Make-up-i qe po ju propozojme sot eshte nje nder ngjyrat me ne trend per vjeshten dhe dimrin 2012-13, ideale per ne mbremje, pasi eshte nje grim i sofistikuar. I frymezuar nga eleganca e stilit gotik, nje tendence predominuese, ku shihet dhe ne veshje dhe aksesore. Stili vamp i ketij dimri do te kete shkelqim. Lekura duhet te jete perfekte, pergatiteni me maska dhe eksfoliante ushqyes, per te hequr shenjat e stresit dhe te lodhjes. Baza eshte ngjyre fildishte, nese lekura juaj eshte e erret, e arte ose e skuqur, perpiquni ta celni ate. Buzet duhet te jene te buta, eksfoljoini ato duke kaluar nje zbutes para se te shtriheni per te fjetur, nje xhest i thjeshte qe stimulon qarkullimin dhe duke i bere buzet te lemuara.
Nuancat dark per buzekuqet do te jene: e kuqe e ndezur, vjollce e erret, e zeze prunje, mat por edhe te shkelqyeshme, sic ju mund te deshironi dhe dukeni me bukur. Fardi do te sfumohet nen molleza, ne tonalitetet e vjollces, duke evituar nuancat e te artes, rozes se ndezur dhe pjeshkes. Thonjte e kuqe e erret, shume shik. Apo nje dark french manicure shume elegant, nje baze manikyri te zi mat dhe ne maje te thoit nje vije me manikyre te shkelqyeshem. /ikub/