BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Miqte e vertete na ndihmojne te rritemi!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Miqte e vertete na ndihmojne te rritemi!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/11/2012, 09:35

     Miqte e vertete na ndihmojne te rritemi! Images

    Nė zgjedhjen e miqėsive mund tė kushtėzohemi nga ndjenja e inferioritetit dhe tė frekuentojmė vetėm ata qė pajtohen me pasiguritė tona. Por ja cila ėshtė zgjidhja pėr tė ndryshuar mėnyrė

    Edhe pse ėshtė e vėshtirė pėr t’u pranuar, tė gjithėve na pėlqen ta konsiderojmė veten tė fortė dhe tė pavarur. Nė fakt, ka nga ata qė pėrpiqen tė frekuentojnė vetėm persona qė ndihen inferiorė, sepse edhe vetė vuajnė nga ndjenja e inferioritetit, pavarėsisht se nuk e pranojnė; tė tjerė qė lidhen fort pas partnerit, sepse u druhen gjykimeve ose marrėdhėnieve tė barabarta; ka tė tjerė akoma qė nuk frekuentojnė persona qė i ndiejnė tė afėrt, sepse i kanė zili (ndoshta edhe pa dashur) pėr aftėsinė dhe mėnyrėn e tė qenėt. Personat qė shoqėrohen nė tė tillė mėnyre nuk janė tė lumtur, ndihen tė paplotėsuar dhe tė shtypur nga jeta shoqėrore. Kjo kategori njerėzish ndien njė lloj stimuli qė nuk nxit rritjen e personalitetit. Pėr tė dalė nga kjo situatė duhet njė element qė, sidomos nė njė marrėdhėnie, jemi tė prirur ta injorojmė. Ky ėshtė guximi.

    Cilėt janė personat e duhur pėr t’u frekuentuar

    Duhet pak guxim pėr tė mposhtur zilinė dhe frikėn e gjykimit, si dhe pėr tė provuar frekuentimin e personave ndryshe nga ata tė zakonshmit. Natyrisht zgjedhja nuk duhet tė jetė rastėsore, por pikasni mė tė mirėt mes personave qė njihni, ata qė pėlqeni vėrtet dhe mbi tė gjitha qė ju nxisin. Edhe pse kjo lloj zgjedhjeje nuk ėshtė shumė popullore pėr shėndetin mendor, duhet tė mbani larg ata qė ju lodhin e ju mėrzisin. Do tė shihni qė kjo ėshtė njė mėnyrė pėrzgjedhjeje efektive, e qė do tė sjellė njė valė ndryshimi brenda jush. Ju kėshillojmė tė frekuentoni personat qė janė tė fortė nė sektorėt ku ju nuk shkėlqeni, ose ata qė janė gjithmonė nė kėrkim tė risive, qė kanė njė ndjenjė pėrgjegjėsie mė tė theksuar sesa tuajėn, qė kanė mė shumė fantazi. Nuk duhet t’i trembeni frymės sė re qė i karakterizon dhe qė po pėrpiqen ta sjellin atė edhe nė jetėn tuaj, sepse do tė shpėrbleheni shpejt pėr kėtė zgjedhje qė po bėni. Ky ėshtė njė ndryshim rrėnjėsor, jo sipėrfaqėsor.

    Mposhteni zilinė

    Mos e lejoni zilinė t’ju pushtojė pėr njė person qė duket mė i zoti sesa ju. Pėrpiquni qė gjithė kėtė frymė negative ta shndėrroni nė admirim. Pėr ta bėrė duhet vetėm tė vendosni se ēfarė dėshironi nė tė vėrtetė pėr veten: tė ndiheni mediokėr, por i sigurt, apo tė pėrmirėsoheni duke mbushur edhe boshllėqet e krijuara me kalimin e viteve? A mos vallė kjo ėshtė njė ēėshtje krenarie?

    Mjaft mė me krahasime!

    Nėse marrėdhėniet qė keni krijuar mė parė ju kanė ngushtuar, ka ardhur koha tė mos bėni mė krahasime tė bazuara te pėrballja e vazhdueshme dhe tė merrni nga realiteti tė mirėn qė mund t’ju ofrojnė tė tjerėt. Gjithmonė ėshtė dikush mė i mirė se ju, por ky ėshtė fat e nuk keni pse tė trishtoheni. Nėse nuk do tė ekzistonte dikush mė i mirė se ju, atėherė nga kush do t’i mėsonit gjėrat e reja?

    Zgjidhni ata qė ju pėlqejnė

    Duke frekuentuar ata qė janė mė tepėr nė vėshtirėsi se ju, tregoni miqėsi dhe solidaritet, atėherė kjo ėshtė gjė e mirė. Por nėse qėllimi juaj ėshtė qė tė “riparoni” sigurinė, atėherė rrezikoni qė tė rrisni pasigurinė. Nė shoqėri nuk duhet tė bėni skema dhe llogaritje: zgjidhni personat qė ju pėlqejnė, qė ju nxisin dhe frymėzojnė. Thojuni jo marrėdhėnieve komprometuese. /Gazeta-Shqip/

      Ora ėshtė 10/5/2024, 11:31