BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Java qė mund tė ndryshojė botėn!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Java qė mund tė ndryshojė botėn!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/11/2012, 17:48

    Java qė mund tė ndryshojė botėn! Largea_euro-dollar-huan051352133819

    Votimet presidenciale nė SHBA dhe tranzicioni i pushtetit nė Kinė mund tė ndryshojnė kursin e ekonomisė globale

    Kjo javė pritet tė jetė vendimtare pėr dy ekonomitė mė tė mėdha tė botės e mbushur me ngjarje politike tė njė rėndėsie tė vecantė. Votimet presidenciale nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe tranzicioni i pushtetit nė Kinė janė dy zhvillime tė cilat kanė potencialin tė ndryshojnė kursin e ekonomisė globale pėr vitet nė vijim. Ditėn e martė nė shtetet e bashkuara votohet pėr kreun e Shtėpisė sė Bardhė dhe pėr Kongresin. Ndėrsa ditėn e enjte partia komuniste e Kinės do tė nisė punimet e kongresit tė 18 tė historisė sė saj. Ky kongres qė mbart me vete dhe surprizat mė tė mėdha politike tė kohėve moderne pritet do tė kulmojė nė javėn e ardhshme me kurorėzimin e Xi Jinping si pasues i Hu Jintao nė postin e presidentit tė Kinės. Kėtė javė ai merr drejtimin e partisė, nė muajin mars drejtimin e shtetit dhe ende nuk dihet se kur do tė marrė drejtimin e ushtrisė.

    Ai do tė ketė nė dorė frenat e pushtetit pėr 10 vitet nė vijim. Dy fuqitė mė tė mėdha tė botės janė duke vendosur fatin e pushtetit dhe precedenti nė kėtė rast qėndron nė faktin qė ndėrrimi i pushtetit po kryhet nė njė njėjtin moment. Investitorėt kanė tė drejtė tė jenė tė ngrirė. Ata tashmė po thonė se po bėjnė pushim me fokusin nė zgjedhjet nė shtetet e bashkuar. Tregjet kanė faturuar statuskuonė aktuale. Kjo do tė thotė se ata janė tė bindur qė Obama do tė marrė mandatin e dytė dhe do tė ketė pėrplasje tė fortė politike me kongresin e kontrolluar nga republikanėt nė lidhje me uljen e shpenzimeve buxhetore dhe rritjen e taksave. Rezultati i bisedimeve mes palėve nė lidhje me greminėn fiskale “mban nė tension tregjet”.

    Votimet e ditės sė martė kanė potencial tė lartė qė tė turbullojnė akoma mė shumė tė ardhmen. Ato mund tė materializojnė skenarin mė tė frikshėm tė tregjeve; rizgjedhjen e presidentit Obama dhe zgjerimin e kontrollit tė kongresit nga republikanėt. Analistėt thonė se ėshtė pothuajse e pamundur qė tė parashikohet produkti qė do prodhojnė zgjedhjet e ditės sė martė pėr sektorin e politikės, si nė terma afatshkurtėr edhe nė terma afatgjatė. Por paralelisht ka ngjarje tė tjera politike qė mund tė shkaktojnė trazira tė forta nė rang global. Greqia duhet tė aprovojė nė parlament thellimin e reformės sė punės dhe shtimin e masave tė shtrėngimit ekonomik. Dėshtimi i kėtij projekti nė parlamentin grek mund tė prodhojė goditje tė forta nė tregje globale pavarėsisht se ndikimi do tė jetė afatshkurtėr. Ndėrkohė qė rikthehen frikėrat pėr njė dalje tė Greqisė nga Eurozona. /BS/

      Ora ėshtė 1/5/2024, 23:51