BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    SOS, BE kėrkon seriozisht rikthimin e vizave pėr Ballkanin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje SOS, BE kėrkon seriozisht rikthimin e vizave pėr Ballkanin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/10/2012, 06:24

    SOS, BE kėrkon seriozisht rikthimin e vizave pėr Ballkanin! Bashkimi-evropian

    BRUKSEL - Ministrat e Brendshėm tė disa vendeve tė Bashkimit Evropian janė takuar sot nė Luksemburg, pėr tė diskutuar mundėsinė e pezullimit tė liberalizimit tė vizave pėr disa vende tė Ballkanit, ndėr tė cilat ėshtė pėrmendur edhe Shqipėria. Janė Belgjika, Luksemburgu, Gjermania, Franca, Austria dhe Holanda, tė cilat i kanė dėrguar letra Brukselit, pėr t’i kėrkuar njė pėrshpejtim tė aktivizimit tė mekanizmave tė sigurisė, qė u propozua fillimisht nga Komisioni Evropian dhe qė lejon rivendosjen e pėrkohshme tė vizave nė rrethana tė jashtėzakonshme. Megjithatė kjo ēėshtje ėshtė temė debati mes shteteve anėtare tė Komisionit Evropian.

    “Vetėm duke pezulluar vizat mund tė frenojmė keqpėrdorimet me kėrkesat pėr azil”, janė shprehur ministrat e BE-sė pėr mediat, duke sjellė argumentet e tyre, se kjo situatė ėshtė pėrkeqėsuar qė kur Maqedonisė, Malit tė Zi, Serbisė, Shqipėrisė dhe Bosnjės u ėshtė dhėnė e drejta e daljes nga vendi i tyre pa viza nė zonėn e Schengenit. Pavarėsisht se Shqipėria pati pėrgėzime nė vitin e parė tė aplikimit pėr raste fare tė pakta azilkėrkuesish dhe respektim tė 3-mujorshit, ėshtė futur edhe ajo nė listėn e zezė, ndėr vendet mė problematike bashkė me Serbinė dhe Maqedoninė.

    Nė konferencėn pėr shtyp, qė u zhvillua pas takimit, Komisionarja pėr Ēėshtje tė Brendshme e BE-sė, Cecilia Malmstrom bėri tė ditur se brenda 10 ditėsh do tė vizitojė Tiranėn, ku do tė zhvillohet njė takim ndėrministror pėr tė diskutuar rreth masave pėr parandalimin e azilkėrkuesve, tė cilėt janė rritur me 75% nga viti i kaluar dhe pėr pėrmirėsimin e situatės.

    Edhe ministrja e Brendshme e Qipros, vend qė mban presidencėn e radhės tė BE-sė, i bėri apel vendeve tė Ballkanit, qė tė marrin masa pėr abuzimet me vizat, pasi shifrat e azilkėrkuesve janė shqetėsuese.

    "Fluksi i madh i qytetarėve tė Serbisė dhe Maqedonisė duhet tė ndalet menjėherė" - keshtu ka deklaruar ministri i Brendshėm i Gjermanisė, Hans-Peter Friedrich.

    Ai bėri thirrje nė drejtim tė azil-kėrkuesve, qė t'i jepet sa mė pak mbėshtetje nė tė holla dhe aplikimet tė trajtohen me mė shpejtėsi, pėr t'i dekurajuar ata pėr tė ndėrmarrė tė tilla pėrpjekje. Politikanėt e BE-sė thonė se shumica e azilkėrkuesve nxiten nga motivet ekonomike. Sipas ministrit suedez pėr Emigracionin, rreth 15 mijė kėrkesa pėr azil politik janė tė pabaza, ndėrsa vendi mė problematik, sipas tij, ėshtė Serbia.

    Grupet e tė drejtave tė njeriut deklarojnė se riimplementimi i regjimit tė vizave do tė dėmtonte pozicionin e BE nė Ballkanin e paqėndrueshėm, ku tėrheqja e anėtarėsimit ka ndihmuar pėr tė ulur armėt, pajtuar armiqtė dhe drejtuar reformat qė nga luftėrat jugosllave tė viteve 1990. Ajo gjithashtu rrezikon me tejmarxhinalizimin e shqiptarėve dhe pakicave rome, tė cilėt pėrbėjnė shumicėn dėrmuese tė azilkėrkuesve.

    Iniciativa Europiane e Stabilitetit ka paralajmeruar BE-nė, se duhet tė ketė kujdes tė mos bėjė njė gabim strategjik, duke e implementuar ate. Ata shtuan se: "heqja e regjimit tė vizave pėrbėn dhe vendimin mė tė rėndėsishėm tė ndėrmarrė nė dekadėn e fundit, duke synuar integrimin e Ballkanit Perėndimor".

    Njė nga shtetet e rrezikuara nė kėtė proces, Maqedonia pėrmes ministres sė Punėve tė Brendshme, Gordana Jankullovska ka deklaruar se ēdo vendim i marrė nga Kėshilli i Ministrave tė BE-sė nė drejtim tė kthimit tė vizave do tė ishte vendim shumė i ashpėr. Megjithatė Jankullovska shprehet e vetėdijshme se ēėshtja pėr mekanizimin kontrollI tė valės sė rritur tė azilantėve, ėshtė e drejtė legjitime pėr tė cilėn vendet anėtare tė BE-sė duhet tė bisedojnė.

    Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian aktualisht po diskutojnė legjislacionin, qė do tė lejonte rifutjen e pėrkohshme tė vizave nė situata tė caktuara.

    /Shekulli Online/M.A./

      Ora ėshtė 26/4/2024, 15:01