BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kur vetmia eshte nje mikeshe e sinqerte!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kur vetmia eshte nje mikeshe e sinqerte!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/9/2012, 23:18

     Kur vetmia eshte nje mikeshe e sinqerte! Images

    Ekziston njė nevojė primare psikike, qė e ka shoqėruar gjithmonė njeriun pėrgjatė historisė sė tij: tė jetė vetėm. Nuk po flasim pėr njė vetmi tė dėshiruar sociale, pasi njerėzit janė “krijuar” pėr tė qenė nė marrėdhėnie me njėri-tjetrin, por si tė keni njė mundėsi pėr tė gjetur pak kohė dhe hapėsirė qė tė qėndroni me veten, tė shkėputeni pėrkohėsisht nga tė tjerėt dhe tė pėrqendroheni mė shumė te qenia juaj: tė rizbuloni kuptimin e vetes, tė ndieni, tė ribashkoni.

    Nuk bėhet fjalė pėr tė medituar apo pėr t’u lutur, por thjesht pėr tė mos u lidhur me rrjetin e zakonshėm tė marrėdhėnieve, si reale ashtu edhe virtuale. Momente kur mendja ka nevojė absolute tė mos ndėrpritet nga kėrkesat e jashtme, nė mėnyrė qė t’i kryejė tė gjitha operacionet themelore: nga stresi i pėrditshėm, te qetėsimi, pėrqendrimi, marrja e energjive dhe perceptimi i ndjenjave, qė mund tė arrihen vetėm nė kėtė mėnyrė.

    Stili i jetesės qė na imponohet nga shoqėria, nuk e parashikon atė, pėrkundrazi duket sikur ai bėn gjithēka pėr tė mos na lėnė kurrė vetėm. Kėrkesat profesionale, shoqėrore, familjare dhe miqėsore janė shumėfishuar, pėr shkak tė teknologjisė qė na bėn tė arritshėm nė ēdo kohė, duke rritur kėshtu nivelin e stresit.

    Fitoni varėsinė ndaj tė tjerėve

    Shembulli tipik pėr tė shpjeguar kėtė nevojė ėshtė ulja e njė personi nė stacionin e autobusit: ky mund tė jetė njė moment i mirėfilltė vetmie dhe “ēlirimi” nga stresi. Jo mė kot, kur njerėzit qėndrojnė nė stacion duke pritur autobusin, shkėmbejnė mesazhe tė panevojshme me dikė, thjesht pėr tė mbushur kohėn. Pėr fat tė mirė rikuperimi i kėtyre momenteve “tė shenjta” pėr sistemin nervor dhe ekuilibrin psikologjik nuk ėshtė i pamundur. Nuk ėshtė e nevojshme qė tė hiqni dorė nga mjetet e progresit, por tė rregulloni pėrdorimin, pėr tė fituar pavarėsinė ndaj lidhjeve tė vazhdueshme. Nėse ju nuk i rezervoni vetes pak vetmi, do tė ndiheni tė vetmuar nė marrėdhėniet shoqėrore.

    Ligjėroni nevojėn e vetmisė

    Sot shkėputja nga marrėdhėniet, edhe pėr periudha tė shkurtra kohore, duket pothuajse si njė krim. Duke u bėrė i pakapshėm pėr njė orė, mund t’ju bėjė tė ndiheni fajtorė. Prandaj ėshtė e nevojshme qė tė “ligjėroni” nevojėn pėr tė qėndruar pak kohė vetėm: nėse prisni qė tė jetė mjedisi i jashtėm ai qė do t’ua krijojė kėtė hapėsirė, tė jeni tė sigurt se nuk do ta keni kurrė.

    Ndaloni ndėrhyrjet

    Shpeshherė e nėnvlerėsoni rėndėsinė e kėsaj vetmie tė nevojshme. Ėshtė e rėndėsishme qė t’i mbroni kėto momente vetmie njėsoj sikur jeni, pėr shembull, nė njė takim biznesi, tė cilin nuk mund ta ndėrprisni.

    Mos e pėrdorni vetminė pėr tė punuar!

    Duke qėndruar vetėm, nuk do tė thotė se mund tė gjeni kohėn pėr “tė ecur pėrpara” me punėn, “tė pėrfitoni nga koha e lirė” pėr tė arritur planin, e kėshtu me radhė. Vetmia “e mirė” ėshtė ajo ku ju mund tė bėni ēfarė tė doni, e cila nuk shndėrrohet nė diēka qė, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, na lidh pėrsėri me botėn e jashtme dhe detyrat.

    Duke qėndruar vetėm, nganjėherė ju bėn mirė pėr kėto arsye:

    - Viheni nė kontakt me veten

    - Identiteti forcohet dhe stresi zvogėlohet

    - Dėgjoni mendimet tuaja tė mira dhe ndieni emocionet

    - Ju vijnė mendime tė mira

    - Duke ndenjur nė vetmi gjendet ekuilibri i mendjes dhe shpirtit

    - Jeni mė tė predispozuar ndaj aktiviteteve sociale.yllpress

      Ora ėshtė 7/5/2024, 14:39