BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Diete e shendetshme, ja lista e ushqimeve!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Diete e shendetshme, ja lista e ushqimeve!

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/11/2012, 10:42

     Diete e shendetshme, ja lista e ushqimeve! Images

    Shpesh mendojme se per te ndjekur nje diete te shendetshme mjafton qe te eliminojme ushqimet e renda dhe kalorike. Sigurisht qe duhet reduktuar konsumimi i shume elementeve te demshem per organizmin, por fillimisht duhet te perqendrohemi tek futja ne dieten e perditshme te disa ushqimeve te domosdoshme.
    Jane disa ushqime qe permiresojne dieten tone dhe qe e bejne trupin me te shendetshem.

    Arrat
    Arrat kane shume kalori dhe duhen konsumuar me sasi te moderuar, por pikerisht yndyra qe permbajne eshte jashtezakonisht e mire per organizmin. Duke konsumuar kete lloj yndyre qe gjendet tek arrat, organizmi redukton kolesterolin e keq dhe ul rrezikun per iktus dhe semundjet kardiake. Arrat jane nje burim i madh me proteina, fibra dhe antioksidante, vitamina dhe minerale.

    Peshku i pasur me yndyre

    Nese konsumohet me mase, peshku i llojit salmon, sardele dhe trofte eshte thelbesor per shendetin. Jo vetem qe eshte i pasur me vitamina dhe minerale, por permban edhe Omega 3, nje element i domosdoshem per organizmin e njeriut. Keta lloj peshqish qe ju permendem me lart kane efekte shume pozitive, pasi ulin rrezikun e semundjeve kardiake, te demeve cerebrale, iktusit dhe kancerit te prostates. Nderkohe rezultatet e nje kerkimi te publikuar ne “British Journal of Ophthalmology”, tregojne se Omega 3 eshte nje element shume i mire per shendetin e syve.

    Panxhari

    Panxhari eshte nje superushqim per shkak te efekteve te jashtezakonshme qe ka per shendetin. Studime te shumta tregojne se nese konsumohet lengu i panxharit, mund te permiresohet shendeti i zemres, funksioni i melcise dhe reduktohet rreziku i kancerit. Panxhari eshte nje burim me vitamine C, e domosdoshme per rritjen dhe riparimin e indeve. Te panxhari gjendet edhe acidi folik qe parandalon anemine dhe rrezikun e defekteve te femijet qe ende ndodhen ne barkun e nenes.

    Qepa
    Ushqime si qepa, hudhra, bishtat e qepeve te njoma mund te bejne mrekulli per organizimin tone. Studime te shumta tregojne se si qepa eshte ne gjendje qe te ule nivelin e kolesterolit te demshem. Qepa mund te ule nivelin e presionit te gjakut tek personat qe e kane problem. Po ashtu eshte nje luftues i mire kunder baktereve dhe lufton viruset e ndryshme qe jane ne qarkullim, sidomos ne stinen e ftohte te dimrit, ku rezistenca e trupit bie ndjeshem per shkak te temperaturave teper te uleta.

    Perime me gjethe jeshile
    Perime te tilla si spinaqi jane te pasura me hekur, potasium, kalcium dhe vitamine C. Menyra e rritjes se spinaqit, e ben kete produkt te pasur me elemente te domosdoshem per shendetin e njeriut.
    Manaferra, boronica…jane te pasura me antioksidante me kapacitet qe te permiresojne shikimin, te parandalojne infeksionet ne kanalin urinar dhe ne luftimin e kancerit te shtylles kurrizore.

    Fasulet
    Nga studimet e fundit thuhet se personat qe kerkojne uljen e peshes mund te besojne te fasulet dhe te vlerat e tyre ushqyese. Fasulet, pervecse ndihmojne nje person qe te dobesohet, furnizojne trupin me energji dhe kane proteina dhe substanca te tjera ushqyese si hekuri, magnezi dhe vitamina te tjera te grupit B.

    Domatet

    Ndonjehere vlerat e domates lihen ne hije. Por ne fakt efektet e jashtezakonshme te saj jane te padiskutueshme. Domatet forcojne sistemin imunitar, permiresojne shendetin e zemres, ndihmojne ne permiresimin dhe hollimin e gjakut dhe te disa semundjeve te tjera, perfshi edhe zemren. /InfoAlbania/

      Ora ėshtė 27/4/2024, 14:37