BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Arrin flasteri qe mbron dhembet!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Arrin flasteri qe mbron dhembet!

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/9/2012, 14:26

     Arrin flasteri qe mbron dhembet! Images

    Flasteri pėr dhėmbė ėshtė filmi i parė mbrojtės i ndėrtuar nga mineralet natyrore tė smaltit tė dhėmbėve, ndėrsa nė stomatologji do tė pėrdoret pėr rregullimin dhe zbardhjen e dhėmbėve nė tri vitet e ardhshme.

    Filmi i hollė mikroskopik pėr lyerjen/mbėshtjelljen e dhėmbėve mund tė parandalojė prishjen e tyre, t’i zbardhė dhe tė parandalojė ndjeshmėrinė e tyre nė tė nxehtė dhe ftohtė, pohojnė shpikėsit japonezė nga Universiteti Kinki. I ashtuquajturi ‘flaster pėr dhėmbė’ ėshtė krijuar nga materiali jashtėzakonisht fleksibil i hidroksiapatitit, mineral i cili ėshtė pėrbėrės kryesor i indit eshtėror dhe smaltit tė dhėmbėve, shkruan Daily Mail.

    Dentistėt dikur kanė konsideruar qė mbrojtėsi tėrėsisht i ndėrtuar nga apatiti ėshtė ėndėrr e parealizueshme, por ne kemi arritur ta krijojmė. Hapi i ardhshėm ėshtė krijimi i smaltit artificial tė dhėmbėve”, ka thėnė udhėheqėsi i ekipit tė shkencėtarėve, profesori Shigeki Hontsu. Ai shpjegon se si ‘flasteri’ ėshtė krijuar me shkrepjen e laserit nė blloqet e hidroaksiapatitit nėn presion nė vakuum. Pastaj nga blloqet ‘kėrcejnė’ grimcat e pavarura tė cilat bien nė blloqet e nxehura tė kripės pėr kristalizim. Filmi nga grimcat e krijuara pastaj thahet nė letėr, ndėrsa pėr shkak tė trashėsisė sė tij prej 0,004 milimetrave duhet tė kapet me piskatore.

    Pėr momentin shkencėtarėt bėjnė vetėm film tė tejdukshėm, por thonė se si sė shpejti mund tė prodhojnė tė bardhė pėr qėllim tė stomatologjisė estetike dhe zbardhjes sė dhėmbėve.

    “Filmi ka vrima tė vogla nėpėr tė cilat kalon ajri dhe lėngjet, pėr t’u parandaluar krijimi i flluskave nė sipėrfaqe tė dhėmbėve. Problemi i vetėm qė e kemi momentalisht ėshtė qė nevojitet njė ditė e tėrė qė flasteri tė vendoset nė dhėmbė”, ka shpjeguar Hontsu dhe ka shtuar se si filmi do tė mund tė pėrdoret nė dhėmbėt njerėzor gjatė tri viteve tė ardhshme. /ikub/

      Ora ėshtė 28/4/2024, 00:29