BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Prezantohet roboti i pare shqiptar!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Prezantohet roboti i pare shqiptar!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/10/2012, 10:37

     Prezantohet roboti i pare shqiptar! Images

    Eshte vetem nje prototip, por perspektiva e tij eshte te kthehet ne nje pajisje te vertete industriale. Ky eshte roboti i pare shqiptar. Edhe pse nje krijese ne miniature per momentin, ai eshte i afte te veproje i pavarur ne mjedis sipas komandave te paracaktuara.

    Dy vjet me pare idea per te nisi permes nje punimi shkencor doktorature. Eva Cipi dhe Alketa Hysi, inxhiniere kompjuterash, hartuan softin e pare te nje roboti “made in Albania”. U krijuan simulime per agjente robotike, te fokusuar ne nje sistem navigimi te palevizshem. Me shume kembengulje dhe peripeci, projekti sot ka avancuar ne kete aplikacion.

    “Qellimi ka qene ndertimi i nje prototipi robotik qe do te aplikohet ne supermarkete”, shprehet inxhinierja.

    Per inxhiniere Even, ky eshte nje hibrid i sjelle ne jete permes nje arkitekture informatike shume komplekse. Avantazhi i simulimit te ketij roboti, tanime i pershtatur per nje mjedis fizik, eshte kombinimi i simulimit off line dhe atij on line: “Per ne inxhinieret kapacitetet perpunuese te robotit jane te kufizuara. Me kete kombinim ne rrisim kapacitetet perpunuese duke lejuar qe sistemi yne te performoje sjellje inteligjente te avancuara.”
    Kjo krijese e vogel informatike eshte e afte te marre komanda nga sistemi qendror, nepermjet te cilit lidhet me eireless: “Kjo eshte nje pjese e sistemit te menaxhimit implementuar tek nje aparat i vogel. Realizon detyren e furnizimit automatik ne pikat e sherbimit.”

    Qe ne nje projekt me madhor mund te perkthehej ne nje robot, i cili do te marre detyren e furnizimit te rafteve te supermarketit me produkte, momentin qe ato do te shiten.

    “Roboti do te realizoje funksionet qe kemi bere ne simulim. Si fillim e kemi ndertuar ne menyre qe te shmange perplasjet. Me pas e kemi ndertuar qe te kape objektet e t’i leshoje ato. Ne te ardhmen do te jete navigimi”, shprehet Gabor Vasmatics, i cili eshte inxhinier informatike dhe ka punuar veēanerisht per venien ne jete te ketij aplikacioni. I dashuruar me krijesen e vogel modifikuar prej tij, Gabor thote se prototipi eshte blere dhe mbi te eshte punuar idea e nje roboti-agjent qe do te zevendesonte edhe punonjesin me te devotshem ne nje supermarket gjigand. Pajisja ka qene e kompletuar me sensore dhe krahe, por i mungonte truri.
    Sigurisht qe ky nuk eshte nje qenie perfekte me sjellje inteligjente informatike. Por per Even tanime jane marre prova te sigurta per nje projekt me madhor: “Punon normalisht edhe pse me disa kufizime.”

    Roboti i pare i programueshem ne bote eshte krijuar me 1954 nga George Devol. Ai iu shit kompanise General Motors ne 1961, ku u perdor per transportin e pjeseve te nxehta metalike gjate prodhimit te makinave ne Nju Xhersi. Prej atehere robotika eshte zhvilluar me ritme marramendese, por ne Shqiperi kjo fushe preket ne shekullin e 21-te, me nje krijese qe edhe pse ende foshnjore, premton shume.

    Gabor thote: “Ishte bukur kur realizuam komunikimin me wireless se ketu kjo gje nuk ishte bere me pare. top-channel.

      Ora ėshtė 10/5/2024, 14:50