BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nga Australia nė Shqipėri pėr tė luajtur me kombėtaren e vajzave!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Nga Australia nė Shqipėri pėr tė luajtur me kombėtaren e vajzave!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/11/2012, 00:17

    Nga Australia nė Shqipėri pėr tė luajtur me kombėtaren e vajzave! Cura

    -“Ndeshja ka filluar shpejt dhe sulmuesja shkodrane qė luan nė Australi Ellvana Curo ka shėnuar mė kokė nė minutėn e 14-tė tė ndeshjes...” Ky ishte komenti i parė qė iu bė sulmueses sė re tė kombėtares sė vajzave gjatė ndeshjes me Malin e Zi, e cili pėrfundoi nė rezultatin 4 me 3. Disa muaj mė parė emri i saj doli nė listėn e personave qė sapo kishin marrė shtetėsinė shqiptare. U interesuam pėr tė kuptuar mė shumė pėr historinė e saj dhe faktin pse kishte zgjedhur Shqipėrinė pėr tė zhvilluar karrierėn nė futboll. Duket se gjaku qė i rrjedh nė vena e ka drejtuar drejtė kėsaj toke. 20-vjeēarja e lindur dhe rritur nė Australi po mė babain nga Kraja i Shkodrės dhe mamanė nga Zogaj ėshtė pjesė e kombėtares shqiptare tė futbollit. Pasioni qė ajo ka, shkon pėrtej ēdo limiti, aq saqė paguan vetė edhe ēdo shpenzim qė ka tė bėjė me vajtjen dhe ardhjen nė Shqipėri. Curo jeton nė Australi dhe vjen nė Tiranė sa herė qė ka grumbullime. Ajo ėshtė njė personazh i rrallė mes shoqesh nė atė kombėtare. Ne kemi biseduar me tė dhe na ka rrėfyer jetėn, dashurinė pėr futbollin dhe marrėdhėnien e saj mė Shqipėrinė.

    Ellvana, kur janė hapat e tua tė para nė futboll?

    Kam filluar qė fėmijė tė kem topin nėpėr kėmbė. Ndėrsa nė moshėn 12-vjeēare fillova seriozisht tė merrem mė futboll.

    Ēfarė ju shtyu tė merreshit mė kėtė lloj sporti?

    E kam traditė familjare. Babai dhe vėllai im kanė luajtur futboll dhe unė jam rritur nė njė terren sportiv pasi e tillė ka qenė familja ime. Kam filluar tė stėrvitem pikėrisht me ata, mė babain dhe vėllain. Parku ka qenė fusha ime e parė e sportit. Nė fillimet e mia i habisja tė gjithė ata qė mė shikonin teksa luaja me top. Ata habiteshin se si njė femėr arrinte tė mbante topin me atė shkathtėsi. Nė atė periudhė familja vendosi tė mė dėrgonte nė njė klub sportiv afėr shtėpisė dhe qė atėherė unė nuk u ndava mė nga stėrvitja e pėrditshme. Nga ana tjetėr ajo qė kisha dėshirė ishte tė shikoja shumė futboll nė televizor. Mė pėlqen ky lloj sporti shumė. Futbolli ėshtė lojė e botės.

    Nė kėtė pikė, kush u shtyu drejtė kėsaj rruge dhe ju tha: Po, ti mund tė jesh njė futbolliste shumė e mirė?

    Ka qenė babai im, ai mė ka dhėnė mbėshtetje gjatė gjithė kohės nė futboll.

    Po mė Shqipėrinė, cila ėshtė lidhja juaj?

    Ishte njė zotėri i nderuar. Ai ishte arbitėr kėtu nė Melbourn, Australi edhe mė ka parė duke luajtur futboll nė kampionatin fillestar tė femrave nė Melbourn "Ėomen's Premier League". Mė ka parė pėrgjatė njė viti duke luajtur dhe mė ka pyetur nėse do tė kisha dėshirė tė isha pjesė e kombėtares shqiptare tė femrave, duke njohur nė njė farė mėnyrė edhe origjinėn time. Unė megjithė dėshirė i kam thėnė: "PO".

    Pse vendosėt tė vinit e tė luanit futboll kėtu?

    Kam lindur nė Australi, por pėrsėri jam rritur mes shqiptarėsh. Gjyshi, gjyshja, mami dhe babi janė shqiptarė. Ishte njė mėnyrė pėr tė pėrfaqėsuar gjakun tim dhe doja tė luaja pėr kėtė vend.

    Si tė duket Shqipėria, po Tirana?

    Tirana mė duket shumė mirė, vij shpesh kur kemi grumbullime. Ėshtė njė vend qė ėshtė duke u pėrmirėsuar nė ēdo aspekt.

    Habiten koleget e skuadrės, pse ti ke zgjedhur tė vish nė Shqipėri e tė luash kėtu, ēfarė i thua?

    Po jemi i njėjti gjak dhe ēfarė do qė tė bėj unė, nuk e ndryshoj dot. Pėr mua Shqipėria ėshtė si "atdhe",unė ndihem pjesė e tij pa e munduar shumė veten.

    Do tė doje tė jetoje nė Shqipėri?

    Aktualisht jetoj atje ku kam familjen nė Australi, nė Shqipėri vijė sa herė qė kam ndeshje.

    Po tė martoheshe me njė djalė shqiptarė?

    Po ishanllah, ashtu si tė jetė shkruar nga Zoti (qesh).

    Ju pėrveē sportit, pėr ēfarė studioni?

    Jam nė fakultet, studioj pėr zhvillim tė pronės komerciale. Aktualisht jam nė vitin e tretė, kėshtu qė kam edhe njė vit studimi.

    Cila ėshtė familja juaj?

    Kam origjinė tė pastėr shqiptare dhe kėtė e kam ndjerė gjithmonė, pavarėsisht faktit qė jam lindur dhe rritur nė njė vend tė huaj nuk kam nguruar asnjėherė tė shpreh dashurinė pėr njė gjak qė mė rrjedh nė damar. Me angazhimin tim nė kombėtaren e femrave nė futboll duket se ndihem mė afėr Shqipėrisė dhe origjinės familjare. Im atė ka lindur nė Malin e Zi dhe ime mė, nė Australi. Na bisedat qė kam bėrė mė babain ai mė ka treguar se familja e tij ėshtė larguar nga Shqipėria gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe janė vendosur nė Malin e Zi. Po ashtu edhe nga mami kam origjinė shqiptare nėna e saj ka qenė nga Zogaj i Shkodrės. Nė vitin 1970 im atė sė bashku mė vėllain dhe motrėn e tij janė larguar nga Mali i Zi pėr nė Australi ku gjenden edhe sot.

    Sulmuese

    Ellvana Curo ėshtė nga Kraja, por qė jeton prej vitesh nė Australi. 20-vjecarja ėshtė pjesė e ekipit Altona City nė Australi dhe luan nė pozicionin e sulmueses. Ndeshjen e parė me ekipin kombėtar tė Shqipėrisė e ka zhvilluar nė muajin maj kundėr pėrfaqėsueses sė Malit tė Zi. Nė atė kohė Kombėtarja Shqiptare fitoi tė dy ndeshjet miqėsore kundėr pėrfaqėsueses sė Malit tė Zi, nė Tivar 4:2 dhe nė Shkodėr 4:3. Nė ndeshjen e dytė nė Shkodėr Elvana luajti si titullare dhe shėnoi nė minutėn e 14 duke kaluar Shqipėrinė nė avantazh 1:0.

    Jeta

    Emri: Ellvana

    Mbiemri: Curo

    Vendlindja: Melbourn, Australi

    Datėlindja: 22 Janar 19992

    Profesioni: Futbolliste

    Shkollimi: Studente pėr zhvillimin e pronės komercale

    /Shekulli/

      Ora ėshtė 1/5/2024, 23:51