhej tė kujdesesha qė tė paktėn minimalisht t’i plotėsoja detyrat e mija si prind. Vajzėn e dua shumė, e kam gjithēka nė kėtė jetė. Shpresoj tė mė falė pėr gabimet qė mund tė kem bėrė ndaj saj.

    Cila ėshtė marrėdhėnia qė ke me vajzėn?

    Kemi njė marrėdhėnie shumė shoqėrore. Flasim hapur, duhemi, luajmė, kėshillohemi. Unė nuk mendoj se fėmijėt duhen trajtuar sikur tė mos jenė tė nivelit tonė. Unė mbaj mend shumė absurditete qė mė janė thėnė nė vegjėli duke mė konsideruar tė paaftė pėr t’i kuptuar gjėrat. Nuk dua qė vajza ime tė ndjehet e njėjtė. Le tė jemi shoqe tė mira nė radhė tė parė.

    Ajo jeton me ty?

    Jo, ajo nuk jeton me mua. Tė drejtat prindėrore i ka fituar ish-bashkėshorti. Por, unė jam e kėnaqur me kujdesin e familjes sė ish-bashkėshortit ndaj vajzės sime. U jam mirėnjohėse.

    Cili do tė jetė projekti i ardhshėm qė do tė sjellėsh nė muzikė?

    Kjo do tė jetė befasi pėr ju dhe gjithė publikun.

    Ēdo tė thotė pėr Fjollėn tė jesh seksi?

    Do tė thotė tė kesh atė lloj karizme, qė tėrheq seksualisht ēdo qenie njerėzore. Tė jesh seksi, pėr njė grua do tė thotė qė kur tė shohin gratė e tjera, t’u shkojė mendja nė seks. E kjo, nuk besoj tė jetė e lehtė.

    Si ia bėn qė vazhdon tė ruash njė formė tė pėrsosur fizike?

    Kujdesi nė ushqime, aktiviteti fizik (jo i kėnaqshėm kohėve tė fundit) dhe mbi tė gjitha ēlirimi mendor nga brengat ditore dhe jetėsore.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 00:11