BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Me dietė kundėr gripit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Me dietė kundėr gripit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/10/2012, 09:29

     Me dietė kundėr gripit! Images

    Ftohja dhe gripi janė sėmundje tė cilat shkaktohen si pasojė e infektimit virusal, ndėrsa zakonisht zgjasin shtatė ditė. Dhimbjet nė muskuj, dhimbjet e kokės, frymėmarrja e vėshtirėsuar, temperatura e rritur, kolli i thatė ose kolli me sekretim, janė simptomat mė tė shpeshta tė cilat pėrcjellin kėtė gjendje.
    Ekspertėt e ushqimit dhe dietave theksojnė se pėr t’u pėrballur me kėtė sėmundje monotone e nganjėherė edhe aspak tė padėmshme, tė sėmurit duhet tė kujdesen pėr mėnyrėn e tė ushqyerit. Para sė gjithash, duhet tė konsumohen mė shumė lėngje, mė sė miri ujė, dhe atė sė paku njė litr e gjysmė nė ditė. Lėngjet e pėrgatitura nė shtrydhėse pemėsh e perimesh – nga limoni, portokalli, grejpfruti dhe molla, gjithashtu janė tė pashmangshėm.

    Nė linjė tė parė tė mbrojtjes janė edhe ēajet, nga tė cilėt para sė gjithash duhet pirė ata tė bėrė nga menta, kamomili, kaēa, lulja e shtogut etj. Konsumoni sa mė shumė pemė tė pasura me vitaminė C, siē janė kivi, molla, portokalli dhe limoni. Kundėr dhimbjeve nė muskuj duhet konsumuar vajra eterike, mė sė miri nga aguliēja. Derisa zgjatė gjendja e gripit shmangni qumėshtin dhe produktet e tij, pėr shkak tė krijimit tė mukozės e cila vėshtirėson frymėmarrjen. Nėse, megjithatė nuk mund tė rrini pa qumėsht, atėherė do tė duhej qė tė konsumoni jogurt qė pėrmban baktere probiotike. Grurin dhe produktet e tij gjithashtu duhet shmangur pėr shkak tė glutenit, i cili vėshtirėson tretjen. Sa i pėrket mishit, mund tė konsumohet ai i pulės, gjedhit dhe i peshkut. Ėmbėlsirat dhe sheqeri nuk rekomandohem, pėrveē mjaltit dhe sheqerit tė elbit. Nė fazėn e dytė tė gripit duhet tė konsumohen sa mė shumė bimė erėzash dhe erėza djegėse, siē janė rrepa, biberi, specat djegės, kėri, xhenxhefili. Nė speca djegės gjendet kapsaicina, nė rrepė alil-izoticianati… Tė gjithė kėta pėrbėrės janė tė rėndėsishėm sepse pėrshpejtojnė tretjen dhe qarkullimin e gjakut, si dhe sekretimin mė tė mirė nga rrugėt e frymėmarrjes. Pėr shėrimin e gripit, e mirė ėshtė edhe supa e pulės. Ėshtė interesant fakti qė substancat nė supėn e pulės ndikojnė nė harmoni me ilaēet e pėrshkruara nga mjekėt dhe kėshtu lehtėsojnė kollitjen. Nga ana tjetėr, supa e njelmėt e pasur me perime tė ndryshme, kompenson humbjen e lėngjeve dhe mineraleve, tė cilat zhduken me djersitje. Avulli i ngrohtė nga supa pastron rrugėt e frymėmarrjes.

    Vitamina C dhe oksigjeni

    Nė kontakt me oksigjenin vitamina C humbet, pra nuk ėshtė e dėshirueshme qė pemėt tė priten ose tė pėrgatiten shumė kohė para pėrdorimit. Nė kontakt me metalin (thikėn), kjo vitaminė oksidohet, pra pemėt nuk duhet prerė tepėr dhe nuk duhet qė tė mbahen nė enė metalike. Nė temperaturė mbi 37 gradė, vitamina C humb efektet e saj, pra limonin nuk bėn ta qitni nė ēaj tė ngrohtė, por nė tė ftohur ose nga ai ėshtė mirė qė tė bėni limonadė.

    Supa e pulės

    Pėr pėrgatitje tė supės sė pulės ju nevojiten: mishi i pulės, hudhėr dhe qepė, presh, karotė, selino, kripė, piper. Nė fund i shtoni mjaft majdanoz.

    Imuniteti

    Pėr rritje tė imunitet duhet pėrdorur pelte mbretėrore dhe propolis. Nė kohėt e fundit gjithnjė e mė shumė rekomandohet edhe ehinakea, bimė e cila stimulon krijimin e fagociteve nė gjak. Fagocitet janė tė rėndėsishme pėr shkatėrrimin e baktereve dhe viruseve. /ikub/

      Ora ėshtė 2/5/2024, 08:33