BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Silva Gunbardhi: E dua aq shumė kėngėn sa s’mendoj pėr asgjė tjetėr!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Silva Gunbardhi: E dua aq shumė kėngėn sa s’mendoj pėr asgjė tjetėr!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/9/2012, 14:26

    Silva Gunbardhi: E dua aq shumė kėngėn sa s’mendoj pėr asgjė tjetėr! Silvagunbardhibukuroshe-300x252

    Njė ndėr karakteristikat e saj, veē zėrit tė mrekullueshėm ėshtė edhe buzėqeshja. Sa herė qė ngjitet nė skenė sjell njė diēka shumė origjinale dhe tė menduara me shumė kujdes. Kjo ėshtė kėngėtarja Silva Gunbardhi, e cila nuk ka shumė dėshirė qė tė flasė me fjalė, pasi ajo shprehet mė shumė me muzikėn e saj.

    Nuk mund ta cilėsojmė si kėngėtare tė muzikės sė lehta apo popullore pasi ashti siē thotė edhe vetė Silva ajo i kėndon tė dyja me shumė pasion dhe i falin shumė emocione. Por si e ka nisur rrugėn e kėngės, ēfare ka marrė nga qyteti i saj i lindjes Vlora, e tė tjera sekrete tė vogla, rrėfen kėngėtarja lozonjare nė njė intervistė tė dhėnė pėr suplementin “Summer Time” nė gazetėn “Koha Jonė”.

    Sot qė ju jeni bėrė njė emėr i njohur, ēfarė kujtoni nga fillesat tuaja, ato momente kur ju kuptuat se ishit njė kėngėtare tashmė?

    Mund tė them se kam qenė shumė e vogėl kur kam nisur te kėndoj. Mami im mė thotė sh herė se edhe kur kam qenė ende pa dalė nė kėtė jetė, pra kur mami ka qenė gjatė shtatėzanise, sapo ajo ishte nė ambiente ku dėgjohej muzikė,unė lėvizja vrullshėm. Pra qė nė bark tė nėnės muzika ka pasur njė ndikim shumė tė madh tek unė dhe unė kam reaguar ndaj muzikės (qesh). Nuk mund tė flas pėr ato momente kur e kupton se je kėngėtare tashmė, pasi vijnė shumė gradualisht dhe kėshtu nuk ėshtė se e ke tė fiksuar nė memorie atė moment.

    Kėnga juaj e fundit ėshtė njė duet me kėngėtaren Eranda Libohova, si lindi bashkėpunimi juaj, pasi ky nuk ėshtė i para apo jo?

    Nė fakt ne vimė me njė bashkėpunim pėr herė tė dytė me kėngėn “Zare Magjistare” qė ėshtė bėrė e njohur pėr publikun vetėm si kėngė pėr momentin sepse nuk ka ende njė klip. Po bashkėpunimi jonė ka lindur shumė natyrshėm. Unė kisha njė material qė na pėrshtatej dhe vendosėm ta kėndonim sė bashku nė duet.”Zare magjistare” ėshtė pėlqyer shumė nga publiku dhe ne mendojmė se do tė regjistrohet sė shpejti edhe njė klip!

    Ju vini nga Jugu, ēfarė keni marrė nga qytet juaj i lindjes, Vlora?

    Unė kam lindur dhe jetuar njė pjesė tė madhe nė kėtė qytet tė mrekullueshėm siē ėshtė Vlora. Mund tė them se kam marrė gjėrat mė tė mira tė miat siē janė bujaria e vlonjatėve, por jo vetėm pasi tė tillė janė tė gjithė shqiptarėt, kėmbėnguljen dhe karakterin e fortė.

    Cila ėshtė pika mė e forte e karakterit tuaj?

    Pika mė e fortė e karakterit tim ėshtė kėmbėngulja dhe reagimi(reflekset).

    Si e shihni tregun muzikor sot nė Shqipėri, ėshtė ai korrekt?

    Pėrsa i pėrket tregut muzikor, nuk mund tė jap v l e r ė s i m e sepse e shoh sakrificėn qė bėjnė shumė kėngėtarė pėr tė realizuar materialet e tyre. Nėse nuk zbatohet ligji i tė drejtės sė autorit, gjithēka do tė vazhdojė tė mbetet pezull. Mund tė them se dhe nė Shqipėri ashtu si nė tė gjithė botėn ka kėngė tė realizuara nė studio profesionale ashtu siē ka edhe kėngė tė tjera. Megjithatė pėr tė gjitha nė fund i mbetet publikut tė gjykojė!

    Si ishte ky sezon veror pėr ju?

    Sezoni veror ėshtė njė sezon shumė i ngarkuar. Kam qenė aq e zėnė me sa kėtė vere s’kam mundur tė bej pushime. Gjithsesi nuk jam e lodhur, kam dėshirė tė vazhdoj tė punojė.

    Njė prej pikave tė forta te shumė kėngėtare ėshtė edhe imazhi, pėr ju sa rėndėsi ka?

    Imazhi ka shumė rėndėsi si ēdo femėr do tė thosha. Mė pėlqen tė kem njė pamje tė kuruar por pa ekzagjerime. Mundohem tė mos dal nga natyra ime por tė shfaqem edhe tek njerėzit qė nuk mė njohin mirė, ashtu siē jam nė tė vėrtetė. Thjesht dhe pa ekstreme. (Qesh).

    Nėse do ju duhej tė zgjidhnit mes muzikės sė lehte dhe asaj popullore, cila do tė ishte preferenca juaj?

    Tė gjithė prejardhjen e kemi nga muzika burimore. Tė gjithė kėngėtarėt, kush mė shumė apo kush mė pak, munden t’i kėndojnė kėngėt e vendit tė tyre. Ndėrsa muzikėn e lehte s’mund ta kėndojnė te gjithė. Festivalet me “filtrat” e tyre seleksionojnė dhe nė to s’mund tė kėndojnė e mė pas tė vlerėsohet me ēmim ēdo kėngėtar. Unė s’mund t’i ndaj, sepse tė dyja nė vende tė ndryshme, mė dhurojnė emocione tė fuqishme!

    Me cilėt apo cilin prej kėngėtareve do tė donit tė bėnit njė duete dhe nuk ju ėshtė dhėnė ende mundėsia?

    Tė them tė drejtėn, unė kam disa duete nė karrierėn tim e dhe pėr momentin ende se kam menduar apo dėshiruar njė tjetėr duet momentalisht, nė tė ardhmen nuk i dihet.

    Sot njė pikė e fortė referimi pėr tė parė se si po ecėn njė kėngė janė klikimet nė Youtube qė ajo kėngė merr, mendoni se ėshtė e drejtė kjo?

    Sot ėshtė koha e internetit dhe pėr kėtė arsye, ndodh tė ndikohemi. Kėngėt dėgjohen nė kanalet muzikore dhe njė bum klikimesh nuk do tė thotė gjithmonė se kėnga ėshtė shumė e bukur. Pasja ekziston dhe pirateria, rritja artificiale e numrit tė klikimeve gjithsesi do ta quaja njė tregues.

    Keni menduar se ē’mund tė ishit bėrė, nėse nuk do te ishit kėngėtare?

    Nuk mund ta them nė kėto momente. E dua aq shumė kėngėn sa s’mendoj pėr asgjė tjetėr!

    Kur keni ndėrmend tė bėni njė album tuajin?

    Ėshtė pak e vėshtirė sot tė nxjerrėsh njė album, sepse del nė internet pa u publikuar apo promovuar nga vetė kėngėtari ende. Mendoj se pėr kohėn nė tė cilėn e drejta e autorin, nuk vlerėsohet dhe aq shumė mė mirė do tė ishte njė singėll i fuqishėm se sa njė album.

    A do tė jeni pjese e festivaleve qe organizohen kėtė vit, si “Kėnga Magjike” apo festivali i fund vitit?

    Kam shumė dėshirė qė tė jem pjesėmarrėse, gjithsesi nuk mund t’u japė njė pėrgjigje tė saktė. Nėse do tė kem njė material tė mirė pse jo! /vipat/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 04:30