BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si tė bėheni magnet pėr meshkujt?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Si tė bėheni magnet pėr meshkujt?

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/9/2012, 07:06

     Si tė bėheni magnet pėr meshkujt? Images

    Femrat dėshirojnė tė jenė sikur ajo, kurse meshkujt – me atė. Femra me tėrheqje magnetike ka sharm dhe karizmė qė nga distanca kap pėrfaqėsuesit e gjinisė sė kundėrt.Sigurisht shumė herė jeni pyetur se si disa femra me bukuri mesatare janė aq tė papėrmbajtshme saqė meshkujt nuk mund ta largojnė shikimin nga ato.

    Ata nė vehte posedojnė X faktorin me tė cilin aspirojnė tė gjithė tė tjerat.
    Meshkujt janė krijesa vizuele. Ata e zgjedhin “gjahun” e tyre sipas asaj qė e shohin, e pastaj kalojnė nė njohjen e bukurisė sė brendėshme. Por, derisa disa femra fokusohen vetėm nė pėrmirėsim tė pamjes sė tyre tė jashtme, femra magnet e din qė magjia e papėrmbajtshmėrisė ėshtė bashkim i bukurisė sė brendėshme dhe asaj tė jashtme.

    Qė tė bėheni magnet pėr gjininė e kundėrt, fillimisht duhet qė ti largoni tė gjitha barierat qė ju bėjnė tė pasigurta dhe tė pakėnaqura nga vetja, qė ju ndalojnė tė argėtoheni dhe tė kėnaqeni nė atė qė jeni ju.

    Ja se si ta shfaqni versionin tuaj mė tė mirė dhe tė bėheni magnet pėr gjininė mashkullore:

    Silluni sikur njė zonjė.

    Meshkujt dėshirojnė femra qė sillen sikur zonja. Mėsoni si tė lėvizni nė mėnyrė elegante, si tė pezulloni lėvizjet qė zbulojnė nervozizmin tuaj (lėvizje e kėmbės, prekja e fytyrės, kafshimi i buzėve) dhe keni sjellje tė mira. Femra magnet ēdo herė e shfaqė feminitetin e saj, sepse e din qė pikėrisht ajo i ēmend meshkujt..

    Mos u vishni pėr femrat, por pėr meshkujt dhe pėr vehte.

    Kombinimet e modės qė ndjekin tendencat e fundit ndoshta do tė sjellin psherėtima tek shoqet tuaja, por tek meshkujt mund tė kalojnė pa u vėrejtur, edhe nėse kanė efekt tė keq.

    Femrat kanė tendenca qė tė rregullohen pėr tė impresionuar njėra tjetrėn, e jo pėr ti magjepsur meshkujt. Pėr tė “robėruar” shikimet e gjinisė mė tė fortė, mė e rėndėsishme ėshtė qė tė ndjeheni komote nė atė qė keni veshur.

    Ju mund tė jeni tė veshura nė njė fustan ekstravagant me qindra gurė me shkėlqim dhe megjithatė tė mos arrini tė merrni asnjė kompliment ose shikim magjepsės. Meshkujt pėlqejnė mėnyrė mė tė thjeshtė tė veshjes.

    Mund tė jeni tė pashangshme edhe nė njė fustan tė thjeshtė tė zi ose xhinse me bluzė tė bardhė, derisa tė dini se si ti mbani ato dhe pėrshtaten me stilin tuaj.

    Pėrdorni gjuhė pozitive joverbale.

    Femrat arogante dhe tė ftohta qė aktrojnė pakapshmėri kanė edhe sukses mė tė vogėl, sepse shkaktojnė negativitet qė i largon meshkujt. Qė tė jeni krejtėsisht e kundėrta e tyre, duhet tė tregoni se jeni tė hapura pėr komunikim. Takoni shikimin e tij dhe mbajeni kontaktin me sy disa sekonda, buzėqeshni me “masė”, mbajeni kokėn drejtė dhe argėtohuni.

    Zbuloni mėnyrėn tuaj unike tė flirtit. Meshkujt nuk do tė ju afrohen nėse bėheni tė pakapshme dhe nėse nuk i jepni dritė tė gjelbėrt.

    Dilni me idenė se kėrgoni argėtim, e jo partner.

    Shumė femra me status “single” dalin me mendimin “Sot duhet tė gjej njė djalė”, e pastaj i zė gjumi tė zhgėnjyera nė pritje tė atij tė vėretit. Tė zėna me misionin e tyre ata humbasin argėtimin dhe kanė pamje tė ashpėr, kurse kjo aspak nuk ėshtė tėrheqėse pėr gjininė e kundėrt.

    Kur dilni jashtė, qėllimi juaj duhet tė jetė argėtimi. Qeshuni. Buqėqeshja ėshtė arma mė e fortė e njė femre. Ajo reflekton personalitet miqėsor dhe tė ngrohtė – atė qė e dėshiron ēdo mashkull.

    “Ngjyrosuni” me tė kuqe.

    Ngjyra e dashurisė ēdo herė ka tėrhequr syrin e mashkullit. Tė gjitha hulumtimet vėrtetojnė se femrat tė veshura nė tė kuqe janė mė tėrheqėse pėr meshkujt. Nxirreni fustanin e kuq nga vitrina juaj dhe mos u mendoni dy herė. Jo vetėm qė do tė bėheni magnet pėr shikimet e meshkujve, por edhe do tė ndjeheni si “tėrheqėse fatale”.

    Duajeni trupin tuaj.

    Sharmi dhe pashmangshmėria nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me formėn e trupit tė femrės ose me kilogramėt. Magjia e tėrheqjes ėshtė nė vetėbesimin, nė mėnyrėn e tė cilės femra kėnaqet nė lėkurėn e saj, nė vetėbesimin feminist tė mbajtjes sė trupit. Meshkujt nuk do ti vėrejnė dy kilogramėt e ri qė ju ēdo ditė i analizoni para pasqyrės nėse ndjeheni tė kėnaqura me ato.

    Angazhohuni dhe bėhuni aktive.

    Qėndrimi i frenuar me shikim tė “vdekur”, shikimi nė ekranin e celularit, qetėsia – nuk janė sinjale qė pranojnė mesazh se ju jeni duke u kėnaqur gjatė daljes nė mbrėmje.

    Tregoni se jeni person argėtues dhe se rreth juve vazhdimisht ndodhė diēka interesante, qė ai i cili ju shikon tė dėshirojė tė hyjė nė botėn tuaj. Luani, bisedoni me njerėzit rreth juve, qeshurni..

    Nė kėtė mėnyrė edhe ju do tė ndjeheni mė tė gėzuara, por edhe do ta intensifikoni tėrheqjen tuaj.

    Mos i pėrqeshni anėt e kėqija tė femrave tė tjera.

    Mos e pėrqeshni pamjen fizike tė femrave tjera, e as sensin e tyre pėr modė, kryesisht kur jeni nė shoqėri tė kandidatit potencial tė zemrės suaj. Komentet e kėqija pėr fustan tė shkurtė tė femrės nga tavolina tjetėr dhe make-upi i keq i femrės qė kalon pranė juve nuk do ta rrisin popullaritetin tuaj tek meshkujt. Me pėrgojimin e tillė ju tregoni pasiguri, e dikush mund tė mendojė se ju reflektoni xhelozi.

    Mė mirė pėrmbahuni nga komentet mashtruese, pėr tė mos humbur nga tėrheqėsia juaj.

    Mbizotėroni artin e bisedave sipėrfaqėsore tė mbushura me humor.

    Pasi qė kėrkuesi trim do tė vije tek ju, ėshtė me rėndėsi qė tė shfaqni tėrheqėsinė e karakterit tuaj. Kuptohet, bisedat tuaja tė para nuk do tė jenė tė thella, andaj komunikimi juaj do tė reduktohet nė biseda sipėrfaqėsore argėtuese. Edhe bisedat e lira mund ta shfaqin intelegjencėn dhe sensin tuaj pėr humor. Mos i nėnvlerėsoni.

    Dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, keni vetėbesim se posedoni njė tėrheqje magnetike. Sigurisht keni vėrejtur se nė ditėt kur ndjeheni mirė dhe tėrheqėse, fitoni mė shumė komplimente dhe ju ofrohen mė shumė njerėz.

    Ajo nuk ėshtė e rastėsishme. Kur sytė tuaj shkėlqejnė nė vetbesim, kur ndjeheni se mund ta rrėnoni botėn, njerėzit tjerė nuk mund ta injorojnė praninė tuaj dhe magnetizmin tuaj tė papėrmbajtshėm. /Femina.al/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 07:56