BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Reis Ēiēo: Drejtimi i “Champion Klan”, risia e sezonit tim!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Reis Ēiēo: Drejtimi i “Champion Klan”, risia e sezonit tim!

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/9/2012, 07:33

    Reis Ēiēo: Drejtimi i “Champion Klan”, risia e sezonit tim! Reiscico

    Nė sezonin e ri vij mė me energji, mė i karikuar, rifillimi i sezonit ėshtė njė premierė pėr mua, tė cilin e trajtoj tė tillė dhe mė duket sikur, nė fakt, dal pėr herė tė parė, po komunikoj pėr herė tė parė”, – kėshtu e pėrshkruan kėtė fillesė tė re spikeri i njohur i lajmeve Reis Ēiēo. Prej mė se dy dekadash, ai na flet nga studio e lajmeve duke u bėrė njė nga figurat kryesore nė vend nė kėtė drejtim. Pasioni i tij pėr futbollin, si ish-lojtar i “Tiranės” dhe jo vetėm ėshtė bėrė i dukshėm nė emisionin “Champion Klan”, ku kėtė sezon do tė jetė autor dhe drejtues i tij. Nė kėtė intervistė pėr “Summer Time”, Risi na tregon mė tej se….

    Zoti Ēico, kėtė sezon tė ri nė Televizionin Klan, nisni “Champion Klan” jo mė si i ftuar, por si autor dhe drejtues i tij. Si ndiheni?

    Ky ėshtė nė fakt edhe ndryshimi. “Nė Champion Klan” njė nga emisionet mė tė ndjekura, qė padyshim e bėn tė tillė futbolli, qė ėshtė njė sport magjik, ndryshimi ėshtė se nuk jam i ftuar, por drejtoj, ideoj dhe bėj skenarin e “Champion”. Skema ėshtė e njėjtė, kemi pėrsėri dy tė ftuar, dhe pėr rreth njė vit kjo ėshtė e reja qė mė ka ndodhur mua nė kėtė televizion dhe nė kėtė emision.

    Dhe si ėshtė tė kalosh nga njė pozicion nė tjetrin, jo mė i ftuar, por me mė shumė impenjim?

    Ndoshta njė njeriu pa njė eksperiencė televizive i bėn pėrshtypje, nuk ėshtė njė hov cilėsor, ėshtė njė kalim qė lė gjurmėt e veta, ndėrsa mua nuk mė ka bėrė ndonjė pėrshtypje tė veēantė, pasi unė gjatė karrierės sime televizive kam bėrė emisione sportive, kam qenė i ftuar, kam drejtuar kėshtu qė e quaj njė kalim organik.

    Kjo edhe pėr faktin se ju e dashuroni futbollin, jeni njė tifoz i zjarrtė…?

    Kjo sigurisht ka tė bėjė me pasionin, por edhe me faktin qė brezi i ri ndoshta nuk e di qė unė kam luajtur futboll me “Tiranėn”, kėshtu qė lidhja ime me futbollin ėshtė shumė organike. Unė e kam luajtur, e ndjek, ndjek shtypin, ndjek analizat, ndjek ngjarjet, unė jam brenda futbollit dhe futbolli ėshtė brenda meje.

    Beson se do ta konkurrosh Shakohoxhėn me emisionin e tij?

    Shakohoxha ėshtė i pakonkurrueshėm nė talentin e tij si komentator.

    Po si drejtues? Atėherė beson se do ta sfidosh?

    Jo, nuk ėshtė aty problemi.

    Pėrtej humorit, secili ka individualitetin e tij.

    Po lidhjen tuaj me studion e lajmeve si do ta komentonit?

    Sigurisht, studioja e lajmeve ėshtė nisja e karrierės sime televizive dhe aty do tė mbarojė, por kalimi nė dhoma tė tjera, – nėse do t’i quanim kėshtu emisionet televizive, nė kėtė rast atė sportive, pėr mua ėshtė njė akt shumė natyral, i ndjerė kėshtu qė mė jep njė relaks dhe njė kėnaqėsi tė madhe.

    Cila ėshtė ndjeshmėria juaj ndaj lajmeve, a ka nga ata qė ju ndikojnė dhe lėndojnė emocionalisht? Apo i pėrballon lehtėsisht ato?

    Jo, natyrisht qė edhe unė jam natyrė njerėzore me ndjeshmėri tė lartė. Mė prekin fėmijėt kur pėrdhunohen, mė prekin vajzat qė trafikohen, janė lajme qė ndonjėherė mė duket se mė ikėn zėri dhe mė dridhet nga emocionet. Sigurisht mė prekin vrasjet, qė fatkeqėsisht i shohim qė ndodhin ēdo dy ditė. Por mė besoni, lajmet e rėnda nuk do tė doja kurrė t’i lexoja, por ja qė jeta ėshtė e tillė. Gjithashtu, nė edicionin e fundit tė lajmeve lexoni edhe titujt kryesorė tė gazetės “Koha Jonė”, mes tė cilėve edhe ata tė suplementit “Summer Time”.

    Shpesh ju kemi parė qė bėni komente dhe nuk e fshihni habinė qė tregoni kur lexoni kėta tituj. Cili ėshtė reagimi, ndjeshmėria juaj ndaj faqeve rozė tė shtypit?

    Ndjesia ėshtė nga mė tė ndryshmet. Pėr shembull, po ju tregoj rastin e fundit kur lexova nė suplementin “Summer Time”, qė Enkel Demi do tė niste punė si DJ, mė plasi e qeshura direkt nė “live”, mirėpo edhe unė e ndjeva, dhe ma thanė edhe tė tjerėt qė ishte gjė kaq e bukur, pasi unė vėrtet u ēudita kur lexova titullin dhe i kėrkova regjisė qė ta shfaqte edhe njėherė gazetėn se ndoshta bėra ndonjė gabim. Dhe verifikova qė Enkel Demi ishte DJ. Pra, lajmet e kėsaj natyre, apo rozė, siē quhen, ndikojnė edhe emocionalisht tek unė, pasi edhe unė befasohem, pasi nė atė moment i lexoj pėr herė tė parė.

    Cili ėshtė veprimi qė bėtė mė pas, morėt nė telefon Enkelin?

    Sigurisht, pastaj nisin telefonatat, fillon komunikimi, fillon humori, por ėshtė vėrtet gjė e bukur nėse u jep njė informacion tė parė gjithė lexuesve tė gazetės “Koha Jonė” me titujt kryesorė qė ofron ajo.


      Ora ėshtė 7/5/2024, 12:35