BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Te dashurohesh pas mikut tend te ngushte!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Te dashurohesh pas mikut tend te ngushte!

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/9/2012, 10:55

     Te dashurohesh pas mikut tend te ngushte! Images

    Kam rene ne dashuri me mikun tim me te mire, po tani si t’ia bej? Mos valle miqesia dhe dashuria mes nje burri dhe nje gruaje jane marredhenie qe rrjedhin paralelisht dhe te destinuara per te mos u kryqezuar kurre? Ja si mund ta perballoni situaten nese ju ndodh dicka e tille.

    Ndodh qe miku i ngushte te behet dicka me shume per ju. Po perse femrat bien pikerisht ne dashuri me shoket e zemres? Mos valle ndikojne besimi, pasionet e perbashketa, respekti dhe vleresimi reciprok? Ndoshta ka shume arsye, por me kryesorja eshte qe mund te mbeshteteni ne cdo moment tek ai. Me te mund te flasesh per gjithcka pa pasur frike se mund te gjykohesh. Por para se te vendosni te flisni hapur per dashurine, ne fillim duhet te kuptoni nese ndjenja juaj eshte e sinqerte. Heshtja mund te prishe gjithcka, tua prishe marredhenien. Ndoshta nga e gjithe kjo mund te linde nje dashuri, ose ne rast te kundert do ta vazhdoni shoqerine me nje peshe me te lehte ne stomak. Ndodhi pikerisht atehere kur nuk e prisje. Mes nje besimi reciprok, nje perqafimi te dashur, nje komplimenti qe del nga thellesia e shpirtit, duke ndricuar papritur nje ndjenje per te cilen nuk ishit shume e qarte. Pastaj vleresimi reciprok dhe besimi bene te veten. Keshtu si pa e kuptuar ke rene ne dashuri me mikun me te mire dhe e keqja eshte se nuk mund te kthehesh pas. Te mbetet vetem te rezistosh e te perballesh me situaten e nderlikuar. Por si mund te silleni para nje ndryshimi te tille? A ndodh shpesh qe dy miq te bien ne dashuri dhe te lidhen me njeri-tjetrin? Gazeta Shqip na informon me disa keshilla ne lidhje me kete problem.

    Perse ndodh
    Rruget e dashurise jane te pafundme, por ka nga ato qe fshehin kurthe dashurie me shume se te tjerat. Miqesia midis burrit dhe gruas eshte shpesh nje rreshqitje e bute drejt nje marredhenieje tjeter. Kjo ndodh sepse keni mundesi qe te kaloni me shume kohe me nje person tjeter pa u kufizuar, pa pasur frike se mund te ndodhe gje e pakendeshme, te bindur se miqesia ka kode te ndryshme nga dashuria dhe ndodh qe te mos biesh ne gracken e kesaj te fundit. Por me sa duket gabohemi. Liria u jep mundesine personaliteteve dhe karaktereve te zbulohen gradualisht, pa qene e nevojshme te kalohet nepermes etapave standarte, secila me hapa te percaktuar dhe te detyruar.

    Si te silleni
    Tani qe i keni qartesuar ndjenjat tuaja, prisni nje moment para se te rrefeheni. Perpiquni te kuptoni nese ajo qe ndjeni ju kthehet, duke provuar qe te nderroni pak sjelljen. Keshtu mund te vereheni nese edhe tek ai ka ndonje ndryshim. Frika me e madhe eshte se mos shkaterrohet nje marredhenie e qendrueshme, apo marrja e nje pergjigjeje negative. Keshtu qe pritja eshte nje sugjerim i mire per te kuptuar se sa e vertete dhe e qendrueshme eshte kjo marredhenie ne zemren tuaj.
    Gjithashtu, ky mund te jete nje moment vetmie reflektimi nga i cili po perpiqeni te kthjelloni ndjenjat e ngaterruara, nese kjo e juaja eshte miqesi apo dicka tjeter. Pasi ti keni bere te gjitha keto kontrolle emocionale duke arritur ne perfundimin qe, po eshte dashuri, nuk ju mbetet gje tjeter vecse t’ia thoni. nuk ka me kuptim te vuani ne heshtje, me mire te flisni hapur, sepse nuk i dihet. Mund te merrni pergjigje negative.

    Nese merrni nje jo
    Ne kete rast, zgjidhja me e mire do te ishte largimi per nje periudhe te shkurter kohore ne menyre qe te kthjelloheni. Pavaresisht pergjigjes negative te shtireni sikur gjithcka shkon si me pare, do te thote te sforcoheni, gje qe rrezikon te kompromentoje perfundimisht marredhenien. Merrni te gjithe kohen qe ju nevojitet per te vleresuar nese ia vlen dhe a eshte e mundur qe ta varrosni ndjenjen e dashurise dhe te kenaqeni me ate te miqesise./femina.al/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 18:30