Tė pafundme janė edhe pėrdorimet e tij nė lidhje me shėndetin dhe ushqimet.
Vlerat kurative
Limoni veēanėrisht vlerėsohet pėr vetitė dezinfektuese dhe kundėr hemorragjisė. Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren lėvozhga dhe lėngu i frutit tė limonit. Lėvozhgat, pasi qėrohen nga pjesa e bardhė sfungjerore e brendshme, thahen me kujdes nė stufa, nė temperaturė tė ulėt deri nė 40°C. Nė temperaturėn e zakonshme nuk thahen, pasi myken nga lagėshtia e mjedisit. Gjithashtu, kanė gjetur pėrdorim praktik farat, gjethet dhe lulet e limonit.
Freskues
Lėngu i limonit ka gjetur pėrdorim si freskues nė prodhimin e limonadės, nė pėrgatitjen e ėmbėlsirave dhe tė kuzhinės shtėpiake. Limoni pėrdoret pėr pėrgatitjen e limonatave, sikurse portokalli e mandarina. Vaji eterik i lėvozhgės pėrdoret pėr prodhimin e ujit tė kolonjės. Nga lėngu i limonėve prodhohet acid citrik (limontoz). Nga frutat e prera ose vetėm nga lėvozhgat e limonit prodhohet reēel aromatik i cilėsisė sė mirė, por reēeli mund tė pėrgatitet edhe nga lulet e tij etj. Frutat e limonit pėrmbajnė acid askorbinik (vitaminė C), vitamina P, B dhe karotinė, acid citric, sheqer dhe nė lėvozhga ka vaj eterik.
Gripi
Vetitė mjekėsore tė limonit kushtėzohen nga prania nė tė e njė sasie tė madhe vitaminash, kryesisht tė vitaminave C dhe P. Nga tė gjitha agrumet, frutat e limonit kanė efekt shėrues mė tė theksuar. Ato pėrdoren kundėr sėmundjeve qė shoqėrohen me ethe, janė freskuese dhe ulin temperaturėn. Efekt tė dukshėm ato japin nė hipovitaminozat dhe avitaminozat. Limonat konsiderohen si ilaēi mė i mirė antiskorbutik dhe duhet tė pėrdoren nga tė gjithė. Nė gjendje gripale dhe me temperaturė, personat e rritur mund tė pėrdorin kėshillėn praktike qė vijon.
Merret njė kokėrr limon dhe shtrydhet lėngu i tij nė njė gotė. Aty shtohet edhe njė filxhan me raki rrushi tė ngrohur mė parė dhe pėrzihen. Thėrmohen dhe hidhen nė gotė 1-2 kokrra aspirinė. Lėngu i pėrgatitur pihet njėherėsh i ngrohtė, 2-3 orė para ose pas buke.
Tretės
Limoni ka veti tė mira tretėse nė stomak, ėshtė freskues i kėndshėm dhe nxit oreksin qė mund tė jetė prerė nga sėmundje tė ndryshme. Nė kėto raste pėrdoret lėngu i limonit nė trajtė limonade ose i shtuar nė ēaj apo nė gjellė. Nė sajė tė vetive rrudhėse dhe antitoksike, lėngu i limonit pėrdoret me efekt kundėr barkut dhe diarresė, me pak ose pa sheqer. Rezultate tė mira ka dhėnė lėngu i limonit gjatė pėrdorimit kundėr acarimeve tė mukozės sė gojės dhe tė grykės, duke bėrė larjen dezinfektuese nė formė gargarash.