BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Zbuloni mirėsitė e banjės me ujė tė ngrohtė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Zbuloni mirėsitė e banjės me ujė tė ngrohtė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/9/2012, 23:07

     Zbuloni mirėsitė e banjės me ujė tė ngrohtė! Images

    Afėrdita notonte nė ujėrat e Detit Egje, Kleopatrės i pėlqenin banjat me qumėsht. Rituali i banjės ėshtė gjetja ideale dhe mė e shėndetshme pėr njeriun, mė i praktikuari i planetit. Ekspertėt shpjegojnė sesi mund ta shndėrrojmė sot kėtė ritual tė vjetėr tė larjes nė njė takim tė pėrditshėm dhe ta bėjnė sinonim tė shėndetit e bukurisė.

    Hapi i parė: gjetja e kohės

    Njė banjė e shpejtė nuk shėrben pėr asgjė. Duhet t’i kushtoni tė paktėn njė orė “ceremonisė” sė banjės rigjeneruese. Kur duhet ta bėni? Para darkės ose gjumit, pėr tė lehtėsuar tensionin e muskujve dhe pėr tė parapėrgatitur trupin dhe mendjen pėr njė gjumė tė qetė. Zgjidhni vajrat esencialė mė tė pėrshtatshėm dhe para se tė zhyteni nė vaskėn me ujė, fėrkojeni trupin me njė sfungjer tė thatė. Rregulloni temperaturėn e ujit, duke pasur parasysh faktin qė banjat shumė tė nxehta (mbi 37°C) kanė tendencė t’ju ēlodhin indet dhe t’ju ulin tensionin. Koha e kėshilluar pėr qėndrimin nė dush ėshtė 20 minuta, ndėrsa 10 minuta tė tjera mund t’ia kushtoni tharjes sė trupit pa e fėrkuar. Nė fund, zhytuni nė njė vaskė me ujė tė ngrohtė dhe qėndroni 40 minuta nė qetėsi dhe me sytė mbyllur. Gjithashtu ka banja “dite” qė mund tė bėhen nė mėngjes (duke u futur shpejt e shpejt 10 minuta nė vaskė, pėr t’i dhėnė kuptim tjetėr ditės) dhe banja “pasdite” qė zakonisht bėhen nė vjeshtė dhe zgjasin 30-40 minuta dhe shėrbejnė si kurė pėr bukurinė, pėr tė ledhatuar trupin dhe pėr tė zbutur melankolinė tipike tė kėsaj kohe nė vit.

    Banja e mėngjesit: ėshtė burim i energjisė pozitive

    Keni fjetur keq dhe ju pret njė ditė e lodhshme plot punė? Dhembja e kokės e nxitur nga stresi vazhdon tė rėndohet? Mbushni vaskėn me ujė tė ngrohtė, pėrzieni vajin esencial tė rozmarinės (2 pika), livandė (2 pika), eukalipt (2 pika) dhe hidheni nė vaskė. Ky ėshtė njė burim i vėrtetė energjie. E shkėlqyer ėshtė edhe banja me vaj esencial pishe (8-10 pika), qė pėrveē efektit qetėsues mund tė pėrdoret si kurė parandaluese kundėr ftohjes.

    Banjat efikase stimuluese mund tė pėrgatiten edhe me ēaje bimore: mund tė blini nė farmaci njė kilogram lule groshe tė thatė dhe ta pėrzieni atė mė pas me njė lugė gjelle kanellė dhe pak lule shtogu. Pėrzierja futet nė njė garzė dhe mė pas zhytet nė vaskėn me ujė tė ngrohtė 10 minuta para dushit.

    Banja e pasdites: zbut lėkurėn dhe shton humorin

    Keni lėkurė tė irrituar, tė skuqur dhe tė thatė nga i ftohti? Vuani nga ekzemat, urtikaria dhe djersitja gjatė natės? Nuk jeni nė humor tė mirė? Pėr tė rikthyer qetėsinė, pėrdorni banjat me petale trėndafili (njė grusht, ose 4-6 pika vaj esencial), niseshte patateje (njė lugė gjelle), niseshte orizi (njė lugė gjelle), miell bajame (njė lugė gjelle), lule shtogu (dy duar) dhe pak lėkurė limoni. Vendoseni sėrish nė njė garzė dhe zhyteni nė vaskėn me ujė tė ngrohtė 10 minuta para se tė bėni dush.

    Pėr njė efekt dezinfektues kėshillohen banjat me fara lini (100 gramė fara lini, 100 gramė rrėnjė tė mėllagės sė bardhė futini nė njė garzė dhe mė pas vendosini nė vaskė). Po ashtu, edhe uthulla e mollės mund tė pėrdoret pėr njė efekt qetėsues dhe pastrues: mjaftojnė dy lugė gjelle nė vaskėn me ujė tė ngrohtė. Njė veti tjetėr e uthullės sė mollės ėshtė qė i jep shkėlqim lėkurės.

    Banja e darkės: ēlodh muskujt dhe largon stresin

    Ndiheni tė tendosur si njė tel violine? Nuk arrini tė ēlodheni dhe keni frikė se mos nuk iu zė gjumi? Mund ta gjeni zgjidhjen, duke bėrė njė banjė nė vaskėn me ujė tė nxehtė. Efekti do tė jetė mė i shpejtė nėse i shtoni edhe pak vaj esencial trėndafili (3 ose 4 pika). Banjat kundėr stresit mund tė pėrgatiten edhe me lule kamomili (nė njė litėr ujė zihen 50 gramė lule kamomili pėr 10 minuta, mė pas shtojani ujit nė vaskė), gėshtenja Indie (tė thara dhe tė thėrrmuara, mjafton pak qė banja juaj tė kthehet nė njė masazh qetėsimi) ose akacie: nė njė garzė hidhni disa lule akacie, dy lugė gjele, niseshte orizi, dy lugė gjelle krunde dhe dy lugė gjelle sodė buke. Lidheni dhe lagni fundin e garzės, mė pas fėrkoni trupin nė ujin e nxehtė, duke e pėrdorur pėrzierjen si sfungjer. /gazeta shqip/

      Ora ėshtė 27/4/2024, 16:10