BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Eli Fara: “Unė e pėrkėdhelura e artistėve korēarė”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Eli Fara: “Unė e pėrkėdhelura e artistėve korēarė”

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/9/2012, 07:36

    Eli Fara: “Unė e pėrkėdhelura e artistėve korēarė” Eli-Fara-560x323

    Kėngėtarja e ėmbėl korēare Eli Fara ėshtė njė nga emrat mė tė dashur tė muzikės popullore shqiptare, e sidomos tė qytetit tė Korcės. Zėri melodioz i serenatave korēare sjell pėr suplementin THASH&THEM, tė rejat mė tė fundit pėr publikimin e albumit tė saj mė tė ri, jetės nė Amerikė dhe rrėfen sekretin e bukurisė sė saj tė pėrjeshtme. Eli gjithashtu flet pėr marrėdhėnien me vajzėn e saj Marinėn, si dhe planet e saj tė ardhshme. E qeshur dhe plot sharm kėngėtarja bukuroshe do tė sjellė sė shpejti edhe klipe tė reja

    Kemi mėsuar se jeni duke u pėrgatitur pėr albumin tuaj tė radhės, mund tė na thoni njė datė tė saktė se kur do tė publikohet?

    Meqėnėse unė kam realizuar disa singėlla mendoj qė pėr pak kohė por nuk mund tė tė them njė afat tė caktuar. Albumi do tė jetė mė shumė njė pėrmbledhje e singėllave qė kam publikuar. Megjithatė nėse do mė duhet tė realizoj edhe disa kėngė tė tjera do t’i bėj. Gjithsesi pjesa mė e madhe e punės ka pėrfunduar.

    Do tė shoqėrohet albumi me ndonjė klip promovues?

    Nė fakt kam ndėrmend qė tė gjithė kėngėt singėll tė kisha mundėsi t’i promovoj me klipe, pasi mund tė realizohen njė apo dy kėngė nė vit me video, madje edhe financiarisht ėshtė mė e mundshme. Gjithsesi ėshtė e pamundur qė tė realizosh klipe pėr tė gjithė kėngėt e albumit. Pavarėsisht se mund tė thuash se njė kėngė e shet e klipi.

    Do tė pėrmbajė vetėm kėngė popullore apo keni menduar tė sillni edhe balada?

    Po, patjetėr qė do tė ketė edhe balada si dhe kėngė tė risjella nė njė mėnyrė ndryshe por qė do tė ndjekin linjėn e kėngės “Vetėm Sonte”. Si artiste mundohem gjithnjė tė sjell diēka ndryshe pėr publikun.

    Po sa i pėrket dueteve do tė ketė nė albumin tuaj?

    Pėrsa i pėrket dueteve mendoj se ato duhet tė jenė tė kursyera, ndonėse kohėt e fundit janė bėrė tė modės. Megjithatė mendoj se duhet gjetur koha e duhur pėr duete. Unė deri tani kam realizuar tre bashkėpunime njė me Merita Halilin, me Sinan Vllasaliun dhe me Albanin e “Produkt 28”. Jam e kėnaqur nga kėto bashkėpunime dhe mendoj se duhet gjetur momenti pėr t’i realizuar atė.

    Dimė qė keni jetuar disa vite nė Amerikė, si ėshtė jeta atje e krahasuar me realitetin shqiptar dhe ku e gjeni ju mė shumė veten?

    Nė qoftė se do tė duhet tė bėja njė ndarje, atėherė them se pėr punė ėshtė Shqipėria ndėrsa pėr tė jetuar ėshtė Amerika. E them kėtė pasi nė vendin tonė nuk ke shumė mundėsi zgjedhjeje pėr vendet tė cilat mund tė frekuentosh. Kėtu kur do tė dalėsh nuk ke shumė zgjedhje se ku do tė shkosh, ambientet janė me klientelė qė ndryshon ēdo vit dhe nuk gjen dot veten. Nuk mė pėlqen tė dal shpesh apo tė frekuentoj ndonjė klub nė veēanti pasi nuk e gjej veten. Pėr shembull jashtė shtetit por edhe vite mė parė nė Shqipėri identifikoheshim me vende tė ndryshme tė cilat ktheheshin nė tonat, pasi ishte e njėjta klientelė. Sot nuk ėshtė mė kėshtu nuk ekziston mė shprehja “shkojmė tek vendi jonė”, ku dhe mund tė gjenim tė njėjtėt njerėz.

    Sa i pėrket muzikės si e shihni evolimin e saj qė nga fillimi i karrierės tuaj duke ardhur nė ditėt e sotme?

    Janė njerėzit qė e bėjnė muzikėn, tė cilėt ndryshojnė dhe pėrshtaten me kohėn. Sot ka shumė kėngėtare, shumė rryma muzikore. Megjithatė nuk do tė dėshiroja ta ndaja muzikėn nė tė mirė apo nė tė keqe, nė muzikė shqiptare apo jo shqiptare, gjithsesi ėshtė muzikė. Sa i pėrket muzikės shqiptare, tė paktėn nė rastin tim unė e di qė muzikėn tradicionale atė tė vėrtetėn shqiptare e kam dhe nuk e ndryshon dot njeri kėtė fakt. Gjėrat e reja qė hyjnė sigurisht qė janė rryma “trendy” apo tė kohės dhe sigurisht janė tė pėrhapura nė tė gjithė botėn dhe sigurisht besoj se janė mjaft tė pėlqyeshme pėr rininė. Gjithsesi edhe nuk mundohem tė bėj diēka pėr kėtė pjesė, nė qoftė se dua tė realizoj njė baladė tekstin patjetėr qė do t’ia pėrshtat njė mentaliteti tjetėr qė tė jetė edhe pėr rininė dhe pėr tė gjitha brezat. Teksti tė jetė sa mė konkret pėr jetėn e tė gjithė njerėzve duke qenė se e dashuroj veēanėrisht poezinė, mė pėlqejnė fjalėt. Nė qoftė se njė kėngėtar nuk kuptohet ēfarė thotė por ka vetėm ritėm dhe nuk ka fabul apo temė, atėherė nuk pėrēohet emocion.

    Po sa i pėrket kompeticioneve muzikore si festivalet apo edhe talent show qė zhvillohen nė Shqipėri, si i vlerėsoni, sa janė ata nė rrugė tė duhur?

    E rėndėsishme pėr mua ėshtė qė tė zhvillohen. Sepse nė qoftė se nuk do tė zhvilloheshin do tė ishte shumė keq. Patjetėr qė nė morinė e disa gjėrave qė nuk vlejnė do tė rezultojnė me vlerė. Zėrat e rinisė padyshim qė janė tė nevojshėm madje janė tė hatashėm. Megjithatė nuk jam dakort qė orientohen drejt muzikės sė huaj, pasi pėr tė kėnduar nė anglisht janė vetė anglezėt apo amerikanėt. Besoj se orientimi do tė jetė drejt muzikės shqiptare sepse mė duket se shumė herė mbeten imitues dhe nuk arrijnė tė krijojnė identitetin e tyre, ndėrkohė qė vokali i tyre ėshtė shumė i mirė.

    Fillimet e karrierės tuaj kanė qenė nė kohėn e komunizmit dhe ndoshta pėr shkak tė sistemit nuk keni arritur tė shprehni artin tuaj ashtu si dot dėshironit. Nė fakt keni ndonjė peng pėr kėtė pjesė?

    Jo nuk kam ndonjė peng sepse nuk e kam pėrjetuar shumė atė sistem, pasi nė vitet 90-tė unė kam qenė rreth 21 apo 22 vjeē, pra nė fillimet e karrierės. Aq mė tepėr qė nė periudhėn kur fillova nuk vendosje vetė se ēfarė do tė bėjė por vendosnin tė tjerėt pėr ty. Megjithatė pėr fatin tim tė mirė duke qenė se Korēa ka pasur gjithnjė shumė artistė tė mirė , profesorėt e mi mė pėrkrahėn dhe unė u bėra kjo qė jam sot. Madje mund tė them se mė kanė pėrkėdhelur pak. (qesh)

    Sa e ndjeni mungesėn e qytetit tė Korēės dhe e vizitoni shpesh atė?

    Sa herė gjej mundėsinė apo ndonjė ditė tė lirė shkoj nė Korēė pasi prindėrit e mi ndodhen atje. I vetmi ndryshim ėshtė qė ndjej njė lloj keqardhje pėr Korēėn.

    Pėr cilėn arsye?

    Sepse nuk gjej tė njėjtėn atmosferė, apo tė njėjtit njerėz me tė cilėt pėrshėndeteshim me pėrzemėrsi, ndonjėherė mė duket vetja si e huaj nė qytetin tim dhe pėr kėtė arsye ndjej shumė nostalgji.

    Keni ndonjė kėngė tė veēantė me tė cilėn identifikoheni dhe qė mendoni se ėshtė mė e suksesshmja e repertorit tuaj?

    Nė fakt ndodh, nė shumicėn e rasteve njė kėngėtar identifikohet nėpėrmjet asaj kėnge. Kjo ndihet edhe nė publik , sado qė unė tė bėj kėngė tė reja apo tė kenė ndryshuar gjėrat, sa herė qė del figura e Eli Farės patjetėr qė duan “25 Gėrshetat” dhe “Qiraxhiun”. (qesh)

    Ju keni njė vajzė Marinėn, nė fakt sa iu ngjet si porsa i pėrket anės sė jashtme po ashtu edhe nė karakter?

    Marina tashmė ka nisur rrugėn e saj ka pėrfunduar shkollėn dhe pėrsa i pėrket ngjashmėrisė mund tė them se ka mjaft tipare nga unė, gjithashtu mund tė them se ėshtė e drejtė mjaft e dashur.

    E ka trashėguar shpirtin tuaj artistik?
    Patjetėr qė po e ka trashėguar dhe mė pėlqen se ēfarė dėgjon ajo nė muzikė, nė kėtė mėnyrė unė dalloj ēfarė Marine ėshtė. Arrij t’a dalloj shpirtin e saj artistik nėpėrmjet preferencave muzikore.


    Pėrveē Marinės do tė kishit dashur tė kishit edhe fėmijė tė tjerė?

    Patjetėr qė po. Madje kur isha e vogėl mendoja se pa tre fėmijė nuk do tė rrija, gjithsesi nė qoftė se jeta ime do tė kishte rrjedhur ndryshe patjetėr qė sot do tė kisha mė shumė fėmijė.

    Le tė ndalemi pak tek “rinia juaj e pėrjetshme” me anė tė sė cilės jeni kthyer nė njė ikonė pėr shumė femra shqiptare, nė fakt cili ėshtė sekreti juaj?

    Sė pasi mė lejoni tė them qė nuk kam ndonjė sekret special. Fillimisht ėshtė gjenetike dhe mė pas ka tė bėjė me kujdesin qė kam pėr veten. Ka tė bėjė me faktin e moslėnies sė vetes pas dore, gjithsesi unė kujdesin pėr veten e bėj me kėnaqėsi. Ėshtė bėrė si pjesa e imja tashmė, sapo zgjohem nė mėngjes edhe nė qoftė se nuk dal nga shtėpia unė do tė grimohem patjetėr, pasi ka tė bėjė me faktin qė dua t’a shoh unė veten mirė dhe jo pėr tė tjerėt. Ndoshta ėshtė njė lloj pasioni, pasi ėshtė diēka qė e bėj me kėnaqėsi dhe sepse duhet ta bėj. Ka mjaft vajza dhe gra tė cilat nuk kurohen pasi pėrtojnė, do tė thotė qė nuk e kanė me pasion.

    Po pėrsa i pėrket ushqimit sa rėndėsi i kushtoni njė diete tė caktuar apo njė regjimi tė shėndetshėm ushqimor?
    Mundohem tė tregoj kujdes megjithatė nuk jam ekstremiste, nuk mbaj dieta tė forta, madje ndonjėherė edhe abuzoj (qesh) mė pas i vė qėllim vetes qė njė ditė tė caktuar tė marrė proteinat e duhura apo tė konsumoj mė shumė sallatė apo dhe ujin tė cilin e kam tė domosdoshėm. Ēdo mėngjes pėrpiqem tė konsumoj tė paktėn 2 litra ujė.


    Si e kujtoni eksperiencėn nė spektaklin “Dancing with Stars”?

    Absolutisht si njė nga eksperiencat mė tė bukura dhe tė vaēanta tė jetės sime. Ende sot mė mungojnė provat nė palestėr (qesh), mė bėri shumė mirė si eksperiencė. Pėrveēse emocioneve e forta kur do tė dilje nė skenė tė performojė pasi ishte dhe njė juri e cila t’i thoshte troē disa gjėra dhe kjo ishte njė emocion mė vete. Gjithsesi ngelen 12 vallėzime tė cilat janė pjesė e historisė sė jetės sime dhe qė do tė kujtohen si shumė tė veēanta.

    Ruani ende miqėsi me balerinin Gerd Vaso, i cili edhe ju shoqėroi nė kėtė garė?

    Ne jemi miq si me Gerdin ashtu edhe me Enadėn.

    Si i keni kaluar pushimet kėtė vit?
    Kėtė vit ėshtė hera e parė qė nuk kam lėvizur jashtė vendit pėr pushime pėr shkak tė aktivitetev tė shumta qė kam pasur nė fundjavė. Mė pėlqen tė udhėtoj jashtė pėr pushime pasi dėshiroj tė shkoj nė vende ku nuk mė njeh njeri.


    Sa ju ka penguar fama?

    Jo shumė pasi bėhet pjesė e jotja dhe rrjedhimisht kthehet nė diēka normale .

    Sa ju kanė bezdisur thashethemet?

    Tė them tė drejtėn, madje dhe duke u shprehur nė mėnyrė popullore, thashethemeve nuk ia kam varur fare.(qesh)

    Si pritet tė jetė kjo periudhė pėr Elin?

    Do tė jetė mjaft e ngarkuar. Mė 4 tetor do tė jem pjesė e njė koncerti tė organizuar nga Televizioni Shqiptar, me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė, koncerti do tė jetė vetėm me kėngė qytetare shqiptare dhe jam duke pėrgatitur materialet. Mė pas do tė udhėtojė nė Australi, Irlandė etj pėr tė dhėnė koncerte pasi edhe atje ka shqiptar. Gjithashtu kam njė ftesė nga festivali Nota Fest nė Shkup.

    SU/ Shqiptarja.com

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 20:59