BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dieta qe na mbron nga tumoret!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dieta qe na mbron nga tumoret!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/10/2012, 10:39

     Dieta qe na mbron nga tumoret! Images

    Dieta pėr reduktimin e rrezikut pėr t’u prekur nga tumoret sipas “American Cancer Society”. Kjo dietė ėshtė linjė me atė tė sugjeruar nga mjekėt pėr parandalimin e sėmundjev kardiovaskulare, diabetit dhe nė pėrgjithėsi regjimit pėr njė shėndet mė tė mirė.

    Konfirmimet dhe dyshimet e studimeve tė fundit

    Ka vite qė pėrsėritim se njė dietė e shėndetshme dhe aktiviteti i duhur fizik na mbrojnė nga shumė lloje tumoresh. Por me kalimin e kohės, kėshillat e marra dhe sugjerimet nga studimet e shumta, njėra mė kontradiktore se tjetra, mė shumė na kanė ngatėrruar se sa na kanė qartėsuar. Pėr tė bėrė diferencėn na ndihmon guida e “American Cancer Society”, e publikuar kohėt e fundit nė “Cancer Journal for Clinicians”. Nė kėtė publikim, ekspertėt pas njė pune pėrmbledhėse tė literaturės shkencore u pėrgjigjen edhe pyetjeve mė tė shpeshta pėr ushqimet, pijet, substancat apo regjimet ushqimore mbi tė cilat kemi pasur shumė dyshime nė kėto vite: pėr shembull ushqimet bio apo pijet e gazuara.

    Udhėzimet

    Aktualisht nė guidėn amerikane janė edhe rekomandimet e pėrgjithshme, mes tė cilave: ndjekja e njė diete tė shėndetshme qė bazohet te perimet, tė zgjedhėsh drithėra jo tė pėrpunuara, konsumimi i mishit tė kuq dhe aktiviteti fizik. Pėr t’i bėrė mė praktike kėto kėshilla, ekspertėt janė bazuar shumė te numrat. Duke filluar nga 50-100k/kal nė ditė, nė mėnyrė qė tė parandalohet shtimi nė peshė. Mbajtja e njė peshe trupore tė shėndetshme, ėshtė njė nga mjetet mė tė rėndėsishme pėr tė reduktuar rrezikun e tumoreve. Tė paktėn 150 minuta nė javė duhet t’i kushtoheni aktivitetit fizik me intensitet tė moderuar pėr ēdo tė rritur me peshė normale. Akoma shifra tė rėndėsishme: 5 porcione frutash dhe perimesh nė ditė janė gjithashtu tė rėndėsishme pėr reduktimin e tumoreve.

    Ēfarė tė pimė?

    Dy gota me madhėsi mesatare maksimumi pėr burrat dhe njė pėr gratė janė njėsitė e lejuara pėr pijet alkoolike sipas mjekėve. Limiti i sugjeruar merr parasysh efektet pozitive nė sistemin kardiovaskular, si pasojė e konsumit tė ulėt tė alkoolit, sepse nėse do tė ishte vetėm pėr parandalimin e tumoreve, do tė ishte mė mirė tė mos futej alkool nė gojė. Kėto janė vetėm rekomandimet e pėrgjithshme, po nė guidė pėrmenden edhe faktorė qė lidhen me dietėn dhe aktivitetin fizik, tė lidhura sa mė fort me rrezikun pėr disa lloje tumoresh dhe qė mund tė kenė njė domethėnie mė tė madhe, sidomos pėr ata qė kanė njė lloj familjariteti me kėto lloj sėmundjesh. Mes kėtyre kėshillave mė specifike, pėrveē kontrollit tė peshės, njė aktiviteti fizik tė pėrshtatshėm dhe njė konsumi tė mirė tė frutave dhe perimeve gjenden edhe kėshilla mė pak tė njohura nga tė gjithė ne. Pėr shembull, pėr tė reduktuar rrezikun e tumoreve tė prostatės (tumori mė i pėrhapur mes meshkujve) shtohet nė veēanti edhe kufizimi i kalciumit dhe fakti qė tė mos kalohet me ushqime dhe pije sasia e rekomanduar pėr kėtė element. Pėr tė reduktuar rrezikun e tumorit tė gjirit (mė i shpeshti mes tumoreve qė prekin femrat) i jepet shumė rėndėsi edhe reduktimit tė pijeve alkoolike. Po ashtu duhet thėnė se faktori mė i rėndėsishėm duket se ėshtė konsumi i pėrgjithshėm i alkoolit dhe jo lloji i pijes alkoolike qė konsumohet.

    Mishi i kuq

    Pėr tė reduktuar rrezikun e tumoreve nė zorrėn e trashė, theksi vihet mbi tė gjitha te rėndėsia pėr tė kufizuar konsumin e mishit tė kuq tė pėrpunuar dhe alkoolit, te zgjedhja e drithėrave integrale, tė mos zbresėsh nėn nivelin e rekomanduar tė kalciumit dhe tė sigurosh nivele tė mjaftueshme tė vitaminės D. Pėr tė reduktuar rrezikun e tumorit nė stomak, nėnvizohet nė veēanti zvogėlimi i konsumit tė kripės, turshive dhe mishrave tė pėrpunuar, ndėrsa pėr tė ulur rrezikun e prekjes nga kanceri nė ezofag, nė veēanti rekomandohet kufizimi i alkoolit (dhe aq mė tepėr i duhanit) dhe ushqimeve tepėr tė nxehta. “Nė ēdo rast, edhe pse dieta pėr reduktimin e rrezikut pėr t’u prekur nga tumoret ėshtė nė njė linjė me atė tė sugjeruar pėr parandalimin e sėmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe nė pėrgjithėsi pėr njė shėndet mė tė mirė, e rėndėsishme ėshtė tė mos vendosim se ēfarė duam tė parandalojmė, por ēfarė duhet tė bėjmė pėr tė pėrmirėsuar stilin tonė tė jetesės”, tregojnė mjekėt. /Portalb/

      Ora ėshtė 2/5/2024, 09:15