BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mashtrimet rreth duhanit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Mashtrimet rreth duhanit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/10/2012, 15:45

     Mashtrimet rreth duhanit! Images

    Ata janė aq tė rinj, tė lumtur dhe tė lirė, ata njerėz nga reklamat pėr cigare. Sikur duan tė thonė se vitalitetin, ngjyrėn e shėndetshme tė trupit dhe madje edhe peizazhin pas vetės ia kanė borxh asaj kutie tė vogėl nė plan tė parė

    Pse nė fakt pimė duhan dhe s’duam ta heqim qafe atė shprehi?

    Duhani relakson, qetėson dhe zvogėlon problemet
    Bindja mė e popullarizuar thotė: “Kur ju duket qė gjithēka ėshtė kundėr jush, duhani iu ndihmon qė tė gjeni paqen shpirtėrore”. Nė fakt duhani ėshtė refleksi kryesor, atavizėm, zėvendėsim pėr sindromė oral, thotė psikoterapeuti Dmitrij Kleckov. Duhani nė fakt ėshtė prapambeturi nė zhvillimin psikik tė njeriut. Pėr shembull, njė foshnje e shqetėsuar kėrkon gjirin e nėnės, ndrysa duhanpirėsi kapet pėr cigare. Kjo do tė thotė s njeriu psiqikisht nuk ėshtė i pjekur dhe nuk di mėnyrė tjetėr qė tė mbrohet nga stresi. Andaj psikologėt pėrpiqen qė tė zbulojnė ato arsyet e fshehta dhe tė thella pse njeriu nuk mund tė heqė qafe duhanin.

    Gjatė pirjes sė duhanit paraqitet varshmėria e dyfishtė: ajo nga nikotina dhe psikologjike.

    Njeriu mund tė lirohet nga varshmėria e nikotinės brenda njė jave, por shumė mė tė vėshtirė e ka tė lirohet nga varshmėria psikologjike. Njeriut i mungojnė tė gjitha ato rituale tė vogla me tė cilat ėshtė mėsuar: gjithsesi nė mėnyrė specifike ndez cigaren, e mbanė nė dorė, e sill mes gishtave, e krahas kėtyre pinė kafe dhe bisedon me miqtė.

    Kur nuk ekziston kjo paraqitet shqetėsimi dhe frika nga humbja e ritualeve tė zakonshme. Psikologėt kėshillojnė ndonjė mjet mė tė butė pėr qetėsim krahas terapisė substicionale: ēamēakėz, bonbone… nė rastet mė tė rėnda ndihmon hipnoza apo format tjera tė psikoterapisė.

    Frika se do tė trashėn
    Shpesh mund tė dėgjohet bindja se nikotina merr pjesė nė kėmbimin materieve se kur s’ka mė nikotinė organizmi fillon tė plotėsojė atė mungesė me shtimin e grumbullimit tė yndyrės. Nė fakt nikotina s’ka lidhje me procesin e krijimit tė yndyrės nė organizėm. Mė parė mund tė thuhej se cigarja ka lidhje me monotoni apo dėshirė qė tė krijohet pauza. Kjo nėnkupton se kur njeriu ndjen nevojė qė tė pushojė apo tė argėtohet me diēka, duhanpirėsi kėrkon cigare. E ata tė cilėt e kanė lėnė duhanin mė sė lehti e kanė tė hanė diēka. Do me thėnė nėse s’doni tė trasheni mė sė miri ėshtė tė gjeni interesim tjetėr, pėr shembull tė shėtisni pak apo tė pini njė filxhan ēaj…

    Ndihmon tė mendojmė
    Mes duhanpirėsve mbretėron bindja se mė sė shpejti do tė kthjellėn apo do tė zgjedhin problemin nėse e ndezin njė cigare. Nė fakt cigarja nuk ndihmon qė tė koncentrohemi por vetėm t’i qetėsojmė impulset nervore. Kur njeriu e lė duhanin ai ka pėrshtypjen se pa cigare s’mund tė relaksohet apo tė fokusohet nė atė ēfarė bėnė.

    Arsyeja qėndron nė atė se nga njėra anė, materiet nga cigaret bllokojnė impulset nervore ndėrsa nga ana tjetėr deri diku stimulojnė qelizat e trurit. Andaj na duket se pas cigares jemi qetėsuar dhe mendimet tona po ashtu. Por ky efekt ėshtė i shkurtėr. Ai arrihet pas njė apo dy cigareve dhe nuk zgjat shumė. Pas kėsaj krijohet varshmėria psikologjike kur me cigare i lidhim ndjenjėn e relaksit apo pėrkundrazi, koncentrimi tė shtura ndonėse kjo ėshtė vetėm pėrshtypje qė nuk i pėrgjigjet realitetit.

    Largon kokėdhembjen dhe dhembjen e dhėmbit
    Duhanpirėsit janė tė bindur nė kėtė arsye. Ėshtė e vėrtetė se nikotina deri diku kontribuon nė ngushtimin e enėve tė gjakut, por ky efekt ėshtė aq i dobėt saqė vėrehet pas pauzės sė madhe (sė paku 6 orė mes 2 cigareve). Andaj kėtu mė parė bėhet fjalė pėr efekt psikologjik qė ua tėrheq vėmendjen nė diēka tjetėr. Andaj mė mirė pėrdorni ilaēe jo duhan.

    Faktet pėr duhanpirėsit
    Nė sė paku 90 pėr qind tė rasteve duhani ėshtė shkaktar i kancerit tė mushkėrive; nė 15 deri nė 20 pėr qind tė rasteve ėshtė fajtor pėr krijimin e sėmundjeve tė tjera onkologjike, nė 75 pėr qind tė rasteve ėshtė shkaktar i bronhitisit kronik dhe emfizemit tė mushkėrive ndėrsa nė 25 pėr qind tė rasteve shkaktar i sėmundjeve kardiovaskulare.

    Ēka ndodh kur e lėmė duhanin
    Tetė orė pasi qė nuk pimė duhan, koncentrimi i oksigjenit nė gjak rritet nė kufijtė normal. Pas tre deri nė nėntė muaj funksionimi i frymėmarrjes pėrmirėsohet pėr 10 pėr qind. Pas pesė vjetėve rreziku nga infarkti zvogėlohet dyfish, ndrysa pas 10 vjetėve zvogėlohet edhe rreziku nga kanceri i mushkėrive.
    Asnjė mjek nuk konstatoi se mushkėritė janė pastruar krejtėsisht aq pas 10 vjetėve pasi ėshtė lėnė duhani. Shkalla e rigjenerimit tė indeve varėt nga shumė faktorė, mes tjerash edhe mosha. Sa mė herėt qė ta lėmė duhanin aq mė mirė. /Lajmonline/

      Ora ėshtė 10/5/2024, 10:56