Rripi
Mjafton nje rrip per te ndryshuar pamjen e nje fustani. Zgjidhni nje ngjyre neutro si e kafta per nje look hippie, ose nje ngjyre te ndezur ose fluo per nje pamje me ne moderne. Lidhni rripin fort ne bel per te theksuar pikat e tua me te mira si dhe linjat, ose mund ta lini te lirshme ne ije per nje stil me soft.
Shalli
Nje shall eshte ideale per ti dhene pak karakter nje fustani total white. Mund ti gjeni ne te gjitha ngjyrat dhe materialet, ose mund ta vini ne shume menyra te ndryshme. Per me teper, shalli eshte i ndryshueshem. Nese merziteni duke e pasur ne qafe mund ta perdorni si fasho per floket, si rrip, apo si nje aksesor per ta lidhur ne cante.
Nje varese te madhe
Synoni per nje varese me ngjyra te theksuara nese keni deshire te dilni ne pah. Luani me materialet duke i zgjedhur mes drurit apo kockes, metaleve apo gureve. Ne cdo rast do te dukeni bukur. Vetem duke nderruar aksesoret fustanin tuaj mund ta transformoni nga nje fustan dite ne nje fustan per party. /ikub/