Dsquared2, kompleton propozimin e tij ne fushen e aksesoreve per vjeshte/dimer 2012-13 me koleksionin e tij te bukur te cantave, nje linje qe ka bere per vete te gjithe qe me shfaqjen e saj te pare gjate sfilatave Milano Moda Donna dhe qe vazhdon te ruaj surpriza. Dy binjaket kanadez Dean dhe Dan Caten po hipin klasifikimin fashion te brandeve me te dashur nga celebretitet, duke propozuar vit pas vitit koleksione veshjesh dhe aksesoresh me te vertet te vecanta.
Eshte per tu thene se ky koleksion kaq origjinal eshte menduar dhe koordinuar per trendet e sezonit. Binjaket kanadez na propozojne canta dore bizhu me forma vintage dhe bon ton, ne variantet satin dhe ngjyra pastel, si e verdha fluo dhe portokallia. Per te kompletuar formen ka dhe inserte bizhu me kristale Swarovski dhe gura me ngjyra. Linja e clutch pasurohet me modele elegante ne versionin glitter. Per ato qe deshirojne stilin casual shik shfaqen shopper me stampa me ngjyra te karakterizuara nga simbole tipike te Kanadas. /ikub/