BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    FH: Kosova, pėrjashtim pozitiv mes vendeve nė tranzicion

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    01072009

    Buzqeshje FH: Kosova, pėrjashtim pozitiv mes vendeve nė tranzicion

    Mesazh nga Vizitor

    FH: Kosova, pėrjashtim pozitiv mes vendeve nė tranzicion F.0701104436450_m

    Freedom House e cilėson Kosovėn, njė pėrjashtim tė rrallė pozitiv, nė analizėn e vendeve nė tranzicion pėr vitin 2008. Raporti i ri vė nė dukje se shteti i ri shėnoi pėrmirėsim si nė qeverisjen lokale edhe atė qendrore ndėrsa Misioni i OKB-sė filloi t’ia transferonte pėrgjegjėsitė institucioneve vendase.

    Pasi bėn njė pėrmbledhje tė zhvillimeve kryesore pėr vitin 2008, viti i pavarėsisė pėr Kosovėn, raporti vė nė dukje se qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Hashim Thaēi, arriti ta ruante stabilitetin dhe tė parandalojė dhunėn nė vend, me ndihmėn e Zyrės Ndėrkombėtare Civile, si edhe ambasadave tė Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

    Nė raport theksohet fakti qė Kuvendi miratoi mbi 100 ligje, nga tė cilat mbi 50 ishin direkt tė lidhura me klauzolat e planit Ahtisaari.

    Nė raport pėrmendet fakti qė opozita e kritikoi ashpėr qeverinė pėr korrupsion dhe mungesė vizioni nė gjysmėn e dytė tė vitit si edhe kėrkoi zgjedhje tė parakohshme. Duke pasur parasysh sfidat e Kosovės nė vitin 2008, ruajtja e stabilitetit dhe pėrmirėsimi i funksionimit tė institucioneve, ia rritėn vlerėsimin Kosovės pėr qeverisjen.

    Freedom House thotė procesi zgjedhor u karakterizua nga pėrplasje dhe bojkotime nga njėra anė, por edhe nga miratimi i disa ligjeve tė reja pėr zgjedhjet. Zgjedhjet e ardhshme komunale mbahen kėtė vit.

    Organizatat e Shoqėrisė Civile dhe ato joqeveritare ende pėrballen me sfidėn e zhvillimit tė vizionit tė tyre tė vet strategjik, ndėrsa liria e medias ėshtė e mbrojtur nga kuadri ligjor. Megjithatė mekanizmat ligjore dhe institucionale nuk e parandalojnė presionin politik ndaj medias.Njė drejtim tjetėr ku ėshtė shėnuar pėrmirėsim, ėshtė qeverisja lokale dhe pikėrisht funksionimi i komunave, si edhe pėrfundimi i procesit ligjor pėr decentralizimin.

    Gjyqėsori konsiderohet njė nga pikat mė tė dobėta tė shtetit ligjor nė Kosovė, ndėrsa korrupsioni vazhdon tė jetė shumė i pėrhapur dhe njė problem kryesor nė Kosovė. Megjithėse ka pasur pėrmirėsim nė legjislacion, ka nė pėrgjithėsi njė mungesė tė vullnetit politik pėr tė luftuar korrupsionin, theksohet nė raport.

    Nė raport pėrmendet si sfida mė e madhe pėr vitin 2009 hyrja nė fazėn e re tė konsolidimit institucional. Zbatimi i sukseshėm i planit Ahtisaari, thotė Freedom House, ose do tė forcojė funksionalitetin e shtetit, ose do tė rrisė mundėsinė e ndarjes pėrgjatė lumit tė Ibrit, pėrmes Mitrovicės.

    Aftėsia e funksionimit e EULEX-it do tė luajė njė rol direkt nė konsolidimin e shtetit dhe suksesin e misionit tė Bashkimit Evropian nė gjithė vendin.

    Po ashtu sfida tė tjera do tė jenė lufta kundėr korrupsionit, forcimi i institucioneve, integrimi i saj dhe vendosja e bazave pėr zhvillimin e ekonomik.

    Pėrfundimi pėr Kosovėn bie nė kontrast me vlerėsimin e pėrgjithshėm tė raportit “Vendet nė Tranzicion”, sipas sė cilit 2008-a ishte njė vit i errėt pėr demokracinė nė vendet ish-komuniste.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 7/5/2024, 04:01